Kallëzime penale për deputetë, ministra e kryetarë komunash

Periskopi.com Lajme

Agjencia Kundër Korrupsion ka prezantuar sot raportin e saj të punë për vitin 2018.

Me këtë rast Drejtori i kësaj Agjencie Shaip Havolli, ka thënë se kanë ngritur aktakuzë ndaj deputetëve ministrave e zëvendësministrave.

“Ky raporton pasqyron hetimet e Agjencisë për vitin 2018 si dhe raportimet. Gjatë vitit 2018 ne kemi trajtuar gjithsej 319 raste. Ndërsa vetëm gjatë këtij viti kemi pranuar 251 të cilat janë përcjell në Prokurori. 162 raste janë mbyllur ndërsa 102 raste janë mbart edhe për këtë vit.
Informatat që i kemi marr nga Prokurorit pas kërkesës së Agjencisë kemi pranuar 19 aktakuza, në rastet ku ne i kemi dërguar si shkelje.
Personat e përfshirë në hetime dhe në kallëzime penale kemi deputet , zëvendësministra, ambasador, Kryetar Komuna, dekan dhe prodekan, Gjyqtar, auditor, drejtor të departamenteve në Ministri, drejtor klinikash, drejtor të ndërmarrjeve publike, ky është niveli ku Agjencia ka ushtruar kallëzim penal ndaj tyre në Prokurori” tha ai

Havolli tutje ka thënë se është shqetësues zhvatja e buxhetit të Kosovës.

Agjencia ka trajtuar 150 raste në fushën e Prokurimit dhe në disa kemi vërejt se ka shkelje në prokurimin publik.

Drejtori i Agjencisë, Shaip Havolli, tutje tregoj se deri tash e kanë deklaruar rreth 4200 zyrtarë, ndërsa se kanë deklaruar edhe 600 të tjerë. “Deri më tash lidhur më deklarimin e Pasurisë janë 4200 zyrtar qe e kanë deklaruar pasurin janë edhe 600 që ende se kanë deklaruar dhe më qenë se i 31 i bie e diele ne e kemi shtyrë afatin e fundit për deklarim deri të hënën”, tha Havolli.

Të gjitha të dhënat e kësaj agjencie dhe raportimet mund të shihen edhe në web faqen e AKK-së.

”Në të gjitha institucionet ka abuzim me paranë publike”

Periskopi.com Lajme

Ka shënuar rritje numri i rasteve të korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publike në institucionet publike, qoftë në ato qendrore apo lokale.

Në Agjencinë Kundër Korrupsion(AKK) ka pasur shumë aktivitetet të shqyrtimit të rasteve për korrupsion si në fushën e hetimit dhe në atë të parandalimit të korrupsionit.

Kështu ka thënë drejtori i kësaj agjencie, Shaip Havolli në një intervistë për KosovaPress, i cili pohon se në të gjitha institucionet publike ka abuzim me paranë publike, por varësisht prej kompetencave dhe mandatit në AKK po punohet për parandalim të korrupsionit.

Vetëm gjatë vitit që lamë pas, Agjencia Kundër Korrupsion ka dërguar në prokuroritë përkatëse mbi 60 lëndë për kallëzime penale për korrupsion.

Havolli thotë se gjatë vitit paraprak kanë pranuar një numër të madh të informatave që lidhen kryesisht me keqpërdorim të detyrës zyrtare, menaxhim jo të mirë të financave publike, çështje që lidhen me prokurimin publik dhe çështje që kanë të bëjnë me konflikt interesi.

Sipas tij, edhe një numër i madh i lëndëve janë ende nëpër gjykata për t’u shqyrtuar, për të cilat kërkon përshpejtim të zgjidhjes së tyre.

Havolli nuk ka treguar sa i përket pozitave kyçe të zyrtarëve që dyshohen për korrupsion, por tha se do të bëhen publik në raportin vjetor.

“Gjatë kësaj periudhe kohore një vjeçare, ne kemi pranuar mbi 200 informata, kemi trajtuar një numër të madh të këtyre informatave, këto informata disa janë ende në proces. Gjatë vitit 2018, kemi dërguar mbi 60 raste…  i kemi dërguar me kallëzim penal në prokuroritë përkatëse. Në këto raste kemi të bëjmë edhe me keqpërdorim të detyrës zyrtare, për konflikt të interesit, në fushën e prokurimit publik, por edhe me deklarim të pasurisë. Pra, janë mbi 60 raste, prej tyre 10 raste kemi bërë kërkesë nga institucionet që të fillon proceduar për shkelje të brendshme administrative…Si konkluzion në të gjitha institucionet publike ka abuzim me paranë publike”, ka thënë Havolli.

Sipas Havollit, një numër i madh i rasteve korruptive janë duke u trajtuar edhe në Universitetin e Prishtinës për abuzim të parasë publike ose keqmenaxhim të parasë publike.

“Jemi duke trajtuar një numër të madh të rasteve sa i përket edhe keqpërdorimit të parasë publike me anë të disa vendimeve, sepse ka situata kur shumë zyrtarë të lartë në Universitetin e Prishtinës, marrin paga të ndryshme me disa vendime. Ne jemi duke i trajtuar disa vendime se a janë të ligjshme ose jo, sepse një zyrtar i lart përpos pagës të rregullt që ka, merr edhe shumë benificione brenda këtij institucioni”, theksoi Havolli.

Edhe ka deklarata nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian se Kosova i ka plotësuar kushtet në aspektin e luftimit të korrupsionit, Havolli ka theksuar se ende ka punë sa i përket luftës kundër korrupsionit.

“Pavarësisht që ka disa deklarime nga vet zyrtarë të BE-së se Kosova i ka plotësuar kushtet edhe në aspektin e luftimit të korrupsionit, ne nuk jemi të kënaqur, kështu që këta mekanizma që duhet të fuqizohen për të vepruar qoftë prokuroria, qoftë policia, që sa më shumë të luftohet ose të parandalohet korrupsioni”, thotë ai.

Ndër të tjera Havolli ka thënë se prokurimi publik elektronik ka mundësua rritjen e transparencës, por sipas tij, nuk do të thotë që është parandaluar korrupsioni në tërësi në këtë fushë.

Janë dërguar edhe lëndë në gjykata të ndryshme për shkelje ligjit të prokurimit publik nga zyrtarë në institucione publike.

Kjo Agjenci ka monitoruar mbi 147 aktivitete të prokurimit publik, ku janë dhënë mbi 100 opinione për shkelje të procedurave të prokurimit publik.

Ndërsa, 78 raste janë trajtuar për konflikt interesit, prej tyre 29 raste janë shmangur konfliktit të interesit.

Po ashtu, në disa sektor ka mjaft zyrtarë të cilët mbajnë më shumë se një detyrë, 6 deri 7 pozita.