Probleme me ereksionin, ja arsyet dhe rekomandimet

Periskopi.com Shëndeti

Ndërkohë që shkruaj këtë post, mendoj për gjithë ata që kanë këtë problem, të cilët do sikletosen. Sepse kur flet për impotencën apo çrregullime të ereksionit, i bie që të flasim për një anomali. Për diçka që nuk shkon në një pjesë të trupit, për një organ që nuk arrin të kryejë funksionet përkatëse.

Çrregullimi erektil është një term mjekësor dhe të gjithë e dimë se çfarë impakti kanë fjalët në mendjen dhe trurin tonë. Një anomali e vërtetë apo një çrregullim erektil ndodh kur një burrë nuk arrin të ketë penisin në ereksion ose performancën e duhur seksuale. Ndodh, kur mbas çdo tentative kemi një dështim, edhe nëse jemi vetëm edhe nëse jemi me partnerin. Kjo anomali shoqërohet me mungesë ereksioni në mëngjes dhe gjatë natës. Ky lloj shqetësimi mund të quhet patologji dhe ka nevojë për kujdes mjekësor sepse mund të jetë indikator për sëmundje të tjera si diabeti apo probleme me zemrën. Nëse ky përshkrim të përfshin, atëherë, të lutem kontrollohu apo konsultohu me mjekun e familjes, si fillim e më pas me një specialist.

Po të tjerët ? Disa nuk mund të kenë një ereksion sepse janë të lodhur ose jo në terezi. Kjo, sepse janë më të ngarkuar dhe stresuar se zakonisht apo se kanë abuzuar më alkool apo tjetër substancë. Përgjigjja është e thjeshtë, mos bëj seks nëse je me nerva ose i lodhur.
Ka dhe nga ata të cilët nuk kanë ndonjë problem fizik që shkakton mungesën e ereksionit, por kanë ndonjë problem emocional që shkakton shqetësimin në fjalë duke krijuar një cikël nga i cili dilet me vështirësi.

Për të kuptuar pse dikush mund të përjetojë një mungesë ereksioni, duhet në fillim të shpjegojmë se si funksionon trupi yt. Për ta bërë këtë do përdorim një shembull.

Një djalë me emrin Beni, ka prindër që gjatë rritjes vazhdimisht i kanë thënë se mënyra e vetme për të qenë i suksesshëm është të punojë fort, të mësoje shumë dhe të kujdeset për provimet. Mirë se vjen stres nga performanca!!

Beni rritet dhe bëhet adoloshent, periudha që përkon me seksin e parë. Ai duhet të jetë i kujdesshëm, sepse nuk duhet të dallohet që nuk ka eksperiencë, nuk duhet të dështojë, sepse të gjithë do ta marrin vesh që ai është një dështak në krevat. Për shkak të presionit dhe të mendimeve, trupi i Benit nuk bën maksimumin. Herën tjetër që do ketë marrëdhënie, Beni do t’i kërkojë vetes që të mos krijojë një lëmsh, që të ketë një ereksion dhe që kjo herë mos jetë skandaloze. E njëjta gjë ndodh përsëri, për shkak të stresit, presionit, për shkak të sikletit. Beni tashmë është pak i mërzitur më trupin e tij që e lë vazhdimisht në baltë. Por, fakti interesant është që trupi i tij, me probleme ereksioni funksionon shumë mirë. Trupi i tij po lufton.

Kur ne nuk ishim grabitqarët më të mëdhenj të zinxhirit ushqimor, në rastet kur mund të ishim ngrënë nga një tjetër kafshë, pjesa qendrore e trurit tonë, krijoi instinktin e luftës për mbijetesë ose e largimit nga sulmuesit. Kjo sjellje është një përgjigje direkte ndaj sulmit. Ka një teori që thotë që meqë me zhvillimin dhe mendjet tona janë zhvilluar, e njëjta gjë ka ndodhur me mbrojtjen, të cilën trupi ynë e ngre dhe kur rreziku nuk është jetik. Për t’u larguar nga një rrezik, ne kemi nevojë që të qarkullojë më shumë gjak në zemër dhe mushkëri. Gjaku që ndodhet në gishta apo në pjesët periferike të trupit, fillon e udhëton drejt organeve jetike. Kjo nënkupton, që penisi nuk do ketë gjak, duke parë që nuk mund te japë një kontribut gjatë arratisjes me vrap.

