Rrëfimet tragjike: Vdiq në ujë për ta shpëtuar djalin, e hodhi në drejtim të ekipeve të shpëtimit

Periskopi.com Sporti

Ylli i WWE, Shad Gaspard, është mbytur në ujë në brigjet e Venice Beach në Los Angeles të Kalifornisë. Ai dhe djali i tij dhjetëvjeçar, Aryeh, kishin hyrë për të notuar dhe në një moment ishin përfshirë nga një rrymë e fortë uji.

Incidenti ka ndodhur në javën e kaluar, kur ekipet e shpëtimit kishin arritur ta shpëtonin djalin e tij, por 39-vjeçari ishte zhdukur dhe ekipet nuk kishin arritur ta gjenin.

Trupi i pajetë i Gaspard është gjetur disa ditë më pas (të mërkurën), ndërsa një dëshmitar okular e ka rrëfyer momentin tragjik në një prononcim për DailyMail.com.

Ai ka thënë se ylli i WWE e kishte hedhur djalin e tij në drejtim të ekipeve të shpëtimit dhe në këtë mënyrë kishte arritur t’ia shpëtonte jetën.

“Shqetësimi i tij kryesor ishte siguria e djalit. Ai bëri gjithçka për ta mbrojtur djalin e tij. Gjithçka ndodhi në një çast të vetëm”, ka thënë dëshmitari duke shtuar se në këtë mënyrë e kishte afruar djalin dhjetëvjeçar rreth 20-25 metra pranë bregut, ashtu që roja e plazhit kishte arritur ta kapte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shad Gaspard (@shadbeast13) on

Mirëpo, kur është kthyer për ta kërkuar Gaspard, ai veçme ishte larguar rreth 100 metra larg dhe rryma e ujit e ka tërhequr me vete duke ia bërë të pamundur shpëtimin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JTG (@jtg121084) on

Shad Gaspard ka qenë më së shumti i njohur si anëtar i ekipit Cryme Tyme që e përbënte me kolegun JTG në kuadër të WWE, ku kishte debutuar në vitin 2006. Në vitin 2010 u largua nga WWE për të ndjekur karrierën në aktrim dhe ka luajtur në filmat, si “Think Like a Man Too” dhe “The Last Sharknado: It’s About Time”.

Yjet e mëdha të WWE, njëherësh edhe aktorë të njohur, si ‘The Rock’, Dave Bautista e Triple H, kanë shprehur ngushëllime për kolegun e tyre duke e quajtur hero.

 

View this post on Instagram

 

Aryeh, myself and the Gaspard and Chittick families would like to take this time to thank everyone for their prayers and support, as we mourn the terrible loss of our beloved Shad. . . Shad was our whole world and we were his. There are not enough words to describe what he means to all of us. He was our heart, our soul, our protector, our warrior. He was a bright force of nature, who brought joy to many through his joyous and gracious nature. . . The outpouring of love from Shad’s friends, colleagues and fans has meant more to us than you can even imagine. . . We’d like to once again thank the lifeguards, coast guard, divers, fire and police departments for their efforts. . . Shad was and will always be our real life super hero. . . I love you more, my love ❤️ . . Proudly, Siliana Gaspard

A post shared by Shad Gaspard (@shadbeast13) on

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Super Duper David Bautista (@davebautista) on

 

 

Shokohet bota e sportit në Amerikë: Vdes luftëtari i WWE, pasi shpëtoi të birin nga dallgët

Periskopi.com Sporti

Një baba do të bënte çmos për të birin e tij sidomos nëse ky i fundit do të rrezikonte jetën.

Kështu ka ndodhur edhe për Shad Gaspard, ish-luftëtar i WWE, që u nda nga jeta në mënyrë tragjike në plazhin “Venice Beach” në Kaliforni.

Edhe pse skuadra e shpëtimit ka mbërritur në kohë, dallgët e mëdha e kanë bërë të pamundur për ta ndihmuar në kohë, teksa Gaspard ka pirë shumë ujë dhe është mbytur më pas.

Nga ajo që raportojnë mediat ndërkombëtare, ish ylli i WWE ishte munduar të shpëtonte djalin e tij dhe raportohet se është parë duke e mbajtur atë mbi ujë. Pas një dallge ai është zhdukur dhe rojet detare nuk e kanë gjetur dot në kohë.

Trupi i tij u gjet shumë më vonë dhe u konfirmua edhe lajmi i vdekjes, që ka tronditur fansat e ish-luftëtarit. Një baba hero, pasi djali i tij shpëtoi dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

U zhduk pas notit me të birin, gjendet i pa jetë ish-kampioni i mundjes

Periskopi.com Sporti

Gjendet pa jetë trupi i ish-profesionistit të World Wrestling Entertainment, Shad Gaspard. 39 vjecari është gjetur nga departamenti i policisë së Los Angeles pas sinjalizimit të një personi. Sportisti ishte zhdukur ndërsa po notonte me të birin fund javën e kaluar. Gaspard ishte më shumë i njohur si pjesëtar i tag team Cryme Tyme, nga ku u tërhoq në 2010.

Gaspard u pa për herë të fundit rreth 50 metra nga bregu, i tërhequr nga rryma, ndërsa për fat i biri 10 vjecar është nxjerrë shëndoshë e mirë nga uji.