Shell Kosova për nder të ditës së pavarësisë ofron zbritje – 7 cent me 17 shkurt

Periskopi.com Lajme

Shell Kosova, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se me rastin e ditës​ së pavarësisë me datën 17 shkurt 2020 do te kenë zbritje -7 cent për të gjithë konsumatorët në të gjitha llojet e karburanteve Shell.​

​Shell Kosova është e perkushtuar që të sjellë cilësi dhe çmime sa më të volitshme për​ qytetarët e Kosovës në produktet e saj që ofron dhe jo vetëm me karburantet, por edhe në shërbimet dhe produktet tjera të kualitetit të lartë.

‘Shell’ prezantoi mbushësin e parë për vetura elektrike

Periskopi.com Lajme

Kosova i bashkëngjitet trendit botëror për teknologjinë më të avancuar për mbrojtjen e ambientit nëpërmjet furnizimit me energji të veturave elektrike.

Kompania ‘Shell Global’ sot në Prizren prezantoi pikën e parë të mbushjes elektrike ‘Shell Recharge’, në të cilën do të kenë mundësi të karikohen veturat elektrike.

Drejtori i ‘Shell’ Global’, Martin Lustenberg, tha se pika e mbushjes për vetura elektrike nga kompania ‘Shell’ po hapet për herë të parë në Kosovë. Ai u shpreh falënderues ndaj kompanisë ‘Shell Kosova” për bashkëpunimin e treguar në këtë drejtim.

“Është një nder i madh që të jem këtu sot me të gjithë kolegët e mi, jemi një ekip i cili jemi shumë ndërkombëtar jemi pothuajse 20 kombe të ndryshme që përfaqësojmë ose 50 vende që kemi zgjedhur të vijmë në takimin tonë në Kosovë dhe me të vërtetë jemi të habitur me mikpritjen …Është nder që të jem këtu që të hapim pikën e veturave elektrike për herë të parë në Kosovë dhe është vendi i parë jo vetëm në Kosovë por anekënd botës si stacioni i parë për karikim të elektrikes. Këtë po e fillojmë në ‘Shell’ pra, por gjithashtu edhe një moment të falënderojmë Al Petrolin që po e kryejnë një punë të jashtëzakonshme me brendet e Shellit me produktet dhe vajrat më cilësore”, tha Lustenberg.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se Kosova si vend në qendër të Ballkanit ka mundësi të mëdha për zhvillim ekonomik. Ai shprehu falënderim për investitorët e huaj për bashkëpunimin e treguar me shtetin e Kosovës.

“Kosova është vend i ri me popullatë të re të edukuar. Kosova është në qendër të Ballkanit me lidhje të mira me të gjitha vendet, një vend i cili ka një perspektivë të madhe për zhvillim ekonomik… Çdo investim në Kosovë është investim i mirë, i uroj investitorët e huaj, të cilit bashkëpunojnë me Kosovën e sidomos më vjen mirë që kemi prezent tani mbushësin për vetura elektrike, besoj që është e ardhmja në aspektin e mbrojtjes së ambientit dhe zhvillimit të gjelbër. Shpresoj që do të kemi shumë vetura elektrike që do ta shfrytëzojnë këtë pikë”, u shpreh Haskuka.

Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë Berat Rukiqi, tha se Kosova është një vend i vogël, por me mundësi të mëdha për zhvillimin ekonomik. Ai tha se gjithashtu se prania e teknologjisë së gjelbër në Kosovë është falë kompanisë ‘Shell’.

“Është krenari si përfaqësues i kompanive të Kosovës të jem pjesë e një ngjarje që shënon dy momente të veçanta. Momenti i parë që shënon një delegacion, nuk besoj që ka qenë ndonjë delegacion më i rëndësishëm ekonomik në vendin tonë në dekadën e fundit, një moment që ndihmon t’i promovojmë vlerat tona dhe të nxisim investime të reja, e të hapim vende pune gjë që kemi shumë nevoja. E dyta, është kjo që po ndodh shumë shpejt një shenjë e transformimit ekonomik të vendit, të kalojmë nga tradicionalja nga ajo që realisht është në përfundim të ciklit jetësor, në një cikël inovativ që mundëson në teknologji të gjelbra dhe besoj që duke qenë pika parë këtu është edhe një mesazh ku një vend i vogël me potenciale të mëdha dhe me potencial për ndryshim dhe ky ndryshim fillon me kompaninë Al Petrol me licencën e Shell”, tha Rukiq.

