Videoja e jashtëzakonshme tregon se nuk ka asnjë kuptim t’i bësh presing Sergio Busquetsit kur ka topin

Periskopi.com Sporti

Për shkak të Lionel Messit, Andres Iniestas, Xavi dhe gjithë superyjeve global që ka pasur Barcelona në përbërje ndër vite në 13 vitet e fundit, Sergio Busquets asnjëherë nuk i ka marrë meritat e duhura për talentin që posedon.

Mesfushori spanjoll, 32-vjeçar, ka qenë një prej figurave më të rëndësishme të Barçës në dekadën e fundit, transmeton Periskopi.

Ai ka fituar virtualisht gjithçka me klubin dhe Kombëtaren, përfshirë Kupën e Botës, Kampionatin Evropian, tetë tituj të La Ligas, gjashtë Copa del Rey dhe tre trofe të Champions Leagues.

Deri në kohën kur po e shkruajmë këtë artikull, Busquets ka bërë 608 paraqitje seniore për gjigantin katalunas.

p1euamee4614v6dmi14eu1p7khdpb.jpg

Vetëm Xavi, Messi dhe Iniesta kanë më shumë paraqitje për Barcelonën në histori të klubit.

Është intelegjenca e Busquetsit ajo që e bën diferencën me mesfushorët e tjerë.

Gjithmonë dy hapa para kundërshtarit në mendjen e tij, vendimmarrja e Busquetsit është shumicën e kohës perfekte.

Vendimmarrja e duhur është ajo që ndan lojtarët e mëdhenj nga ata mesatarë, dhe Busquets përzgjedhë opsionet e duhura në fushë secilën herë.

Për më shumë, ai ka edhe këmbë të shpejta dhe qetësi të punojë nën presing të madh, gjë që e bën atë thjesht të pandalshëm.

p1euamh4c8pbld5u1fk616luus1f.jpg

Llogaria zyrtare e Champions Leagues postoi një video të jashtëzakonshme këtë javë, me titullin: ”E pamundur t’i bësh presing? Klas i pastër nga Sergio Busquets…”

Në të shihet mesfushori duke u nxjerr nga lloj-lloj situata kundër lojtarëve më të mirë të botës, me disa prekje të mençura dhe lëvizjeve brilante me trup. /Periskopi.coim/

Video që e konsideron Sergio Busquetsin mesfushorin më të mirë të të gjitha kohëve shkon viral

Periskopi.com Sporti

Sergio Busquets është një-në-gjeneratë futbollist.

Rrallëherë shohim ndonjë lojtar të bekuar me aq shumë aftësi dhe talent që e lë nën hije mungesën e fuqisë fizike, transmeton Periskopi.

Nëse do ta krijonit mesfushorin më të mirë defanziv në botë, sigurisht se do të ishte ndryshe nga legjenda e Barcelonës.

Busquets on the ball

Ai nuk është aq i fuqishëm, i mungon shpejtësia dhe nuk bën mrekullira në ndërhyrje. Por intelegjenca, aftësia që ka për ta lexuar lojën me top dhe pasimet e tij janë nivel tjetër nga të tjerët.

Busquets ka qenë epiqendër e skuadrave më të mira të të gjitha kohëve, te Barcelona dhe Kombëtarja e Spanjës.

Në videon e mëposhtme, pamjet e nënvizojnë se Busquets është mesfushori defanziv më i mirë i të gjitha kohëve. /Periskopi.com/

Messi, Pique e Busqets tepër glamuroz për të luajtur në stadium me 5 mijë ulëse: Nuk aktivizohen kundër amatorëve

Periskopi.com Sporti

Trajneri i ri i Barcelonës ka vendosur që në ndeshjën e radhës së gjigantit spanjoll për ‘Copa del Rey’ t’i lë të pushojnë veterantët, Messi, Pique dhe Busquets.

Përderisa pjesa tjetër e skuadres do të udhëtojë për në Ibiza.

Përndryshe UD Ibiza është pjesë e ligës inferiore spanjolle Seguna Division b, Grupi 1. Stadiumi i kësaj skuadre ka pesë mijë ulëse.

Futbollistët e Barcelonës e presin me shumë dashuri Griezmannin

Periskopi.com Sporti

Griezmann ka kryer me sukses testet mjekësore gjatë ditës së diele dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Barcelona i ka dhënë fund pushimeve. Gjatë ditës së diele, shumica e lojtarëve janë kthyer nga pushimet dhe kanë kryer testet mjekësore, para se të nisin përgatitjet për sezonin 2019/20.

