Shakira: S’dua të martohem me Pique, më mirë të më shohë si dashnore

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur Shakira ka rrëfyer motivin përse nuk do të martohet me qendërmbrojtësin e Barcelonës, Gerard Piqué.

Duke folur në një emision, Shakira tha:

“Martesa më tremb shumë. Nuk dua që të më shohë si grua.

Preferoj të më shohë si të dashurën e tij. Pak si një fryt i ndaluar.

Dua ta mbaj të vëmendshëm, të mendojë se gjithcka është e mundur në bazë të sjelljes”, tha ajo, ndërsa rrëfehu edhe fillimet e marrëdhënies me mbrojtësin e Barcelonës:

“Nuk isha një e apasionuar pas futbollit, kështu që nuk e dija kush ishte.

Por kur pashë videon mendova ‘ky djalë qenka i lezetshëm’.

E pastaj dikush vendosi të na prezantojë”, tha këngëtarja kolumbiane, e cila është e lidhur me Pique që nga viti 2011.

Ata kanë bashkë dy fëmijë, Milan e Sasha.

<p>Shakira është 10 vjet më e madhe se Pique./TemA

Jennifer Lopez dhe Shakira performojnë së bashku në ngjarjen e madhe sportive

Periskopi.com Showbiz

Jennifer Lopez dhe Shakira janë bërë bashkë për një super-performancë.

Divat e muzikës botërore kanë njoftuar se së bashku do të performojnë në ngjarjen e madhe sportive ‘Super Boël LIV’ i cili mbahet me 2 shkurt të vitit 2020, shkruan Indeksonline.

NFL, Pepsi dhe Roc Nation njoftuan të enjten se superyjet, të cilët kanë projekte muzikore në spanjisht dhe anglisht, do të performojnë në 2 shkurt në Stadiumin Hard Rock në Miami Gardens të Florida.

Këtë e kanë konfirumar edhe të dyja këngëtaret përmes llogarive të tyre personale në ‘Instagram’.

Shakira ngushëllon burrin dhe lojtarët tjerë të Barcelonës pas turpërimit që ia bëri Liverpooli

Periskopi.com Sporti

Shakira, gruaja e Gerrard Pique ka reaguar pas eliminimit të Barcelonës nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve

Liverpooli e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 4-0 në Anfield dhe kështu u kualifikua në finale të garës më prestigjioze për klube në botë, shkruan Periskopi.

Këngëtarja e njohur, Shakira, e cila është edhe gruaja e Gerrard Pique ka bërë një postim emocional në Instagram.

“Faleminderit që na dhatë aq shumë gëzime gjatë këtij sezoni mbresëlënës. Faleminderit pasi ne edhe në humbje rritemi. Faleminderit që na mësuat se momentet e mira nuk mund të zhduket kur dështojmë. Faleminderit që na kujtuat se ne jemi njerëz dhe se duhet ta vlerësojmë suksesin në mes të dështimit. Faleminiderit që na bëtë ëndërr për të prekur qiellin, por gjithmonë me këmbët e tuaja në tokë,” shkruan Shakira në Instagram. /Periskopi/

 

View this post on Instagram

 

Gracias Barça. Por regalarnos tantas alegrías, por una temporada impresionante. Gracias porqué en la derrota también crecemos. Gracias por enseñarnos que no pueden desvanecerse los momentos buenos cuando fallamos. Gracias por recordarnos que somos solo humanos y que hay que valorar el éxito en medio del fracaso. Gracias por darnos la oportunidad de madurar como afición. Gracias por hacernos generosos y justos. Gracias por dejarse la piel en cada partido. Y cada mañana levantarse comprometidos y trabajar tan duro. Gracias por hacernos soñar con tocar el cielo pero siempre con los pies en el suelo. Gracias al Barça, y a su entrenador y staff por ser más que un club. Las mujeres, los hijos de los jugadores y sus familias queremos hoy enviarles toda la fuerza para continuar y decirles que estamos listos para la revancha porque en el fútbol siempre hay una. Un abrazo sentido en este día gris… Y sobretodo… Gracias. Shak

A post shared by Shakira (@shakira) on

Shakira ftohet në gjykatë, dyshohet se nuk pagoi me miliona euro taksa

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, është ftuar të paraqitet në një gjykatë në Spanjë për t’u ballafaquar me akuzat për evazion fiskal.

