Real Madridi në ‘zi’, Ramos drejt kalimit te Unitedi

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos mund të befasojë të gjithë dhe t’i bashkohet Manchester Unitedit.

 

Spanjollit i skadon kontrata në fund të edicionit dhe bisedimet për rinovim nuk kanë shkuar ashtu siç duhet.

Thuhet se Reali i ka ofruar rinovim për një vit me pagë të njëjtë ose për dy vite me 10 për qind zbritje dhe këto kushte nuk i kanë pëlqyer aspak spanjollit.

Sipas Daily Mirror, Manchester Unitedi synon ta transferojë si agjent i lirë, derisa në garë mbetet edhe PSG-ja.

Ramos është i lirë të negociojë me ndonjë skuadër se të nënshkruajë kontratë paraprake dhe në verë të transferohet.

Mbetet të shihet vendimi përfundimtar i Ramosit që fiton rreth 10 milionë euro për sezon

Ramos ka një dëshirë të veçantë: Ja cilin lojtarë e do në Real Madrid

Periskopi.com Sporti

Sergio Ramos ka shumë dëshirë që Real Madrid të transferojë anësorin e Wolves, Adama Traore, siç raporton Don Balon.

Kapiteni i Spanjës dëshiron që të bashkohet me bashkëkombasin e tij edhe në nivel klubesh dhe tashmë ka biseduar edhe me presidentin Florentino Perez për një transferim të mundshëm.

Traore, i cili ka nisur karrierën e tij tek Barcelona ka akoma edhe 3 vite kontratë me Wolves.

Ramos bëhet përsëri baba – Pilar lind djalin e katërt të çiftit

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është bërë baba i një djali të cilin e pagëzoi me emrin Maximo Adriano.

“Jashtëzakonisht e lumtur që mund t’jua prezantoj Maximo Adriano. Ai lindi në 6:56 p.m. me peshë 3,270 kg. Mami dhe foshnja janë perfekt”, shkroi Ramos në Tëitter, transmeton Periskopi.

Gruaja e Sergio Ramos, Pilar Rubio, lindi djalin e katërt të çiftit.

Kujtojmë se, Ramos kaloi një supersezon me Real Madridin duke arritur ta fitonin edhe La Ligën /Periskopi