Rama në Moskë takon Lavrovin: Është mirë që të gjithë ta njohin Kosovën

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Moska deklaroi se nuk ka arsye që të mos njihet Kosova si shtet i pavarur.

Në një konferencë të përbashkët për media me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, ai tha se dyshja kane diskutuar edhe për çështjen e Kosovës.

“Po kemi diskutuar rreth kësaj çështje dhe siç po e shihni po diskutojmë për këtë edhe me ju publikisht. Jemi shumë larg, sepse pozicionet tona janë shumë të qarta. Mendoj se është mire që të gjithë, duke përfshirë edhe Serbinë, që ta njohin Kosovën ashtu siç është. Natyrisht kjo nuk përjashton të kundërtën, ne do ta mbështesim gjatë gjithë rrugës dialogun, procesin e pajtimit, gjetjen e një pike të përbashkët që ta bëjmë të mundur këtë njohje”.

Kryeministri shqiptar thekson se mosnjohja është parim i gabuar dhe se është nismë qe nuk premton progres.

Ai gjithashtu komentoi qëndrimin e Lavrov, i cili ka pohuar se shumë marrëveshje në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi nuk janë realizuar.

“Është e vërtet ajo çka tha ministri që ka shumë aspekte të dialogut, shumë marrëveshje nuk kanë parë dritën e realitetit në aspektin e implementimit. Ia shpjegova ministrit ku duhet ta ristartojmë procesin, sepse kur vjen puna tek marrëveshjet mendoj se palët hedhin fajin tek njëra-tjetra. Por, nuk dua të hy aty duke thënë që pala serbe nuk ka përmbushur marrëveshjet, sepse nuk ndihmon”.

“Vullneti i popullit nuk mund të jetë standard i dyfishtë kur vjen puna tek njohja, apo ajo që vullneti i njerëzve sjell për popullsinë, për një popullatë si ajo e shqiptarëve në Kosovë, që besonin se nuk deshën të qëndronin nën sundimin e një shteti, në thelb diktatorial. Kështu që nuk shoh se pse të tjerët kanë të drejtë ta kenë shtetin e tyre dhe Kosova jo”.

Rama po qëndron në Moskë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së me ç’rast zhvilloi takim me Lavrov, ku u diskutua me theks të veçantë për konfliktin në Ukrainë.

Moska thotë se BE-ja nuk është në gjendje të zgjidhë çështjen e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov ka kritikuar Bashkimin Evropian për mosefikasitetin në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Bashkimi Evropian ka treguar pafuqinë e saj në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ka thënë shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

Ai për “Telegraf.rs” ka përkujtuar se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel është pezulluar dhe tani një periudhë të gjatë nuk shihen shenja për vazhdimin e tij, transmeton lajmi.net.

“Aktualisht, nga një këndvështrim nuk shihen parakushtet për dinamikë të re në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në Kosovë vazhdon të mbizotërojë kaosi pas zgjedhor dhe lufta për pushtet. Ndikimi ndërmjetësues i BE-së në masë të madhe është devalvuar”, deklaroi ai.

Në pyetjen se cila është pengesa kryesore, Lavrov ka thënë se BE ende nuk është në gjendje të ketë ndikim mbi shqiptarët e Kosovës në mënyrë që ata të vihen nën presion për të pasur çasje konstruktime ndaj bisedimeve me Serbinë.

“Për shembull, nga viti 2013, Prishtina saboton përmbushjen e obligimeve për krijimin e Komunave me shumicë serbe. Tash e më tepër se një vit nuk e kanë hequr taksën diskriminuese për mallrat serbe që e ka vendosur qeveria e Kosovës”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.

Duke u përgjigjur në pyetjen se si Moska e sheh zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shefi i diplomacisë ruse ka thënë se Rusia mbështetë arritjen e marrëveshjes e cila është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai ka shtuar se zgjidhja duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ta ketë miratimin e Këshillit të Sigurimit sepse bëhet fjalë për sigurimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Lavrov ka thënë se Rusia do të pajtohet vetëm me një vendim ndaj të cilit do të jetë e kënaqur edhe Serbia.

