Skena të nxehta me të dashurin, aktoren e njohur turke e përzënë nga shtëpia

Periskopi.com Showbiz

Përqafimet, puthjet dhe kafshimet me të dashurin buzë një pishine i kanë kushtuar shtrenjtë aktores simpatike turke, Tuba Buyukustun.

Përveç syrit të vëmendshëm të paparacëve, fotot që bën xhiron e rrjetit kanë shkaktuar probleme familjare, derisa të afërm të aktores konfirmojnë për mediat turke se prindërit e kanë përzënë nga shtëpia pas atyre skenave, përcjell Shqip.

Buyukustun u shfaq me partnerin e saj Umut Evirgen në Bodrum, ku pushimet ishin me “drita të kuqe” dhe ndryshe nga çjemi mësuar t’i shohim turqit ata dhuruan shfaqje “hot” pa u kompleksuar fare.

 

Aktorja e njohur turke kapet mat nga paparacët në bikini, zhgënjen me linjat trupore (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Aktorja e njohur turke, Tuba Buyukustan, e cila u bë e famshme tek publiku shqiptar me rolet e shumta, posaçërisht në atë të Elifit në serialin “Diamante dhe dashuri”, gjithmonë është komentuar në media për pamjen e saj.

Në fillimet e saj të karrierës ajo ka qenë një zonjushë mjaft e bukur me flokë të gjatë të zinj, të cilët i nxirrnin në pah sytë me ngjyrë. Më pas aktorja vendosi t’i presë shkurt dhe sërish duhet ta pranojmë se dukej mjaft e bukur.

Në fotot të cilat ajo publikon në rrjetet sociale duket sikur ka çdo gjë perfekte dhe kjo gjë ka bërë që shumë vajza ta kenë zili. Por nuk është kështu. Edhe Tuba është si të gjitha vajzat e tjera.

Së fundmi, ajo kishte zgjedhur të bëjë pak pushim, por u kap mat në një plazh, ku lehtësisht mund të thuhet se ka zhgënjyer me pamjen dhe format trupore.

Në trupin e aktores ekzistojnë shenja mjaft të dukshme strijash dhe celuliti. Në disa foto të publikuara së fundmi nga mediat turke, ku aktorja është pa mendje, këto shenja bien shumë në sy.

Ju kujtojmë që Tuba është aktive në projekte të ndryshme televizive dhe padyshim ka një numër të madh të fansave.

Fansja sulmon aktorin e njohur turk, burri i saj ia thyen dhëmbët – Kjo është arsyeja

Periskopi.com Showbiz

Aktori i famshëm turk Nejat Isler i njohur në serialin “Hakmarrje”, ka pësuar një incident të pakëndshëm. Refuzimi i kërkesës së një fanseje për të shkrepur një foto bashkë, mësohet se i ka kushtuar shtrenjtë aktorit.

Për këtë arsye, bashkëshorti i fanses ka marrë hov drejt tij, duke e dhunuar dhe i thyer një dhëmb. Ai e ka gjakosur aktorin, të cilit më pas ka patur edhe gjendje të fikëti.

Kanë qenë miqtë e tij, që e kanë dërguar në spital, ku ka marrë mjekimin e duhur. Ndërkohë fotografitë e aktorit në gjak dhe me një dhemb të thyer pas sulmit janë publikuar nga agjencia turke e lajmeve “IHA”.

Kjo e fundit shkruan, se incidenti ka ndodhur në bregdetin e Bodrumit, ku aktori është zhvendosur që pas problemeve të rënda shëndetësore, që e detyruan të hiqte dorë nga aktrimi për një periudhë të gjatë kohore.

ImageImage