Shefja e Zyrës së BE-së kërkon krijim të shpejtë të institucioneve

Periskopi.com Lajme

Derisa nga LDK e Ambasada amerikane nuk ka detaje, është shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova ajo që sot kërkoi ndërtim të shpejt të institucioneve.

E këtë e bëri nëpërmjet një editoriali të fundvitit.

Apostolova porosi VV’së dhe LDK’së: Qytetarët kanë nevojë për institucione të reja

Periskopi.com Lajme

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova u ka dërguar mesazh të qartë partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, për formimin e institucioneve të reja.

Apostolova ka thënë se formimi i Qeverisë është i një rëndësie shumë të madhe.

Sipas saj, qytetarët e Kosovës e duan një Qeveri funksionale, ngase ata kanë nevojë për formim normal të institucioneve.

“Shfrytëzoj rastin të theksoi se formimi i qeverisë është më rëndësi shumë të madhe. Qytetarët e Kosovës dëshirojnë ta shohin një qeveri funksionale. Formim të Kuvendit dhe Qeverisë sepse qytetarët kanë nevojë ta shohin një formim normal të institucioneve”.

Apostolova më tutje ka thënë se Kosovën e presin shumë punë përpara, siç është buxheti për vitin e ardhshëm, por edhe projekte tjera të rëndësishme.

Ajo e pyetur nga gazetarët për liberalizimin e vizave, nuk deshi të jap afate, mirëpo theksoi se Kosova e ka kryer punën e saj, dhe gjithçka tani është në dorë të vendeve anëtare të BE-së.

Apostolova do të inaugurojë ndërtimin e ngrohtores së re në Gjakovë

Periskopi.com Lajme

Sot pritet të nise ndërtimi i një ngrohtoreje të re moderne me biomasë në Gjakovë.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në punimet inauguruese të këtij investimi 14 milionë eurosh të Bashkimit Evropian.

Përurimi do të bëhet në vendin e quajtur Rezinë, ku do të ndërtohet ngrohtorja e re.

Ndërtimi i ngrohtores me biomasë do të ofrojë përfitime të shumta për qytetarët.

Rreth 40% e qytetarëve të Gjakovës do të përfitojnë nga furnizimi i ngrohjes me cilësi të lartë, do të ketë më pak ndotje të ajrit me ngrohtoren e re, e cila gjithashtu do të prodhojë edhe një sasi të caktuar të energjisë elektrike.

Vetëm pak javë më parë, gjatë një vizite në Gjakovë, Apostolova kishte shprehur zhgënjimin për mos fillimin e punimeve për këtë ngrohtore duke iu kërkuar autoriteteve që të mbyllin të gjitha procedurat e parapara.

Projekti për ngrohtoren është parashikuar të funksionojë me biomasë, duke përdorur mbeturinat bujqësore dhe drusore si lëndë djegëse.

Këtë projekt Komuna e Gjakovës e kishte fituar në vitin 2015, por prej atëherë nuk ka nisur ndërtimi i saj.

Apostolova: Reforma e administratës publike e dhimbshme, por e nevojshme

Periskopi.com Lajme

Nuk mund të ketë zhvillim të shoqërisë demokratike pa fuqizim të administratës publike.

Kështu ka deklaruar shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova gjatë diskutimit ‘Etika në Administratën Publike”, të organizatës FOL, me ç’rast tha se reforma e administratës publike është e dhimbshme, por e nevojshme.

“Nuk mund të ketë zhvillim të shoqërisë demokratike pa fuqizim të administratës publike. Për të ndarë pushtetet, ne duhet të dimë si është e krijuar administrata publike. Në Kosovë, nuk kishim një ligj të veçantë për ngritjen e zyrtarëve shtetërorë dhe për pagat, për të përcaktuar pagat. Buxheti shtetëror nuk ishte aq i qartë se sa kategori dhe se sa persona paguheshin… Ekziston një sfidë e madhe, sepse duhet të negociosh me qeverinë, me ministrin e MAP, ministrin e Financave se si t’i qasemi kësaj reforme. Kjo është një reformë e dhimbshme sepse siç e dimë Kosova ka një numër të zgjeruar të zyrtarëve publik”, u shpreh ajo.

Ajo ka shprehur sot shqetësimet e saj lidhur me emërimet e personave të ndryshëm në krye te agjencive për çështje pronësore. Teksa ka rikritikuar vendimin e qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave për këshilltarët e ministrave dhe zyrtarët e tjerë, pasi sipas saj, kjo ka shkaktuar destabilitet të buxhetit.

“Kemi komunikuar me zyrën e kryeministrit, sepse nga aty kanë dalë disa vendime ad-hoc që për ne kanë sjellë disa shqetësime. Ka qenë një vendim për rritjen e pagave për këshilltarët e ministrave dhe pjesën tjetër të zyrtarëve të punësuar, që erdhi nga Zyra e Kryeministrit. Për ne, ky vendim që nuk ishte i koordinuar brenda qeverisë e as me partnerët ndërkombëtar, ishte një befasi dhe u bë në momentin që kishim arritur përparim me reformën e administratës publike. Kjo ngriti shumw shqetësime, sepse nëse e shihni këtë vendim, ai destabilizoi stabilitetin financiar të buxhetit”, tha Apostolova.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se Kosova duhet të përgatitet me një reformë administrative, si në vendet evropiane. Ai u shpreh se etika në administratën publike është shtyllë qendrore e Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020, si dhe prioritet kryesore në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, teksa bëri të ditura të gjeturat e raportit për masat disiplinore në shërbimin civil gjatë vitit 2018.

“Është e rëndësishme të theksohet se vetëm shtatë institucione nuk i janë përgjigjur kërkesës së MAP-it, për informata, ndërsa 85 institucione të tjera kanë deklaruar se nuk kanë pasur raste të marrjes së masave disiplinore ndaj nëpunësve civil gjatë vitit 2018. Nga të dhënat e grumbulluara nga MAP, gjatë vitit 2018, duke përfshirë nivelin lokal dhe qendror, gjithsej ka pasur 82 raste të masave disiplinore ndaj nëpunësve civilë për shkelje të etikës dhe legjislacionit antikorrupsion. Nga 82 raste, 64 raste ishin shkelje të rënda, ndërsa 18 raste ishin shkelje të lehta”, tha ai.

Lidhur me nivelin qendror, ai tha se gjatë vitit 2018, janë 43 raste të masave disiplinore ndaj nëpunësve civilë për shkelje të etikës dhe legjislacionit antikorrupsion. Yagcilar bëri të ditur se në 33 raste janë përfshirë shkelje të rënda, ndërsa 10 raste shkelje të lehta.

Sa i përket nivelit komunal gjatë vitit 2018, ai tha se ka pasur 39 raste të masave disiplinore ndaj nëpunësve civilë për shkelje të etikës.

“Në 31 raste janë përfshirë shkelje të rënda, ndërsa 8 raste kanë pasur shkelje të lehta. Vendim për ndërprerjen e punësimit si rezultat i shkeljeve të kryera, është marrë kundër  5 nëpunësve civilë”, u shpreh ai.

Krejt në fund, Yagcilar tha se masat disiplinore më të zakonshme kanë qenë pezullimi parandalues bazuar në nenin 69 të ish-ligjit për Shërbimin civil.