 

Lavrov krahason Kosovën me Krimenë në Forumin e Paqes në Paris

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka bërë krahasim në mes të Krimesë dhe Kosovës, teksa ka kritikuar perëndimin në një takim pyetje-përgjigje, të organizuar në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Ai ka akuzuar shtetet perëndimore për standarde të dyfishta, meqë sipas Lavrovit “kur diçka është në interes të perëndimit, ata e konsiderojnë të drejtën e njerëzve për vetëvendosje si të shenjtë, mirëpo kur diçka nuk lidhet me interesat e tyre, atëherë ata e shpallin këtë të drejtë si të paligjshme”.

Ilustrim i këtyre deklaratave ka qenë Kosova dhe Krimea.

“Krahasoni Kosovën dhe Krimenë: një referendum është mbajtur në Krime dhe nuk ka pasur referendum në Kosovë. Megjithatë Kosova është njohur menjëherë si shtet i pavarur nga shumica e vendeve perëndimore”, ka thënë ai.

Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Rusia më 2014.

Referendumi i mbajtur në këtë rajon është cilësuar si i paligjshëm nga Ukraina dhe fuqitë perëndimore.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore kanë sanksionuar Rusinë për këtë veprim, derisa kanë vazhduar këto masa edhe për shkak të rolit të separatistëve rusë në luftimet me forcat qeveritare në lindje të Ukrainës.

Si pasojë e këtyre luftimeve kanë vdekur mbi 10,300 persona.

Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Sipas ministrisë së Jashtme të Kosovës, shtetësia e këtij vendi është njohur nga 116 shtete./rel

Shqetësohet Lavrov: SHBA po tenton ta tërheqë Kosovën në NATO

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha sot se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rishikojnë Marrëveshjen e Brukselit, në pjesën që lidhet me asociacionin e komunave serbe, në mënyrë që të tërheqin Kosovën në NATO dhe të ruajnë bazën e saj ushtarake atje.

Në këtë kontekst, Lavrov kujtoi se katër vjet më parë, u nënshkrua një marrëveshje për të formuar asociacionin e komunave serbe, e cila është në kundërshtim në 23 nene me Kushtetutën e Kosovës.

“Përpjekjet janë duke u zhvilluar për ta rishikuar atë në çdo mënyrë, me përfshirjen aktive të SHBA për të zhvilluar një situatë ku Kosova mund të tërhiqet në NATO, së bashku me bazën më të madhe të Evropës amerikane, Bondsteel”, tha Lavrov.

Rusia i kërkon OKB-së të reagojë për rastin e përfaqësuesit rus në UNMIK

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, pas rastit të shtetasit rus në UNMIK, ka akuzuar “mbrojtësit perëndimorë ua kanë krijuar përshtypjen përfaqësuesve të Prishtinës për pandëshkueshmëri, ndërsa ata kanë dalë nga kontrolli i atyre që janë shtirë sikur po i kontrollojnë”.

“Në fakt ata asnjëherë askënd nuk e kanë dëgjuar. Edhe BE-ja, edhe SHBA-ja janë përpjekur t’i kontrollojnë, por kjo ka çuar në rezultate dëshpëruese për patronët nga Perëndimi, që autoriteteve kosovare u ka krijuar përshtypjen e pandëshkueshmërisë dhe të lëshimit pe”, citon agjencia ruse e lajmeve TASS Lavrovin, i cili ndodhet për vizitë në Japoni, transmeton Koha.net.

Duke iu referuar qëndrimit të autoriteteve të Kosovës ndaj anëtarit rus të Misionit të OKB në Kosovë, UNMIK, Lavrov ka thënë se “ai nuk mund të arsyetohet me asgjë” dhe ka shtuar se “përpjekjet e Prishtinës që ta privojnë nga statusi është çështje serioze ndaj të cilës duhet të reagojnë përfaqësuesit e OKB-së”.

