Kryetari i VV-së në Drenas: LDK mos shtini rruza n’pe, edhe ju jeni përgjegjës për gjendjen e rëndë në vend

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Vetëvendosjes në Drenas, Shemsi Elezi ka sulmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke ju thënë se janë përgjegjës për gjendjen e vështirë në vend, transmeton Periskopi.

Elezi bën thirrje që të përshpejtohet koalicioni mes tyre.

‘’LDK-ja duhet me shpejtu me koalicionin e mos me shti rruza n’pe. Sepse edhe ata janë përgjegjës për gjendjen e vështirë ekonomike e sociale sikurse të tjerët’’, ka shkruar ai në Facebook.

Ende nuk ka asnjë marrëveshje mes LDK dhe VV’së, pasi LDK po pret certifikimin e rezultateve./PERISKOPI/