Personi që vdiq në Liqenin e Batllavës është babai i yllit të Kombëtares së Kosovës

Periskopi.com Sporti

Pas pesë ditë kërkimi, është gjetur trupi i Shaban Shabanit nga Obiliqi i cili ishte mbytur të dielën në Liqenin e Batllavës, teksa varrimi i të ndjerit pritet të bëhet këtë të premte (29 gusht) në varrezat e qytetit të Obiliqit.

Shaban Shabani kishte dalë për shëtitje me varkë së bashku me familjarët e tij në liqe dhe më nuk ishte gjendur.

Pranë tij ishte edhe djali i tij Arlind Shabani, reprezentues i Kosovës U19 dhe futbollist i Trepçës ’89, i cili përmes llogarisë së tij ka njoftuar për humbjen e babait dhe varrimin e tij.

Arlind Shabani i njohur ndryshe si “Luka Modric” i Kosovës është njëri ndër futbollistët më premtues në futbollin kosovar dhe shihet si një e ardhme e ndritur e Përfaqësueses së Kosovës.

19 vjeçari do të jetë jashtë fushave të blerta për pak kohë, por shkëlqimin e tij në fushën e lojës po e presin sërish të gjithë. /Periskopi.com/