Sipas fjalëve të tij, shefi i Misionit të OKB në Kosovë, Zahir Tanin ka mbajtur qëndrim parimor në lidhje me këtë rast dhe nuk dëshiron të inkurajojë një sjellje të tillë të Prishtinës.

Lavrov, siç e citojnë mediat ruse, ka thënë se përfaqësuesit e Prishtinës kanë shkelur shumë detyrime të veta, në radhë të parë ato që e obligojnë që para katër vjetësh, dhe ky është formimi i Bashkësisë (Asociacionit) së Komunave Serbe, transmeton Koha.net.

Kosova e ka shpallur të padëshirueshëm përfaqësuesin rus në UNMIK, për shkak të keqpërdorimit të statusit që gëzonte në Kosovë.

 

Pompeo porosit rusët: Mos na ndërhyni në zgjedhjet e 2020’tës

Periskopi.com Lajme

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i kërkoi sot Rusisë të tregojë se ndërhyrjet në zgjedhjet për të cilat e akuzon Uashingtoni i përkasin të kaluarës, megjithatë homologu i tij rus refuzoi sërish çdo ndërhyrje.

“Nëse Rusia ndërhyn në presidencialet 2020, kjo do të përkeqësonte edhe më shumë marrëdhëniet tona”, paralajmëroi Pompeo.

“Rusia duhet të tregojë se këto lloji aktivitetesh i përkasin të kaluarës”, i kërkoi ai Moskës gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.

Lavrov: Pranojmë çdo zgjidhje me Kosovën që i përshtatet Serbisë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se për Kosovën, Rusia do të pranojë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë.

“Ne kemi theksuar vazhdimisht se do të pranojmë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë dhe pikë”, ka qenë deklarata e Lavrovit, pas takimit të zhvilluar në Moskë me homologun serb, Ivica Daçiç.

Ky i fundit sqaroi se kishin diskutuar edhe mbi takimin mes presidentin rus, Vladimir Putin, dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq, që do të zhvillohet në kuadër të forumit “Brezi dhe rruga”, në datat nga 25 deri më 27 prill në Kinë.

“Serbia nuk është në gjendje të mbrojë interesat e vendit pa ndihmën e Rusisë”, tha Daçiç, që nënvizoi se Beogradi nuk do të ndërmarrë asnjë veprim lidhur me Kosovën, pa u konsultuar më parë me rusët.

Takimi Vuçiq-Putin mbahet dy ditë para se në Berlin të mblidhen udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një nisme të dy vendeve evropiane, Gjermanisë dhe Francës, për të gjetur një zgjidhje që do të zhbllokonte procesin e dialogut mes dy vendeve, si dhe përafrimin e qëndrimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht detyruese./TCh/

Lavrov: Ka gjasa që NATO bombardoi qëllimshëm ambasadën e Kinës në Serbi

Periskopi.com Lajme

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov thotë se bombardimi i NATO’s mbi ambasadën kineze në Beograd, më 7 maj 1999 mund të ketë qenë e qëllimshme.

Agjencia e lajmeve TASS citon Lavrovin ta ketë thënë këtë deklaratë gjatë një dokumentari, përcjell Periskopi.

“Mendoj se mund të ketë qenë aksidentale, por nuk jam shumë i sigurtë për këtë”, ka thënë ai i pyetur për ta komentuar këtë rast.

Serbia këto ditë po kujton bombardimet e NATO’s që kanë ndodhur në këtë shtet. Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë se ‘Serbia e di që ka bërë disa gabime në të kaluarën por nuk e kupton pse NATO i bëri rrafsh me tokë’./Periskopi/

 

Mësohet çfarë shkruhej në letrën që Lavrov ia dërgoi Mogherinit para vizitës së Putinit në Serbi

Periskopi.com Lajme

Bëhet e ditur që Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, disa ditë para ardhjes në Beograd i ka shkruar Federika Megherinit ku i ka kërkuar informacione për bisedimet Kosovë- Serbi.