Ajo do të dalë para gjykatës më 12 qershor, pasi dyshohet se nuk ka paguar 14.5 milionë euro taksa.

Thirrja e gjykatës ishte lëshuar me 22 janar, por mediat arritën të kishin në dorën e tyre të marten.

Prokurorët thonë se Shakira kishte jetuar në Katalonia prej vitit 2012 deri në vitin 2014 dhe gjatë kësaj periudhe nuk kishte paguar taksa.

Pasojnë talljet ndaj Bahtirit: Bëje Shakirën mësuese të muzikës (Foto)

Periskopi.com Fun

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është shprehur me të drejtë i revoltuar për mosmbajtjen e mësimit nga nxënësit kosovarë shkaku i grevës së SBAShK-ut.

Bahtiri ka thënë se do të kërkojë mësues vullnetarë për fëmijët e Mitrovicës, duke qenë se e drejta për edukim dhe arsimim është e garantuar me Kushtetutë, shkruan Periskopi.

SBAShK-u e kërcënoi me padi Bahtirin, siç ka kërcënuar të gjithë të tjerët që sipas tyre iu bëjnë presion mësimdhënësve. Duket se SBAShK-u e ka tepër të zorshme ta mbajë situatën nën kontroll pas kritikave të shumta që bëhen përditë ndaj cilësisë në arsim.

Por, Bahtiri sërish reagoi duke thënë se nuk i frikësohet një gjëje të tillë.

Komentuesit janë të ndarë, por përshtypja e parë është se më shumë ka kundërshtarë të grevës. Sidoqoftë, disa prej tyre nuk iu kanë munguar shpotitë ndaj Bahtirit dhe sulmet personale.

Këto janë disa prej tyre:

Shakira rrezikon burgun, kjo është arsyeja

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja popullore Shakira u gjet në mesin e një skandali të madh kur një prokuror i shtetit spanjoll paraqiti një padi për evazion fiskal.

Shakira ka shmangur pagimin e më shumë se 14.5 milionë euro gjatë një periudhe tre-vjeçare, ndërsa jeton në Kataloni.

Aktakuza pohon se Shakira ka emëruar Bahama si vendbanim të saj zyrtar, por ajo praktikisht ka jetuar në Spanjë me të dashurin e saj, futbollistin spanjoll Gerard Pike, me të cilin ka dy fëmijë.

Në Bahama, tatimi është shumë më i ulët se në Spanjë, dhe Shakira është një tjetër person i njohur i akuzuar për mos pagimin e taksave, pas hetimeve ndaj lojtarëve të futbollit Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Shakira është emëruar në “Papyrusin e Parajsës”, i cili publikon detajet e aranzhimeve të taksave jashtë vendit të personaliteteve të njohura sikurse janë Madonna dhe Bono nga U2.

Përndryshe, Shakira kishte një problem serioz me zërin e saj dhe spekulohej se do të divorcohej. Më pas, këngëtarja vazhdoi shfaqjet e saj, dhe tha se me martesën e saj gjithçka është në rregull.

Akuzohet për evazion fiskal, këngëtarja Shakira përballet me gjykatën

Periskopi.com Lajme

Këngëtarja e famshme kolumbiane, Shakira, do të akuzohet për evazion fiskal.

Sipas autoriteteve spanjolle, evazioni fiskal i kryer nga këngëtarja spanjolle kap vlerën e 13 milionë paundëve.

Por edhe pse Shakira I ka mohuar akzuat, autoritetet që janë marrë me rastin thonë se ajo ka kalaur më shumë se 183 ditë të vitit në Spanjë dhe nuk ka paguar taksat ndaj shtetit.

