Burrat e Krushës së Madhe festuan Kurban Bajramin me ‘sfera’ dhe ‘cakërrimin e vezëve’ (Video)

Periskopi.com Lajme

Derisa për të tjerët pritja e festës së Kurban Bajramit bëhet duke vizituar të afërmit dhe therjes së kafshëve, në fshatin Krushë të Madhe për dy vite me radhë po pritet më ndryshe.

Në këtë fshat, Kurban Bajrami po festohet edhe duke luajtur lojëra të vjetra, të tilla si lojëre me “sfera” dhe “cakërrimi i vezëve të shtëpisë”.

Këtë e ka bërë të ditur faqja në Facebook e Krushës së Madhe përmes një postimi ku ka publikuar edhe pamjet nga organizimin i këtyre lojërave.

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Sot me rastin e muajit të mërgimtarëve dhe me rastin e festës së Bajramit të vogël (Kurban Bajramit), në Krushë e Madhe , për të dytin vitë me radhë organizuam disa nga lojrat e moqme “kajnaka/klikera” dhe “cakërrimi i vezëve të shtëpisë” pjesë nga loja. Urime Festa e Kurban Bajramit!”.

Sot me rastin e muajit të mërgimtarëve dhe me rastin e festës së Bajramit të vogël (Kurban Bajramit), në Krushë e Madhe , për të dytin vitë me radhë organizuam disa nga lojrat e moqme "kajnaka/klikera" dhe "cakërrimi i vezëve të shtëpisë" pjesë nga loja.Urime Festa e Kurban Bajramit !

Posted by Krushë e Madhe on Sunday, 11 August 2019