Gjatë vizitës të Presidentit rus Vladimir Putin në Beograd, nuk kishte ndryshime në atë që tha në publik dhe atë që tha pas dyerve të mbyllura, tha sot ministri i jashtëm serb Ivica Dacic.

Ai shtoi se Serbia ka pritur me ndrohtësi delegacionin rus sepse ka “lidhje vëllazërore” me ta.

“Tema bazë është një miqësi e madhe që ekziston, jo një karakter historik i një miqësie të përjetshme, por një miqësi e provuar në punën, planin politik dhe ekonomik. Ne kemi rezultate të mira në periudhën e mëparshme, në ekonomi mund të jetë më mirë. Në pjesën politike, nuk kishte shumë ndryshim midis asaj që u tha hapur dhe asaj që u tha pas dyerve të mbyllura. Kjo është një mbështetje e plot për Serbinë. Të dy Putin dhe Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov janë të njohur me situatën, thotë Dacic.

Ai gjithashtu deklaroi se, sipas urdhrit të Putinit, në prag të vizitës së tij në Beograd, Lavrov i dërgoi një letër përfaqësueses së lartë të BE’së, Federika Mogherini, ku i kërkoi ta informojë atë sapo të arrihet dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Ajo u përgjigj një ditë para vizitës së tyre në Beograd, dhe ajo nuk tha asgjë në thelb. Por ajo tha se nëse kjo marrëveshje do të arrihej, ajo duhet të verifikohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thotë Dacic.

Lavrov: Rusia nuk e lë vetëm Serbinë në çështjen e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov i ka dërguar një urim krishtlindjesh Ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, në të cilën ka theksuar se Moska është e gatshme për bashkëpunim të ngushtë lidhur me Kosovën.

Në këtë deklaratë thuhet se viti 2018 u karakterizua nga forcimi aktiv i partneritetit strategjik mes dyja vendeve, shkruajnë mediat serbe.

Kreu i diplomacisë ruse tha se ai kujton pritjen e ngrohtë që iu dha atij gjatë vizitës së tij në Beograd më 21 dhe 22 shkurt 2018, duke shënuar 180 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Rusisë dhe Serbisë.

“Mbaj parasysh takime të reja në vitin e ardhshëm për të vazhduar shkëmbimin e pikëpamjeve dhe për të koordinuar hapat në arenën ndërkombëtare. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim të mëtejshëm në çështjen e Kosovës”, ka shkruar Lavrov.

Lavrov: NATO dhe BE duan t’na nxjerrin telashe në Ballkan

Periskopi.com Lajme

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se shtimi i prezencës së NATO’s dhe Bashkimit Evropian në Ballkan është një tendencë për ta destabilizuar rajonin.

“Situata në Ballkan është në një gjendje shqetësuese dhe ajo që po shohim, shtimi i pranisë së NATO’s dhe BE’së në këtë vend është një hap destabilizues. Ata po vendosin këto vende para një dileme të madhe: a duan të jenë me Moskën, Uashingtonin apo Brukselin”, ka thënë Lavrov, përcjell Periskopi.

Kujtojmë se Rusia, përkatësisht Ministria e Lavrovit ka reaguar ashpër lidhur me paralajmërimet e Kosovës për të themeluar Ushtrinë e Kosovës më 14 dhjetor. Rusia e ka quajtur këtë një hap ‘që mund të destabilizojë rajonin’./Periskopi/

Lavrov: Ky është kushti i Rusisë për pranimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë

Periskopi.com Lajme

Moska do të jetë e gatshme të shqyrtojë në mënyrë konstruktive zgjidhjen për marrëdhëniet me Kosovën, nëse zgjidhja do të jetë e pranueshme për Serbinë, ka thënë Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, raporton Sputnik i Rusisë.

