“Nëse doni gola, blijeni Ronaldon, ai është ende një makineri”

Periskopi.com Sporti

Sipas raportimeve, Cristiano Ronaldo do të largohet nga Juventusi, kjo për arsye se klubi nuk janë të gatshëm ta paguajnë atë, transmeton Periskopi.

Yllin portugez mbase do ta shohim nën komandën e Pep Guardiolës. Madje, thuhet se ai do të shkojë si zëvendësues i Sergio Augeros.

Gazetari i mirënjohur i Talksport, Andy Townsand, ka një këshillë për Pep: “Nëse doni gola, atëherë unë mendoj se ai është akoma makineria e golave”

Kujtojmë se, Augero ka humbur katër ndeshjet e fundit me Cityn pasi ka pasur një problem të muskulit dhe ka luajtur vetmë në tri ndeshje këtë sezon. /Periskopi

Ia vendosi dorën rreth qafës gjyqtares, merret vendimi për Agueron

Periskopi.com Sporti

Sergio Aguero nuk do të ndëshkohet për veprimin e tij ndaj gjyqtares anësore, Sain Massey-Ellis, në fitoren e Manchester City 1:0 kundër Arsenalit të shtunën në Premierligë.

Sulmuesi argjentinas Aguero e vendosi dorën në qafën e gjyqtares, por organi qeverisës i gjyqtarëve në Angli (PGMOL), veprimi i tij nuk ka qenë agresiv apo kërcënues, transmeton Gazeta Express.

Ky incident ndodhi në minutën e 42-të të pjesës së parë në Stadiumin Etihad të shtunën, kur Aguero shfaqi pakënaqësinë e tij me vendimin e gjyqtares Massey-Ellis për t’ia dhënë rivënies anësore Arsenalit e jo Man Cityt.

Aguero reagoi duke ia vendosur dorën asaj në qafë. Massey-Ellis ia largoi dorën Agueros menjëherë dhe gjyqtari kryesor Chris Kavanagh nuk e ndëshkoi atë në atë kohë.

Sikur gjyqtari ta vlerësonte veprimin e tij si agresiv, Aguero do të ishte ndëshkuar me karton të verdhë apo të kuq.

Por rregullat thonë se ta prekësh me dorë gjyqtarin nuk është shkelje, natyrisht nëse nuk e bën në mënyrë agresive apo kërcënuese.

Sipas The Guardian, PGMOL-i nuk e sheh veprimin e Agueros si agresiv apo kërcënues, prandaj sulmuesi i City nuk do të ndëshkohet.

 

E dhimbshme: Aguero humb sezonin, status prekës nga argjentinasi

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Manchester City-t, Sergio Aguero, duket se ka mbyllur sezonin. Ai u dëmtua në ndeshjen e djeshme të fituar me rezultatin 5-0 ndaj Burnleyt. Sulmuesi argjentinas la fushën me dhimbje.

Testet e para mjekësore kanë treguar se gjendja nuk është aq e mirë. Argjentinasi ka dhimbje në gju dhe do të udhëtojë drejt Barcelonës për t’u takuar me një prej doktorëve më të mirë të Spanjës.

“Skaneri i bërë në mëngjes ka konfirmuar se kam pësuar disa dëmtime në gjurin e majtë. Është shumë e bezdisshme, por jam me energji pozitive dhe i fokusuar të kthehem sa më parë. Faleminderit për mesazhet tuaja”, – tha sulmuesi argjentinas.