Kjo sepse sipas ligjit spanjoll, njerëzit që kalojnë më shumë se 183 ditë të vitit në Spanjë duhet t’i paguajnë shtetit spanjoll taksë mbi të ardhurat e tyre, edhe kur i fitojnë ato jashtë shtetit.

Në akuzën e ngritur autoritetet thonë se këngëtarja ka deklaruar se jeteon në Bahamas në mënyrë që të shmang taksat.

Shakira është e martuar me futbollistin katalanas Gerard Pique dhe shumicën e kohës e kalon në Spanjë.

Spanja nuk e toleron as Shakirën

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e famshme kolumbiane, Shakira, pritet të akuzohet brenda disa ditësh për 13 milionë paund evazion fiskal.

Ylli kolumbian, 41 vjeç, që ka dy fëmijë me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique, e kalon pjesën më të madhe të kohës së saj në Spanjë.

Ligji spanjoll thotë se, njerëzit që kalojnë më shumë se 183 ditë të vitit në Spanjë duhet t’i paguajnë shtetit spanjoll taksë mbi të ardhurat e tyre, edhe kur i fitojnë ato jashtë shtetit.

Zyrtarë, të cilët janë marrë me hetimin e të ardhurave të Shakirës, kanë ngritur akuzën se, këngëtarja pretendon se jeton në Bahamas pikërisht për të shmangur detyrimet financiare ndaj shtetit spanjoll.

Por Shakira këmbëngul se nuk i ka shkelur rregullat, duke thënë se ka ndjekur me rigorozitet udhëzimet e këshilltarëve të saj financiarë.

Avokatët e saj ndërkohë janë duke u marrë me përpilimin e mbrojtjes, kur Shakira të paraqitet së shpejti në sallën e gjyqit.

 

Ceca shumë e lumtur që nesër do të jetë në Kosovë: Fatmirësisht e shtuna më qëlloi e lirë

Periskopi.com Lajme

Këngëtarja Ceca Raznatoviq, nesër më 8 dhjetor do të mbajë koncert në Mitrovicën e Veriut.

Koncerti pritet të jetë pjesë e protestave kundër taksës 100% dhe në përkrahje të serbëve në Kosovë.

“Fatmirësisht isha e lirë këtë të shtunë. Mora thirje, pranova. Jam shumë e lumtur, nuk më pritet. Nuk më kujtohet hera e fundit kur isha në Mitrovicën e Veriut”, deklaroi Ceca për mediat serbe.

“Sikur të isha firkësuar nuk do e pranoja ftesën”, shtoi këngëtarja pasi u pyet nëse frikësohet që të shkojë në Kosovë

 

Ceca vjen në veriun e Mitrovicës për të zbavitur protestuesit (Na fal Shakira)

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kishte thënë disa herë se këngëtarja e famshme botërore, Shakira, do të vijë në Mitrovicë dhe të performojë në ceremoninë e hapjes së urës mbi Ibër dhe ura do ta mbajë emrin e saj.

E përderisa koncerti i Shakirës po duket larg, ai i Cecës është më real.

Koncerti do të mbahet para konvikteve studentore në Mitrovicën e Veriut.

Siç njoftojnë organizatorët në Mitrovicë, Ceca po vjen për t’i mbështetur protestat paqësore të serbëve që kundërshtojnë vendosjen e taksës prej 100 për qind mbi mallrat nga Serbia.

Ndryshe, serbët në veri të vendit që nga vendosja e taksës kanë protestuar çdo ditë

 

Po e presim t’vijë te Ibri, por shikoni çka po bën aktualisht Shakira (Video)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur botërore, Shakira, ka postuar një video ku shihet duke kaluar momente me fmëijët e saj dhe bashkëshortin Gerard Pique.