“Nëse Beogradi konsideron se një zgjidhje është e pranueshme për Serbinë, ne do të jemi të gatshëm ta shqyrtojmë atë në mënyrë konstruktive. Nuk është mirë të spekulohet për përmbajtjen e opsioneve të ndryshme tani”, është shprehur Lavrov, përcjell Sputnik pjesë nga intervista që Ministri i Jashtëm i Rusisë i ka dhënë gazetës serbe “Srpski Telegraf”.

Sipas Lavrov, vizita e ardhshme e presidentit Putin në Beograd, kur pritet të takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, do të kontribuojë për forcimin e mëtutjeshëm të lidhjeve Moskë-Beograd.

Putin pritet të vizitojë Beogradin në janar, por data e saktë nuk është bërë e ditur ende.

“Perëndimi insiston që të kthejë Ballkanin në një ‘skenë’ tjetër kundër Rusisë. Nuk e kanë mësuar asnjë mësim nga Ukraina”, është shprehur Lavrov.

Sipas Lavror, vendeve të Ballkanit “vazhdimisht u kërkohet që të zgjedhin: ose janë me Moskën, ose me Brukselin e Uashingtonin”.

Ministri i jashtëm rus bën thirrje të zbatohen marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se Rusia e përshëndet dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Begradit si dhe ka bërë thirrje që marrëveshjet që arrihen nga ky dialog të zbatohen.

“Është e nevojshme të respektohen parimet e rezolutës 1244. Ne e përshendesim dialogun e drejtëpërdrejt ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit por më e rëndësishme është që ajo që arrihet përmes dialogut të realizohet vërtetë”, ka thënë Lavrov, gjatë një vizite që po realizon të premten në Bosnje- Hercegovinë.

Ai ka theksuar të gjithë lojtarët e Jashtëm në Ballkan nuk duhet të krijojnë ndonjë situatë konflikti dhe se asnjëri nuk duhet të mendojë se vetëm ai ka të drejtë të merret me situatën në Ballkan dhe të tjerët jo.

Pas takimeve me autoritetet e Bosnje Hercegovinës, Lavrov ka thënë se Rusia mbështet integritetin dhe sovranitetin e Bosnje Hercegovinës./rel

Sulm para Ministrisë së Jashtme të Rusisë (Video)

Periskopi.com Lajme

Një polic rus është lënduar pasi një sulm ka ndodhur para Ministrisë së Jashtme ruse.

Ministria e Jashtme ruse, ka konfirmuar për mediat e huaja se një sulmues ka qëlluar me armë zjarrë dy oficerë policie dhe njëri nga ta është lënduar rëndë.

Edhe sulmuesi gjithashtu është plagosur gjatë përleshjes me policinë ruse. Ende nuk ka më shumë informacione lidhur me këtë sulm/Periskopi/

Daçiq: Shqiptarët janë prapa me kohën, ëndërrojnë të vijnë deri në Nish

Periskopi.com Lajme

Shqiptarët nuk e kuptojnë se situata dhe bota ka ndryshuar, tha sot në Soçi zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.

Në një konferencë shtypi, pas takimit me diplomatin rus Sergej Lavrov, ai tha se kërkesat e shqiptarëve janë dëshmi e mungesës së gatishmërisë për kompromis.

“Të gjithë duan projektin e Shqipërisë së Madhe dhe për ata e gjithë kjo është pak, duan të vijnë në Nish. Ata do të merrnin gjysmën e Malit të Zi, gjysmën e Maqedonisë dhe në veri të Greqisë”, paralajmëroi Daçiq.

Sipas tij, kremtimi i datëlindjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton ditë më parë në Prishtinë, “është i vetmi vend në botë ku festohet, përveç në shtëpinë e tij.” Kjo është, sipas tij, dëshmi se shqiptarët “kanë mbetur parapa me kohën”.