Ter Stegen, Semedo, Piqué, Rakitic, Sergio Busquets, Todibo, Dembélé, Rafinha, Malcom, Lenglet, Jordi Alba, Sergi Roberto, Aleñá, Umtiti kryen me sukës testet mjekësore.

Valverde ka thirrur në turin parasezonal edhe lojtarë të rinj si; Iñaki Peña, Oriol Busquets, Collado, Riqui Puig dhe Carles Pérez.

Pjesë e këtij grupi ishte edhe transferimi i ri, Antoine Griezmann.

Sulmuesi francez, i cili u ble për 120 milionë euro nga Atletico Madrid, kreu me sukses testet mjekësore dhe u njoftua me shokët e rinj të skuadrës, me të cilët do të ndajë pothuajse gjithçka deri më 2024.

“Sport” raporton se Griezmann sonte në mbrëmje do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare dhe do të prezantohet në “Camp Nou”, por pa praninë e tifozëve – pasi Barça ka nisur punimet për sezonin e ri dhe është duke e ndërruar komplet fushën.

Paraqitja gjeniale e Busquetsit kundër Liverpoolit shpjegohet në mënyrë briliante

Periskopi.com Sporti

Liverpooli nuk meritoi një humbje 3-0 kundër Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League, të mërkurën mbrëma në “Camp Nou”.

Skuadra e Jurgen Kloppit dhuroi një paraqitje dinjitoze, por dy gola të vonshëm nga Lionel Messi vulosën fatin e takimit, transmeton Periskopi.

Mirëpo, një lojtar të cilin mund të mos e keni vërejtur shumë gjatë 90 minutave është Sergio Busquets.

Si gjithmonë, mesfushori defanziv kreu punën e tij në qetësi, por me efektivitet të jashtëzakonshëm.

Barcelona v Liverpool - UEFA Champions League Semi Final: First Leg

Busquets është lojtar krucial për stilin e lojës që praktikon Barca, duke shkatërruar sulme të kundërshtarit, derisa i krijon ato për skuadrën e tij, duke gëzuar autoritet dhe reputacion të madh në mesin e futbolldashësve.

Fatmirësisht, dikush ka krijuar një video përmbledhëse të paraqitjes së tij kundër Liverpoolit, derisa ka shkuar menjëherë viral në rrjetet sociale.

“Ju e shikoni ndeshjen, nuk e shihni Busquetsin, e shikoni Busquetsin, e shihni tërë ndeshjen,” janë fjalët me të cilat është përshkruar video. /Periskopi.com/

Busquets jep lajmin e madh për tifozët e Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka konfirmuar se ai do pensionohet në Camp Nou.

Mesfushori spanjoll është produkt i ‘La Masia’, shkolla e futbollit të Barcelonës, përcjell Periskopi.

Related image

”Unë nuk largohem kurrë nga Barcelona. Do i qëndroj besnik gjithmonë këtij klubi dhe do pensionohem këtu”, tha ndër të tjera ai.

30 vjeçari deri tani ka luajtur 500 ndeshje me ‘Katalanasit’, ku ka shënuar 13 gola.

Ai ka fituar shtatë herë La Liga-n, gjashtë herë Kupën e Mbretit dhe është stolisur tre herë me medalje të artë në Ligën e Kampionëve./Periskopi/

Vështirë pa Messin

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka folur për mungesën e Lionel Messit në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Argjentinasi po vuan nga një dëmtim, të cilin e pësoi javë më parë.

Ai pritet të mungojë për të paktën tre javë, ndërsa Busquets pranon se skuadrës së tij i mungoi edhe mbrëmë  loja e 29-vjeçarit.

“Neve na mungon gjithmonë Messi”, deklaroi Busquets.

“Kur ju fitoni me një diferencë të tillë të ngushtë, ju gjithmonë vini re mungesën e Leos”, shtoi ai.

Barcelona mbrëmë përmbysi rezultatin ndaj Borussia Monchengladbach, të cilën e mposhti 1:2 si mysafir. /Periskopi.com

Busquets rinovon kontratën

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2023.

28-vjeçari ka qenë ndër futbollistët më të rëndësishëm të gjigandit katalunas në gjashtë sezonet e fundit.

Forma e lartë e tij ka shtyrë drejtuesit e klubit t’i ofrojnë rinovimin e kontratës. /Periskopi.com