Çifti, siç shihet edhe në video, kanë kaluar kohë me fëmijët në një fushë futbolli ku Shakira bën tifo për performancën e tyre.

Kujtojmë se populli i Kosovës është duke e pritur Shakirën që të performojë mbi Urën e Ibrit, ku njëherit, sipas kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, kjo do të shënonte edhe hapjen e Urës. /Periskopi /

VIDEON mund ta shikoni KËTU

Pacolli ironizon me Bahtirin për Shakirën: Agim mos t’a sheh gruaja foton se bie në bela

Periskopi.com Fun

Ministri Behgjet Pacolli ka ironizuar me kryetarin  e Mitrovicës, Agim Bahtirin dhe paralajmërimin e tij se Shakira do të vijë për të kënduar në hapjen e Urës së Ibrit.

‘’E kemi arritë shkallën e parë, Fotoja e parë e tyre është bërë. I kam thanë Agimit mos me publiku atë foto se e prishë punën. Unë thash, Agim gruaja  a e di se une e kam aranzhu, edhe bi në bela tani’’, thotë me shaka Pacolli në ‘Oksigjen’.

‘Nëse s’vjen Shahira, Labin e merr me knu’’, thotë Besim Dina.

Behgjet Pacolli: Ka mundësi reale me ardhë ajo. Ende s’kemi dalë në pjesën e kontratës’.

E pse Shkurtën s’po e merr që e ka për ndarjen e Mitrovicës’, pyet Besim Dina./Periskopi/

 

 

 

Bahtiri bën plane për ardhjen e Shakirës, edhe pse ende nuk ia ka konfirmuar

Periskopi.com Lajme

I pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri foli  për performancën e këngëtares me renome botërore, Shakira për të cilën tha se bina ku do të performojë ajo do të ngritet 3 metra e gjysmë.

Ai tha se ka paraparë që Shakira bashkë me të do të shëtitet prej anës së jugut në anën e veriut, në rreth rrotullim dhe do të kthehet bashkë me të. Megjithatë tha se nuk dihet me çfarë makine dhe se ende po negociojnë me të.

Bahtiri tha se do të kërkojë nga institucionet e sigurisë të marrin masa për një ambient të qetë.

Kryetari Bahtiri tha se po dëshiron që hapja të bëhet në mënyrë paqësore dhe kjo është arsyeja pse u zgjodh performanca e saj në Kosovë. “Unë mendoj që është një gjë jashtëzakonisht e vlefshme edhe për të, sepse kajhere parja nuk do të thotë gjithçka, është emri shume ma i madh se parja, dhe unë mendoj se në një qytet të ndarë qe 20 vite, të bashkohen është jashtëzakonisht një çmim i madh për të, për arsye se do të merr edhe emrin e urës.

Emri i saj do të pagëzohet në Urën e Ibrit dhe që munen gjeneratat e ardhmshme me lexu emrin e saj aty, dhe të krijohet një përshtypje se vetëm ajo e ka bashkuar qytetin dhe kjo nuk është pak”, tha Bahtiri. Kryetari i Mitrovicës, tutje tha se i dëgjon të gjitha këngët e saj.

Behgjet Pacolli i gatshëm të ofrojë aeroplanin privat për Shakirën

Periskopi.com Lajme

 Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ditë më parë kishte bërë të ditur që Shakira është këngëtarja e mundshme që o të performojë në hapjen e urës së Ibrit.

Bahtiri kishte konfiruar se asaj i është bërë ftesë zyrtare vetëm se pritet përgjigja e menaxhmentit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë që përfaqësues të ekipit të tij dhe menaxhmentit të Shakirës janë ende në bisedime për çështjen e koncertit.

“Ardhja e saj pa pagesë është një dëshirë e shprehur nga kryetari Bahtiri, por unë nuk besoj se mund të ndodh diçka e tillë, pasi çdo gjë ka koston e vet. Mirëpo, ne jemi të gatshëm që në bashkëpunim edhe me donatorët, të përmbushim çdo aspekt ekonomik, që të mundësojmë ardhjen e saj në Kosovë”, tha Pacolli.