Ndryshe, ‘Shell’ është një nga shoqëritë më të mëdha në botë të energjisë, e cila ka punësuar mesatarisht 94.000 persona dhe ushtron veprimtarinë e saj në më shumë se 70 shtete.

 

SHELL Kosova sjell për herë të parë në Kosovë, Formula 1 Scuderia Ferrari

Periskopi.com Tech & Auto

SHELL për herë të parë në Kosovë po e sjellë Formulën 1 Ferrari me një organizim të jashtëzakonshëm që do të filloj nga data 17 korrik dhe do te zgjasë deri me 30 korrik ku karvani organizativ me shumë surpriza do të vizitoi të gjitha qytetet e Kosovës.

Qytetarët do të kenë rastin të shohin nga afër bolidin e Ferrarit, të garojnë me simulatorin e formulës si dhe të fitojnë shumë dhurata te veçanta.Ky organizim i veçantë do te realizohet me sloganin ” Mbushe ndjenjën, Formula 1 FERRARI NË QYTETIN TËND|.”

Shell Kosova, brend ky që tashmë është përqafuar nga kosovarët, po vazhdon të sjellë ekskluzivitete në vendin tonë.

Ky organizim do të zhvillohet në pompat Shell dhe Sheshet e Qyteteve.Shell tashmë në vazhdimësi po i furnizon vozitësit në Kosovë me derivatet dhe lubrifikantët me cilësi të lartë të Shell-it, së bashku me një sërë produktesh tjera kualitative për të përmbushur nevojat e klientëve. Shell është shitësi me pakicë numër një i derivateve në botë, me rreth 44,000 pika të brendit

Shell në më shumë se 156 Shtete , të cilat çdo ditë u shërbejnë më shumë se 30 milionë klientëve ne ditë . Ndërsa në Kosovë, Shell zyrtarisht ka filluar operimin vitin e kaluar

Shell dhe Marakli t’kerreve me super-organizim në Sllatinë

Periskopi.com Lajme

Grupi i famshëm i adhuruesve të veturave, “Marakli t’kerreve”, të enjten me 27 qeshor organizon një super ngjarje në Sllatinë.

Organizimi do të mbahet në Hap0ësirat e brendit numër një në botë Shell në Sllatinë duke filluar nga ora 15:30.

Aty do të ketë edhe mysafirë special dhe vetura super-luksoze.

Për informata më të detajuara më poshtë gjeni edhe ftesën e organizatporëve:

Ftesë

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në ngjarjen më të madhe të automobilizmit, të organizuar nga grupi i rrjetit social në Facebook Marakli t’kerreve! dhe atij ndërkombëtar One Life Rally. Ku këta të fundit do të vijnë, nga disa vende të ndryshme të botës.

Andaj për ju Marakli t`kerreve.! Veç muzikës, pijeve, ushqimeve, do të ketë edhe 80 super vetura që kanë çmime milionëshe si Buggati, La Ferrari, Mc Laren e shumë marka të njohura të veturave të shtrenjta.

Mysafir special do të jetë Youtuberi i njohur, Vitaly Zdorovetskiy dhe e dashura e tij Kinsley Wolanski.

Kjo ngjarje unike mbahet në hapsirat e brendit nr.1 ne Botë Shell-Sllatinë me datë 27.06.2019 ne ora 15:30.

Super veturat me super brendin Shell V-Power

Ardhja juaj do të na nderonte.

Ju faleminderit.

Konfirmohet edhe një herë se Shell operon zyrtarisht në Kosovë, fiton çmimin ‘Hero i Misionit’

Periskopi.com Lajme

Kompania më e madhe e derivateve në botë “Shell” e konfirmon edhe një herë se operon zyrtarisht në Kosovë, raporton Periskopi. 

“Shell Licensee Kosova” i është ndarë shpërblimi ‘Hero i Misionit’ nga zyrtarët dhe menaxherët global të Shell-it.

Kjo u bë në një mbrëmje Gala në Munich, pas përfundimit të Samitit, ku ishin pjesëmarrës përfaqësues nga 82 vende të botës në të cilat operon Kompania “Shell”.

Kjo ngjarje në vazhdimësi është hap drejt vazhdimit të ofrimit të shërbimeve kualitative nga Shell Licensee në Kosovë.

Edhe një herë, ky lajm e konfirmon se Shell operon edhe zyrtarisht  në vendin tonë duke i mundësuar qytetarëve nivel të ri të shërbimit me derivate dhe lubrifikante me cilësi te lartë.

Kjo Kompani kishte nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kompaninë ‘Al Petrol’, rrjeti i së cilës u riemërtua në Shell gjatë muajit prill të këtij viti.

