Shpejtësia e Sergio Reguilon gjatë ndeshjes Tottenham-Chelsea ishte gati e pabesueshme

Periskopi.com Sporti

Ishte një natë për t’u mos u harruar për Sergio Reguillonin e Tottenhamit, të martën mbrëma.

Mbrojtësi i majtë iu bashkua Spurs nga Real Madridi për 35 milionë euro, teksa luajti për 90 minuta në triumfin e Carabao Cup kundër Chelseat, transmeton Periskopi.

Ai nuk pati startin më të mirë por përfundoi duke pasur rol kyc në fitoren e Tottenhamit.

23-vjecari ishte fajtor për golin e Chelseat të shënuar nga Timo Werner.

Atij iu mor topi nga Cesar Azpilicueta, i cili pastaj për mrekulli asistoi për sulmuesin gjerman i cili realizoi për 1-0.

Mirëpo, Reguillon shpagoi veten në fund, duke asistuar për golin e barazimit të shënuar nga Erik Lamela.

Në penallti, Spurs fitoi pasi Mason Mount ishte lojtari i vetëm që huqi nga 11-metërshi.

Sidoqoftë, një moment në vecanti ka shkuar viral në rrjetet sociale, ku përfshihet Reguillon.

Fansat e Tottenhamit e dinin se Reguillon ishte i shpejtë, por ata sigurisht nuk e dinin se ai është kaq i shpejtë.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, spanjolli tregoi shpejtësinë drithëruese me një ndërhyrje perfekte në Callum Hudson-Odoin.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/