Madje, Pacolli  është shprehur i gatshëm të ofrojë aeroplanin e tij privat ashtu sikurse për Duan dhe Ritën.

“Edhe nëse është këngëtarja ajo që vendos të vijë pa pagesë, ka plot shpenzime që duhet mbuluar menaxhmentin e saj, duke llogaritur këtu orkestër dhe gjithë stafin e nevojshëm. Ndërkohë për udhëtimin nuk është edhe shumë problem, pasi si për Duan dhe Ritën, jam i gatshëm që të ofrojmë udhëtimin me aeroplanin tim privat”, ka theksuar Pacolli.

 

Kështu po ‘përgatitet’ Shakira për koncertin në Mitrovicë (Video)

Periskopi.com Fun

Premtimi i Agim Bahtirit se do ta sjellë Shakirën në Mitrovicë për përurimin e Urës së Ibrit është bërë material për postime të shumta qesharake në rrjetet sociale.

Përderisa fillimisht flitej se do vijë Shakira, pastaj u përmend çmimi i saj i shtrenjtë, e në fund u fol se i është dërguar ftesë asaj dhe shumë këngëtareve tjera, postimet nuk janë ndalur.

Videoja më poshtë e postuar në Facebook shfaq “Shakirën” teksa “bëhet gati” për koncert.

Ndiqeni për më shumë.

Shakira ne pergatitjet e fundit per koncertin ne Mitrovice

Posted by Dardan Hasku on Tuesday, 23 October 2018

 

Bahtiri i vendosur për hapjen e urës: Një yll botëror i bashkon popujt

Periskopi.com Lajme

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur rreth kërcënimit me vdekje që ka marr nga një letër anonime për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Bahtiri ka thënë se ka qenë i vetëdijshëm që rasti i urës mbi lumin Ibër është specifik dhe i vështirë.

Ai tha se në këtë rrugë që ka nisur nuk mund ta ndal askush.

“Absolutisht jo, nuk kam çka mendoj në atë drejtim. Rasti është me telashe dhe specifik. I kam ditur të gjitha këto dhe nuk e kam atë problem pasi rrugën time nuk mund ta ndal askush”, ka thënë ai.

Bahtiri po ashtu tha se për përurimin e urës së Ibrit iu ka bërë ftesë edhe tetë këngëtarëve me famë botërore, duke përfshirë këtu edhe Shakirën.

Bahtiri u shpreh se situata aktuale në Mitrovicë nuk është për tu qeshur, pasi siç tha ai shqiptarët e shpërngulur në jug duhet të kthehen nëpër shtëpi të tyre, në veri të Mitrovicës.

“Ne iu kemi bërë kërkesë zyrtare jo vetëm Shakirës, por edhe tetë të tjerëve por presim përgjigjen e tyre pasi jemi duke negociuar. Çdo njeri që është i fuqishëm ndërkombëtarë kishte me dhënë kontribut. Kjo nuk është për të qeshur, por për tu qajt sepse të gjithë mund t’i ndihmojnë këtij procesi…Është shumë me rëndësi që kjo urë të hapet dhe qytetarët të lëvizin lirshëm, por edhe shqiptarët të kthehen nëpër shtëpi të tyre në veri. Shtëpitë që iu kanë kallur t’ua mbarojnë. Kjo është një brengë e madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. Po mundohem të bëj gjithçka që është e mundur”, theksoi ai.

Kryetari i Mitrovicës potencoi se dëshiron ta bëj përurimin e urës në mënyrën më të mirë të mundshme me një yll botëror.

 

Zëvendësministrit i vjen dita të tallet me Agim Bahtirin: Referendum për Shakirën e Madonnën

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Besim Demi, është tallur me deklarimet e fundit të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili po deklaron se në hapjen ceremoniale urës së Ibrit do të këndojnë Madonna e Shakira, këngëtare këto, me famë botërore.

