Biznesi i Kosovës lider në Portin e Durrësit

Periskopi.com Lajme

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga kryetari  Agim Shahini ka vizituar Portin industrial të Durrësit, i njohur me emrin PortoRomano ku u prit nga përfaqësuesi i Korporatës Shell Kosova Lulëzim Kryeziu në Deponitë e kësaj Korporate në këtë Port.

Kryetari Shahini, tha se është tepër i kënaqur që është prezent në arritjen e anijes  JENNY  I VALLETA me të madhe në këtë Port, e gjatë 174 metra dhe e gjerë 38 metra me një sasi 36 milion litra të derivateve të naftës dhe ky sukses i atribuohet Shell Kosova.

“Ne mburremi më këtë korporatë kosovare si model i investimeve dhe deponive në këtë hapësirë që jep një siguri për qytetarët dhe konsumatorët e Kosovës dhe më gjerë se do të kemi sasi dhe kualitet të mjaftueshëm të derivateve të naftës pavarësisht situatave të krijuara edhe nga krizat e ndryshme por edhe nga Pandemia Covid 19”, tha Shahini.

Kreu i AKB-së shtoi se tradita shumëvjeçare e kësaj korporate është model në Ballkan dhe ky është sukses i të ndjerit biznesmenit të njohur global Latif Kryeziut, i cili ka trasuar një rrugë të mbarë për ju dhe mbarë Kosovën në këtë sektorë.

Lulëzim Kryeziu nga Shell Kosova, tha se vizita e AKB-së na inkurajon neve që të investojmë edhe më tutje ne tregjet mbarë shqiptare, për të ju ofruar gjithmonë sasi dhe kualitet të sigurt për të gjithë klientët tonë të cilët i falënderoj që kanë besimin në Shell Kosova.

“Investimet dhe punësimet në kompaninë tonë do të vazhdojnë edhe më tutje dhe për këtë dua ti falënderoj familjen, babin tim të ndjerë Latif Kryeziun i cili ishte motiv i familjes, stafit dhe i partnerëve në Kosovë dhe anekënd botës dhe ne jemi duke vazhduar rrugën e tij, duke i angazhuar e gjithë familjen, por edhe punëtorët të cilët po japin maximumin që Korporata jonë të arrij suksese të reja në fushën e derivateve dhe ndërtimit, hotelerisë dhe restoranteve në gjithë vendin”, tha Kryeziu.

 

Shell dhuron 27 Laptop për Shkollën fillore Faik Konica

Periskopi.com Lajme

Duke parë problemet e vazhdueshme të cilat po shkaktohen në proceset mësimore si rezultat i Covid-19 dhe pas kerkeses nga Kryetari i Keshillit drejtues te shkolles fillore Faik Konica  z.Kushtrim Demiri, Shell Kosova ju ka bashkangjitur iniciativës për të dhuruar donacion 27 Laptop nga një për secilën klasë.

 

Nëpërmjet kësaj iniciative Shell Kosova ka ndjerë obligim që ti ndihmoj mësimdhënësit e shkollës fillore Faik Konica në Prishtinë dhe t’ua lehtësoj zhvillimin e mësimit edhe në formë virtuale.

Iniciativa për donacione nuk kanë munguar as në të kaluarën nga Shell Kosova ku gjithmonë kan qenë të gatshëm për të kontribuar në projekte të ndryshme me karakter lehtesimi dhe zhvillimi për shoqerinë tonë drejt shtegtimit të tyre për sukses.

 

Shell shpërblen klientët me kartelën ClubSmart

Periskopi.com Lajme

Shell Kosova njofton të gjithë klientët se nga tani mund të pajisen me kartelën më të përhapur në botë Shell ClubSmart, ku në çdo mbushje me derivate do të përfitojnë shumë zbritje dhe oferta atraktive.

Për t’u bërë anëtarë i kartelës ClubSmart është shumë e lehtë, vizitoni pikën më të afërt Shell dhe plotësoni formularin për aplikim apo përmes ueb faqes zyrtare të Shell Kosova (https://www.kosovo.shell.com/) dhe pas aplikimit do të për fitoni zbritjen menjëherë.

Shpërbleje veten me derivatet më kualitative Shell.

Ne i vlerësojmë konsumatorët tanë!

Zbritje e madhe në Shell Kosova

Periskopi.com Lajme

Për nderë të festës së Fitër Bajramit ejani dhe përfitoni zbritje 6 cent në të gjitha pikat e Shell, si dhe përfito ekstra zbritje me kartelat e antarësisë Shell, zbritja vlen këtë vikend nga data 23 deri 25 maj.

Shell njihet për derivate e produktet kualitative dhe origjinale që ofron në çdo pikë zyrtare të saj, duke e parë situatën e krijuar kjo mundësi është ideale qe ju të kurseni edhe me shumë për veturën tuaj.

Shell Kosova ju rikujton që gjatë vizitave në pikat tona të ruani distancën e të kujdeseni për veten tuaj dhe ata që ju rrethojnë.

Përfito më shumë me kartelën më të re që ofron Shell.

