Nga Rusia me shumë dashuri: Projekti global i fotografisë eksploron kulturën e futbollit rus

Periskopi.com Botërori 2018

Para fillimit të Kupës Botërore 2018, një projekt global i fotografive dërgoi kamera dhe shtatë fotografë në 13 lokacione të ndryshme të Rusisë.

Nga Yekaterinburgu e deri në Kazan dhe Volgogradi në Nizhny Novgorod, projekti e ka quajtur dokumentarin “Real Russia” që si qëllim kanë hulumtimin e kulturës së futbollit rus.

Rezultatet si gjithmonë janë jashtëzakonisht të shfaqura në pjesët e shtetit të Rusisë.

Në Yekaterinburgut në lindje të maleve Ural, Sergey Poteryaev i ka bërë disa fotografi në stadiumin e ri Yekaterinburg ndërmjet një takimi të Spartak Moscow dhe FC Ural.

Fotot e Sergeit erdhën nga seksioni i ultrasve të Spartakut, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

“Unë kam qenë një prej tyre për 17 vjet”, tha ai.

“Spartak është një prej klubeve më popullore në Rusi, por nuk kanë fituar ligën qe 16 vite. Në vitin e fundit më në fund u shpërblye ekipi nga Moska”.

Sergey Novikov udhëtoi drejt maleve Ural në mesin e Rusisë për të kapur disa imazhe nga shtatë qytete dhe rajone të Perm Krai dhe Sverdlovsk Oblast: Perm, Uralsky, Chusovoy, Lysva, Kachkanar, Degtyarsk dhe Rezh.

“Më pëlqen të dokumentoj fshatrat dhe jo qytetet e mëdha. Vetëm dy qytete në Rusi tërheqin paratë, Moska dhe Shën Petersburgu./Periskopi/