Shpopullimi detyron Shqipërinë të kërkojë fuqi punëtore nga jashtë

Periskopi.com Lajme

“Në Shqipëri ka punë, po s’ka specialistë”. Ky slogan i përdorur shpesh nga shefi i Qeverisë Edi Rama është përsëritur edhe nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, gjatë vizitës në fabrikën e përpunimit të prodhimeve bujqësore, “Zdrava Shpk”, në Lushnjë.

Ministri Çuçi deklaroi gjithashtu se mungesa e punëtorëve në këta lloj sektorësh i frenon këto biznese që të rriten më tej dhe të shtojnë kapacitetet, dhe tha se ndoshta ka ardhur momenti që tregu i punës të hapet edhe për të huajt.

Kjo që u paralajmërua nga ministri Çuçi pak javë më parë, tashmë duket se po bëhet realitet, ku Qeveria shqiptare kërkon ta ndryshojë Ligjin nr.108/2013 “për të huajt”, shkruan sot Koha Ditore. Një projektligj i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe i asaj të Brendshme është shtruar për konsultim publik dhe parashikon, ndër të tjera, disa ndërhyrje në legjislacionin që rregullon lejen e punës për të huajt.

Në këtë kontekst, ndryshimet e propozuara në lidhje me dispozitat që rregullojnë lejen e punës së të huajve, synojnë të reduktojnë periudhën kohore që duhet për të marrë një leje pune, duke unifikuar dhe reduktuar periudhën kohore gjatë këtij procesi që krijon përsëritje të procesit dhe nuk kontribuon në arritjen e qëllimit, për të cilin është vendosur si afat.

Image