Periskopi.com Lajme

Situata aktuale në vend çdo ditë e më shume po i rikthehet normales dhe rastet me COVID-19 vetëm sapo zvogëlohen, ndërsa largimi i kufizimit te lëvizjes shton edhe qarkullimin me vetura përsëri, mirëpo masat mbrojtëse duhet të respektohen strikt kundër përhapjes COVID-19.

Në Shell, përveç kualitetit me karburantet dhe produktet origjinale, klientëve tanë që të ndjehen pjesë e komunitetit dhe familjes tonë e ofrojmë edhe kartelën Shell Loyalty Card,

Kjo kartelë klientëve do ju ofrojë benefite të ndryshme dhe të veçanta në lidhje me shërbimet qe i ofrojmë ne në te gjithë rrjetin Shell.

Për t’u pajisur me kartelën Shell Loyalty, ju duhet te vizitoni piken më të afërt të shitjes dhe anëtarësimi bëhet falas menjëherë përmes formës koleget tanë do e plotësojnë ne prani te juajen.

Anëtarësohu tani dhe përfito nga zbritja në karburante me rastin e Festës së Bajramit.

Për pikën me te afërt vizitoni linkun e mëposhtëm:

https://www.kosovo.shell.com/motorists/shell-station-locator.html

Lëvizë më shumë e lëvizë edhe më lirë me Shell Loyalty Card

Sqarim nga Shell Kosova

Periskopi.com Lajme

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës dhe klientë të Shell-it

Shell është prezent në Republikën e Kosovës prej datës 14 Maj 2018 me produktet më të mira dhe më cilesore në Botë siç janë Diesel Fuelsave, Diesel V Power, Benzinë Fuelsave, Benzinë V Power, Benzinë V Power 100 Racing.

Këto ditë si rezultat i disa shkrimeve të disa portaleve te shtyer nga konkurenca, qe kane per qellim zbehjen e imazhit te kompanise sonë dhe brendit numër 1 në botë ne ndjehemi të obliguar të reagojm ndaj këtyre lajmeve të pa vërteta dhe të i informojm qytetarët dhe klientët tanë mbi cilësinë e produkteve tona Shell.

Kosova është me fat që e ka prezent Brendin Shell dhe furnizon konsumatorët me derivatet më cilësore të pasuruara me molekulat e Shell dhe tekonologjine dynaflex, te cilat si rezultat jane zhvilluar me vite të tëra nga shkencetarët inovativ të Shell gjë që i bëjnë të veçanta të gjitha produktet.

Të ju njoftojmë edhe më afër me produktet Shell është e njejtë si p.sh brendi Coca Cola e cila është formulë që vetëm ata e dijnë dhe është e mbrojtur ndërkombtarisht, por prodhohet gati në të gjitha Shtetet me formulën e njejtë si në Greqi, Bullgari, Hungari dhe të gjitha Shtetet e Evropës.

Pra konsumator edhe njëherë ju informojmë që Shell është Brendi dhe prodhuesi numër 1 në Botë ku e përpunon naftën në rafineritë e saj te teknologjisë te fundit në mbarë Botën, Prodhimi bëhet me formulën e Shell dhe pastaj pasurohet në të gjitha shtetet ku jane prezent pikat shitese zyrtare përmes teknologjise inovative Dynaflex,

Neve si kompani informojmë se do të merren masa ligjore ndaj të gjithë atyre të cilët tentojn të njollosin (keqperdorin) emrin e brendit Shell.

Edhe një rast për ta parë Formulën 1 Ferrari në Prishtinë

Periskopi.com Tech & Auto

Adhuruesit e Formulës ende e kanë rastin ta shohin Formulën 1 në Prishtinë. SHELL Kosova, që për herë të parë e solli Formulën 1 në Kosovë, me një organizim të jashtëzakonshëm që ka filluar nga data 17 korrik, ua ofron mundësinë ta shihni nga afër bolidin Ferrari edhe këtë të hënë dhe të martë.

Qytetarët do të kenë rastin që sot (të hënën) ta shohin Formulën në parkingun e Qendrës Tregtare “Royal Mall”, në Rrugën B, në Prishtinë.

Ndërsa, natën finale me Formulën 1 mund ta shijoni në qendër të Prishtinës, në Sheshin “Zahir Pajaziti”, këtë të martë.

Përveç bolidit të Ferrarit, qytetarët mund të garojnë edhe me simulatorin e formulës si dhe të fitojnë shumë dhurata.

Ky organizim nga SHELL Kosova, po realizohet me sloganin “Mbushe ndjenjën, Formula 1 Ferrari në qytetin tënd.”

Nga 17 korriku, kur edhe ka filluar ky organizim, karvani i SHELL ka vazhduar rrugën në qendrat kryesore të Kosovës, si në Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Podujevë, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, para se të përmbyllet me dy netët finale në Prishtinë.

SHELL tashmë në vazhdimësi po i furnizon vozitësit në Kosovë me derivatet dhe lubrifikantët me cilësi të lartë të SHELL-it, së bashku me një sërë produktesh tjera kualitative për të përmbushur nevojat e klientëve.