Demi, në një postim në Facebook, në mënyrë ironike ka shkruar se Bahtiri gjendet para një dileme të madhe.

Shakirën apo Madonnën, sipas Demit, Bahtiri nuk po mund të vendosë, prandaj ai ka një propozim për të.

Zgjidhja për këtë sipas Demit, është referendumi.

“Agim Bahtiri ish para një dileme te madhe Madona apo Shakira duhet të bëjnë hapjen e Urës në Mitrovicë…..si pasoj e kësaj kish mendu me organizu Referendum “, ka shkruar Demi. /Periskopi/

Bahtiri mendon se Ura e Ibrit është atraktive për Hollywoodin: I kemi shkruar edhe Madonnës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, foli edhe njëherë për koncertin i cili pritet të zhvillohet gjatë ceremonisë për hapjen e Urës së Ibrit.

‘Koncerti është tepër i nevojshëm dhe me gjëra të mira mund ta bashkojmë qytetin’, tha Bahtiri gjatë emisionit Info Magazine.

‘Unë kam kërkuar që një koncert i tillë t’i bashkojë serbët dhe shqiptarët për të qenë në mënyrë festive hapja e Urës’.

Bahtiri foli edhe për Shakirën, emri i parë që u bë publik për të qenë pjesë e koncertit madhështor.

‘Ne i kemi dërguar shkresë zyrtare jo vetëm Shakirës por edhe disa të tjerëve dhe po presim përgjigje prej tyre. Ta shohim kur e ka të lirë apo mundësi ta bëjë atë. Sigurisht do të marrim siguri sepse po mendojmë të bëjmë diçka të mirë’.

Bahtiri zbuloi se nëntë artistëve iu bë shkresë zyrtare, në mesin e tyre Madonnës dhe disa artistëve të tjerë të njohur.

Thaçi bën hajgare me Agim Bahtirin për ardhjen e Shakiras: Veç mos t’na bjen Cecën e Lepa Brenën (Video)

Periskopi.com Lajme

Presidenti Thaçi sonte në Oksigjen ka folur rreth jetës së tij private dhe paraqitja e tij ka qenë mjaft zbavitëse dhe ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

Besim Dina e pyeti edhe rreth ardhjes së Shakiras për të kënduar në hapjen e Urës së Ibrit, gjë që e paralajmëroi para disa ditësh Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, transmeton Periskopi.

Thaçi: Bile nuk e di mos po e bashkon Agimi Mitrovicën me Shakirën.

Besim Dina: Me SHAKIRËN A ME SHARKIA’

Thaçi: Nuk  e di as unë, nashta ka mendu Sharkia e ka thënë Shakira. Vec nëse u ka përzier atyre. Ama vec mos ta bjen Cecen e Lepa Brenën’’, tha duke qeshur presidenti,./Periskopi/

 

Haradinaj: E kam lutur Agim Bahtirin të ketë kujdes

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka folur për nismën e kryetarit të Kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit për të hapur urën mbi lumin Ibër.

Kryetari Bahtiri ka paralajmëruar se hapja e urës do të shoqërohet nga performance e këngëtares me famë botërore, Shakira.

Këtë nuk e ka komentuar kryeministri Haradinaj, veçse e ka këshilluar të ketë kujdes.

“Nuk kam as unë kundër. Ura nuk është çështje e hapjes vetëm për një ditë. Nuk dëshirojmë të rikthejmë situata kur dikush barrikadohet në anën tjetër. E kam lutur që ai të kujdesët”, ka përfunduar ai.

Sipas tij Republikën e Kosovës tashmë e presin tema të mëdha dhe nuk duhen bërë hapa të gabueshëm.

“Përapra vetes i kemi tri tema të ndjeshme: Ushtrinë, INTERPOLIN edhe Liberalizimin e vizave. Cdo verpim duhet ta bëjmë në kalkulim. Duhet të ruhemi nga hapa të gabueshëm”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/