Stresi apo frika që ka Beni për performancën, sjell mungesën e ereksionit. Trupi i tij është në rregull dhe mundohet ta mbrojë atë, duke u kujdesur që ai të mbijetojë. Trupi po mundohet që ta mbrojë nga ato ndjenja, duke bërë që ai të evitojë, si fillim, shkakun e këtyre ndjenjave. Me pak fjalë trupi i thotë “ mos bëj seks, sepse do ndihesh shumë keq pastaj”. Një tjetër faktor që duhet marrë parasysh është që ne jemi shumë vulnerabël gjatë një aktiviteti seksual, që do të thotë që ka shumë gjasa që të marrim mbrapsh një këmbë të përtypur nga ndonjë tigër a luan.

Si mund të jetë ky post një ndihmë për Benin ? Si fillim ai duhet të kuptojë që e ka vendosur veten në një rreth vicioz. Besimi në vete, puna me veten dhe me ndonjë psikolog, do ndihmonte Benin të menaxhonte ndenjat dhe frikat. Një punë e madhe me veten do ndihmonte Benin të kuptonte që sfidën më të madhe ai e ka me besimet e rrënjosura thellë të cilat nuk e lejojnë të pranojë veten ashtu siç është.

Pa dyshim që ky është një version i thjeshtëzuar i situatës së probleme me ereksionin. Ka kaq shumë situata dhe perceptime të ndryshme, që është e pamundur t’i përfshish të gjitha në një post. Megjithatë, ajo çka dua të bëj të ditur është që problemet e ereksionit për shkaqe emotive, janë të shërueshme. Biseda me dikë mund të ndihmojë, por takimi me një profesonist, është i domosdoshëm. Mos hezitoni nga frika, trupi, sedra që të kujdeseni për veten dhe shëndetin tuaj. Trupi juaj është e vetmja gjë që ju përket dhe që do keni gjithë jetës. LOVE /Zhaklin Lakatari/Tabu Blog

Edukata seksuale për të rritur: Mite mbi seksin që të gjithë duhet të dijnë

Periskopi.com Shëndeti

Seksi është një veprim fantastik që siç ju them gjithmonë nuk mund të thjeshtohet me një formulë . Shyqyr “zotit”për këtë . Megjithatë me atë pjesë të trurit që përdorim, ne mbledhim fakte bazike- të cilat shpesh as nuk besojmë. Kjo ndodh sepse nuk jemi formuar me edukate seksuale, ose sepse informacionet që marrim nga interneti shpesh krijojnë konfuzion. Fakt është, që disa informacione janë të domosdoshme në çdo moshë. Pavarësisht progesit që është bërë në pë përhapjen dhe parandalimin e dukurive negative, ka ende shumë dizinformacion. Shpesh herë dhe për shkak të mungesës së mendimit kritik. Ndërkohë mënyra më e mirë si të kënaqemi plotësisht është të marrim informacionet e duhura. Filloni më këto që po shkruaj unë .

Nuk mund të ngelesh shtatzënë nëse je me menstruacione

Ah cikli i jetës. Ndërkohë që koha më e lehtë për të ngelur shtatzënë është gjatë ovulimit ( kur ndodh lirimi i qelizave vezë, zakonisht dy javët e para mbas ditës së parë të ciklit), pra fekondimi gjatë menstruacioneve mund të ndodhë . Nëse ke cikël të shkurtër dhe jo të rregullt, mundsitë që të kesh qeliza vezë gjatë menstruaciuoneve, janë të larta. Duke parë që një qelizë vezë mund të jetojë disa ditë ndërsa sperma pothuajse një javë, ka mundësi që këto elementë të bashkohen dhe të gjejnë terren të përbashkët edhe nëse je me menstruacione. Prezervativi ( ose kontraceptivi që ke zgjedhur) mund të të duket një zvarritje e situatuës , por s’ka pse të jetë . Nëse kërkon nga partneri yt që të vendosë prezervativin por ai refuzon, kjo është një arsye shumë e mirë për të mos vazhduar aktivitetin që je duke bërë .

