Polici e përbashkët e Shqipërisë dhe Malit të Zi gjatë sezonit turistik

Periskopi.com Lajme

Nevoja për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore dhe migracionin e paligjshëm, prostitucionin, trafikun e lëndëve narkotike, mashtrimin me kartat e kreditit dhe me shkëmbimin e parasë, falsifikimin e parave dhe dokumenteve personale dhe të tjera vepra kriminale, ka bërë që përfaqësues të Policisë së Shtetit të Shqipërisë dhe përfaqësuesit e Policisë së Malit të Zi të marrin veprime të përbashkëta gjatë sezonit të verës, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Ardi Veliu, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, Veselin Veljoviq, kanë firmosur të enjten, protokollin “Mbi bashkëpunimin gjatë sezonit turistik për vitin 2019”.

Në zbatim të këtij protokolli, Policia e Shtetit do të dërgojë në Malin e Zi katër oficerë policie, dy prej të cilëve nga shërbimet e Policisë Kriminale dhe Strukturave për Hetimin dhe Parandalimin e krimeve dhe dy të tjerë nga shërbimet e Rendit dhe Sigurisë Publike, për periudhën kohore deri më 31.8.2019.

Ulen çmimet e banesave dhe qirave ​në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Indeksi i çmimit të banesave regjistroi rënie prej 2.5 përqind këtë tremujor.

Sipas BSH-së, në terma realë, i deflatuar me indeksin e çmimit të konsumit, indeksi i çmimit të banesave regjistroi rënie. Ndërsa në terma nominalë, nuk pësoi ndryshime të rëndësishme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018.

Po ashtu edhe indeksi i qirasë së banesave regjistroi rënie reale prej 7.6 përqind në tremujorin e dytë.

Raporti i indeksit të çmimit ndaj qirasë së banesave është i qëndrueshëm rreth mesatares historike të dhjetë viteve të fundit./ATSH/