Vladimir Putin akuzohet helmimin e agjentit rus

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, bart përgjegjësinë për sulmin me agjensin nervor noviçok ndaj ish-spiunit rus Sergej Skripalj dhe vajzës së tij Julia në mars të këtij viti, deklaroi sot ministri britanik për Siguri, Ben Wallace.

Ai tha për BBC se Putin bart përgjegjësinë pasi është president i Federatës Ruse dhe se qeveria e tij kontrollon dhe menaxhon shërbimet informative ushtarake, transmeton KosovaPress.

Skripalj dhe vajza e tij ishin gjetur më 4 mars në Solzberi në gjendje kome, ndërsa gjatë hetimeve u konfirmua se ata ishin helmuar me  noviçok.

Britania e Madhe akuzoi Rusinë për helmimin e tyre, ndërsa kryeministrja britanike Theresa May dhe policia tash pohojnë se pas sulmit qëndron shërbimi i inteligjencës ushtarake GRU.

Moska ka hedhur pishtë mundësinë e përfshirjes në këtë rast, i cili ka çuar në përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit.

 

Pas ish-spiunit rus, një çift helmohet me agjent nervor

Periskopi.com Lajme

Një burrë dhe një grua u gjetën të pavetëdijshëm në Wiltshire të Anglisë, pasi u helmuan me Noviçok, i njëjti agjent nervash me të cilin u helmua edh ish-spiuni rus,  Sergei Skripal.

Çifti, që besohet të jetë Charlie Rowley dhe Dawn Sturgess, janë në një gjendje kritike pasi  u gjetën pa ndjenja në një shtëpi të shtunën, shkruan BBC, transmeton Periskopi

Policia thotë se askush tjetër nuk është paraqitur me të njëjtat simptoma.

Policia është duke hetuar rastin./Periskopi/