“Koha ka ndryshuar. Ajo që ata mendojnë, nuk ka asgjë prej saj”, tha Daçiq.

 

Ky është plani i Rusisë nëse Kosova merr ulësen në OKB

Periskopi.com Lajme

Moska është e gatshme ta mbështes Republikën Srpska në çështjen e vetëvendosjes. Kjo temë do të jetë pika kryesore e diskutimit gjatë një takimi mes Millorad Dodik, president i Republikës Srpska dhe Sergey Lavrov.

Siç raporton Veçernje Novosti, zyrtarët rusë tashmë kanë bërë të ditura se ‘nëse Prishtina merr një ulëse në Kombet e Bashkuara ose marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë një përmbajtje të tillë, atëherë Rusia do të kërkojë që edhe serbëve në Bosnjë t’u njihet një e drejtë e tillë’.

Takimi i Lavrovit me autoritetet serbe në Banja Lukë, do të ndodh më 15 shtator, kur edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të takojë në Moskë presidentin rus, Vladimir Putin, shkruan V.Novosti, transmeton Periskopi.

Analisti politik, Dragomir Andjelkovic, i ka thënë  Novostit se ‘nuk ka dyshim që Rusia mbështetë aspiratën serbe që Banja Luka ta ketë një ulëse në OKB.

“Nga zyrtarët në Moskë, mesazhet kanë qenë të qarta se zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk mund të jetë jnë rast specific, por mund të jetë një model për të ardhmen. Ardhja e Lavrov në Banja Lukë është edhe një sinjal se Moska dhe Serbia janë partnerë strategjikë në Ballkan ashtu si përkrahja ndaj Dodik, i cili jep garancë të fortë se Bosnja dhe Hercegovina nuk do t’i bashkohet NATO’s,”, thotë ai, transmeton Periskopi.

Për Slobodan Zecevic, hulumtues në Institutin për Studime Evropiane, ky veprim i Rusisë është një tendencë për të treguar se ‘kur vjen puna për interesat serbe, Rusia i qëndron gjithmonë krah Serbisë’.

“Është e kuptueshme se tani Moska do t’ua bëjë me dije partnerëve ndërkombëtare, përfshirë edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, disa nga qëndrimet dhe qëllimet tona, në veçanti për çështjen e Kosovës. Është shumë e nevojshme që fillimisht të mbyllet kjo temë dhe pastaj të happen tema tjera, sic është çështja e zgjidhjes së situatës në Bosnjë e Hercegovinë”, thotë ai./Periskopi/

 

 

Lavrov: Samiti Trump-Putin do të jetë i suksesshëm nëse rihapet komunikimi

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov thotë se samiti në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mund të konsiderohet i suksesshëm nëse çon në rihapjen e kanaleve të komunikimit në mes të dyja vendeve.

Gjatë një interviste për televizionin RT, Lavrov tha se “idealja do të ishte të pajtoheshim, të hapen të gjitha kanalet për të gjitha çështjet që na ndajnë… por edhe për ato çështje që mund të bashkëpunojmë në mënyrë të dobishme”.

Ai tha se marrëdhëniet dypalëshe tash për tash përbëjnë pak më shumë se “takime sporadike mes diplomatëve dhe ushtrisë”, dhe kryesisht, sipas tij, këto takime kanë të bëjnë me luftën civile në Siri.

Lavrov po ashtu tha se Rusia “është e gatshme të përgjigjet në çdo pyetje”, që ka të bëjë me ndërhyrjen e dyshuar të inteligjencës ruse në kompjuterët e Partisë Demokrate gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016.

Këto komente të Lavrovit vijë vetëm një ditë pas Shtetet e Bashkuara ngritën padi ndaj 12 zyrtarëve të inteligjencës ruse, për ndërhyrjen e dyshuar në zgjedhje.