Putin pozon me qenin e Sharrit nga Kosova

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka marrë sot dhuratë nga Vuçiqi një pastor Ilir, të cilin e kanë emëruar me emrin ‘Pasha’.

Kjo dhuratë i është bërë Putinit për arsye se presidenti rus shquhet për dashurinë e tij ndaj qenve.

Këlyshi është racë e Qenit të Sharrit, dhe është vetëm tre muajsh.

Atij i janë përgatitur ndërkohë edhe dokumentacionet e nevojshme për të udhëtuar drejt Rusisë.

Kjo nuk është hera e parë që Putinit i dhurohet një qen.

Më herët gjatë një vizite në Bullgari, Putinit i është dhuruar një qen i cili ruhet nga barinjtë.

Gjithashtu presidenti rus ka marrë dhuratë edhe një qen të llojit “Akita”, nga zyrtarët e shtetit japonez.