Psikologu numëron arsyet pse shqiptarët shajnë kaq shumë në Facebook

Periskopi.com Lajme

Profesori i psikologjisë Edmond Dragoti shpjegon se përse shqiptarët janë kaq agresivë në rrjete sociale, shajnë e fyejnë të tjerët dhe komentojnë në dritë negative pothuajse çdo gjë.

Profesori e shpjegoi këtë me disa fenomene sociale tipike shqiptare dhe ja se cilat janë arsyet se përse inati, mllefi, urrejtja dominojnë emocionet në rrjetet tona sociale shqiptare.

Pse jemi kaq të inatosur dhe të ngarkuar me gjendje negative emocionale?

1. Sepse kemi shumë nevoja bazë të paplotësuara dhe për një kohë të gjatë;

2. Kemi inferioritet kulturor, jemi të pakënaqur me statusin e grupit tonë shoqëror dhe e mohojmë atë për t’iu referuar grupeve me status më të lartë;

3. Jemi në stadin adoleshent të zhvillimit shoqëror, që krijojmë identitetin tonë social duke iu kundërvënë të tjerëve, siç bën adoleshenti kur iu kundërvihet prindërve pa argumente!

Prandaj kemi aq pak përgjegjësi sociale për ato që themi dhe ato që bëjmë… Shkaqet janë edhe më tepër, mjafton që secili të shikojë veten dhe ta kuptojë atë./Tch

Surroi bëhet sikur është president: Kur përmendet Thaçi, fillon të shajë më zi se Bërnabiqi

Periskopi.com Lajme

Publicisti dhe shkrimtari i njohur kosovar, Veton Surroi, ishte i ftuar në emisionin Rubikon në KTV.

Surroi gjatë kësaj interviste ishte mjaft i kufizuar dhe joenergjik, si të ishte i lodhur nga njëmijë-e-një punë të ndryshme e të rënda. Surroi dukej i futur thellë në fantazinë e tij, dhe ndoshta e shihte veten si president, pasi që përgjigjjet e tij ishin tepër të matura, e folura e tij ishte tepër e ngadaltë dhe më e rëndësishmja, pozicioni i tij bëhej sforcueshëm tepër i paanshëm.

Të paktën në pesë raste, përgjigjjet e z.Surroi nisën me shprehjen“Nuk e di”, për të vazhduar më pas me fjali të tjera.

Ai i doli kundër pohimeve që e shohin kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmanin, si të nënshtruar ndaj figurave më të mëdha në atë parti, Lutfi Hazirit, Agim Veliut e Isa Mustafës.

Por, në një moment të emisionit, Surroi përmendi emrin e presidentit Thaçi dhe u kthye nga fantazia e tij që e bënte ta luante rolin e presidentit të vendit. Në realitetin e ftohtë që s’merr parasysh dëshirat tona, tjetërkush qëlloi president, dhe kjo e bëri Surroin të fillonte të dilte nga “Nuk-e-di”-ja e tij.

Fjala më e rëndë e përdorur nga zoti Surroi ishte ajo e ‘cubit’. Ai e quajti gjithë pushtetin e deritashëm si “pushtet cubash”.

“Nuk mund të jesh shtet evropian nëse je shtet i cubërisë.”

Fjala cub nënkupton dikë që del nga mali, dhe kjo bën referencë në mënyrë direkte me fjalorin racist të kryeministres Ana Bërnabiq e cila para disa muajsh kishte deklaruar se “njerëzit e Kosovës edhe bukfalisht ishin të zbritur nga mali”.

Dhe pas kësaj, ai u kujtua si duket edhe për të kaluarën në UÇK të disa prej liderëve, dhe në mënyrë të hapur mohoi përpjekjen për çlirim të saj, duke thënë që “lirinë dhe shtetin na e sollën si dhuratë të huajt”.

Dalja nga ‘fantazia e ëmbël’ dhe urrejtja për disa prej liderëve të UÇK-së bëri që Surroi të harronte krejtësisht edhe sakrificën e luftëtarëve të thjeshtë të UÇK-së, të vrarët e të përdhunuarit dhe t’i mëshonte vijë mohu gjithë përpjekjes dy-dekadëshe për çlirim.

Matanë këtyre vijave të përgjithshme, Surroi foli edhe për mungesën e alternativave nga partitë që garojnë në këto zgjedhje për temat më të rëndishme që e presin vendin, përfshirë atë të dialogut dhe çështjen e Energjisë.

Ai kritikoi ashpër Haradinajn për arritjen e marrëveshjes me Contour Global, ani pse e mbështeti në disa vendime të tij. Po ashtu, z.Surroi deklaroi se kishte respekt për disa ekonomistë në Partinë Social-demokrate, që ka lidhur koalicion parazgjedhor me AAK-në./Periskopi

 

‘Q**** nënën Shaqiri’, shikoni si e shan tifozi serb Xherdan Shaqirin (Video)

Periskopi.com Sporti

Ndoshta kosovari i vetëm më i urryer për serbët për momentin është futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

Pas fitores spektakolare që dyshja shqiptare Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka ja jepen Zvicrës në Botëror në Rusi, e ku pas shënimit të golave festuan me shqiponjë, Shaqiri duket se është bërë “egjel” për serbët.

Në ndeshjen kundër Crvena Zvezdës në Anfield, Shaqiri luajti për më shumë 60 minuta.

Serbëve nuk ju lejua të fusin banera në stadium, por disa tifozë të tyre në çdo moment sa herë ka kaluar Shaqiri afër tyre e kanë sharë, madje këtë e kanë bërë në gjuhën shqipe.

Për më shumë shikojeni videon ku do ta shihni urrejtjen që kanë serbët për Shaqirit, por pavarësisht kësaj Shaqiri ka kërkuar nga Liverpool që të luaj edhe në Beograd kundër Crvena Zvezdës.