Shell është kompania e derivateve më e madhe në botë që posedon mbi 43 000 pika në 5 kontinente, dhe me rreth 30 milion konsumatorë në ditë.

 

Shell lanson web-faqen zyrtare për Kosovë

Periskopi.com Lajme

Kompania gjigante Shell tashmë e ka lansuar  edhe web-faqen zyrtare për Kosovë.

Shell konfirmon përsëri bashkëpunimin zyrtar me Al-Petrol, ku tani lanson edhe web-faqen online të Shell Kosova, të cilen mund ta gjeni ne www.shell.com duke klikuar tek flamuri i Kosovës, ose përmes linkut direkt në www.kosovo.shell.com

Tani të gjithë qytetarët e Kosovës, mund të informohen për të dhënat e fundit, pikat e shitjes të cilat do të vendosen shume shpejtë.

 

Oda Ekonomike e Kosovës ndan mirënjohje për ‘Shell’-in

Periskopi.com Lajme

Sot më 04 korrik në ora 10:00, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ndau mirenjohje për brendin e njohur botëror Shell, për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës në përgjithësi.

Kjo mirënjohje u nda pasi Al-petrol tani Shell si një ndër brendet më të mëdha botërore arriti që për një kohë shumë të shkurtë të implementoj pikat e shitjes me standarted me të larta botërore, dhe ofrimin e derivateve më kualitative në botë, ku deri në vitin e ardhshem pritet që të implementohen total 58 pika të Shell Licensee në tërë Kosovën.

Në këtë rast Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gerxhaliu tha që bashkepunimi në mes Al Petrol dhe Shell, sjell besueshmëri për brendet tjera të mëdha që t’ia mësyjne tregut të Kosovës.

“Hapja e karburanteve Shell tregon që Kosova ka ambient dhe besueshmëri për investime , gjë që shfaqet edhe për bizneset Kosovare si AL petrol dhe z. Latif Kryeziu, që e forcon partneritetin me Shellin si një brend botëror me performance dhe kualitet të lartë .
Prania e Shellit ne Kosove do të jetë një mesazh për të gjitha brendet botërore, qoftë për Mercedesin ose brendet tjera europiane, që të vijnë në Kosovë, sepse ne vendin tonë ka ambient për të bërë biznes të mirëfillt, kjo është një dëshmi që Shelli vulos që Kosova është në Ballkanin Perëndimor, por Ballkani Perëndimor është Europë, dhe ardhmërinë e kemi te gjithë së bashku në këtë rrugëtim”

Wim Riegman, përfaqësuesi nga Shell tha qe jemi krenar që tani edhe në Kosove, ofrojmë produktet tona kualitative, dhe kjo tregon që jemi shembull i mirë për zhvillimin dhe përmirësimin e imazhit te Kosovës:
“Jemi krenar qe jemi në tregun e Kosoves, tani mund të shesim derivate kualitative qytetarëve të Kosovës, dhe të ju sellim standarte shume të larta në Shtetin e Kosovë.
Ne e kemi sjell edhe derivatin V-power, i cili ështe derivati më i mirë në botë të cilin e kemi zhvilluar së bashku me Ferrarin, një partner afatgjatë i SHELL, dhe ferrari është një shembull i mirë që tregon se besnik është Shelli me partneret e tij, dhe kjo do të jete një shembull i mirë se si do të jetë partneriteti në mes Shell dhe AL-Petrol, këtë e shohim si një hap shumë te madh për zhvillimin ekonomik të Kosovës”

Presidenti I Al-Petrol tha se me ardhjen e brendit Shell në Kosovë kemi përmiresuar imazhin e Kosovës.

“Kosova I ka hequr brengat për furnizim me derivate cilesore dhe ne mburremi me aktivitetin e Odës që është gjithmonë në përkrahjen tonë, siç është rasti sot që i ndan mirënjohjen Shellit.

Sot në Kosovë, ne e kemi një brend më të madhin në botë dhe me derivatet me superiore, duke sjellë edhe derivatin V-power.

Me ardhjen e brendit me të njohur në botë, ne kemi ndihmuar edhe zhvillimin e Kosovës, sepse kemi shume industri automobilistike të cilat kanë hezituar që të hyjnë në tregun e Kosovës për shkak se nuk ka qenë ndonjë brend i njohur, mirëpo tani i kemi hapur dyert edhe investitorëve tjerë, ku kemi dhënë edhe shembull se si brendet e mëdha botërore munden të zhvillojnë afarizëm dhe investime, pasi Kosova ka një ambient të mirefillt për zhvillime të bizneseve tha Kryeziu.