Nuk mund të marrësh infeksione nga seksi oral.

Kjo nuk është e vërtetë . Ka më pak mundësi që të marrësh një infeksion nga seksi oral se sa nga ai vaginal ose anal, por jo që nuk ndodh. Është e mundur me sifilizin, gonorrean, klamidian apo herpesin. Ky rrezik mund të zvogëlohet me përdorimin e prezervativit apo prezervativit oral. Me thënë të drejtën as unë nuk e kam përdorur kurrë prezervativin oral, por rritja e infeksioneve duhet të na vetëdijësojë rreth rreziqeve që hasim. Do thoni ju, në fund të ditës ka një rrezik në çdo gjë që bëjmë, dhe kur dalim në mëngjës nga shtëpia. E drejtë, në fakt vetëm ti e di se cili duhet të jetë niveli i mbrojtjes, apo ajo që të bën ty të ndihesh mirë .

Seksi anal shkakton hemorroide

Shkaku më i zakonshëm i hemorroideve përfshin tendosje të shumtë gjatë që qendrimit në WC ose në palestër, konstipacion, dhe infeksione anale. Sido që të jetë kauza, rezultati është i njëjtë , fryrje dhe dhimbje, sidomos kur je ulur. Seksi anal, në kundërshti me ato në të cilat besojmë , nuk shkakton hemorroide. Kjo ide është homofobe dhe është e barazflefshme më të gjitha ato bestytni që të ndalojnë masturbimin se do të rriten qime në dorë. Për sa kohë nuk dhunon, nuk përdor forcë për të imituar filmat porno, seksi anal do të duket fantastik dhe jo i dhimbshëm. Është shumë e rëndësishmë të jemi të ngadaltë , të kujdesshëm dhe me muskuj totalisht të relaksuar. Gjithashtu mos harro lubrifikant, sa me shumë lubrifikim.

Penisi mesatar është të paktën 15 cm

Një tjetër notë për pornon që përsëri krijon mite jo të vërteta. Ndonëse është e pamundur të gjësh një porno aktor me penis më të vogël se 15/ 16/ 17 apo 18 cm, sipas British Journal of Urology International, gjatësia mesatare e një penisi në ereksion është 13 cm ndërsa e një penisi në gjënjde normale është 9 cm. Studimi gjithashtu ka provuar që një penis 13 cm i gjatë përfshin 95% të kampionëve. Ça do të thotë ? Që vetem 5% kanë një penis më të gjatë se kaq.

Vagina ngushtohet apo zgjerohet në varësi të marrëdhënieve seksuale.

Miti i vaginës që ngushtohet dhe zgjerohet, është i zakonshëm si ai i penisit. Vagina është muskul që mund të zgjerohet dhe kontraktohet sikur të jetë llastik. Kur ajo është e eksituar, muret zgjerohen duke e bërë pentrimin më të lehtë . Nga ana tjetër, nëse jemi në siklet apo parehati, muret kontaktohen duke e bërë më të vështirë penetrimin. Mendimi i vaginës së gjerë është një shpikje për të etiketuar gratë . Fakti është që nuk ka rëndësi se me kë dhe sa herë e bën. Gjatë jetës, do të ndryshojë partneri, forma e tij, do ndyshosh ti nga lindja.Por, seksi me penetrim, nuk ka aftesi ndryshimin e formës së vaginës.

Edukatë seksuale për të gjithë./Zhaklin Lakatari/Tabu Blog

Gjithçka rreth sterilitetit te burrat

Periskopi.com Shëndeti

Çfarë është steriliteti ?

Papjelloria përcaktohet si paaftësi për të ngjizur një fëmijë pas një viti jete seksuale të pambrojtur. Papjellori nuk do të thotë që nuk do të kesh kurrë mundësi të bëhesh më fëmijë, por që për disa arsye, do e kesh më të vështirë se shumica. Papjelloria shkaktohet nga shumë faktorë, ose thjeshtë nga sistemet riprodhuese të TE TE DYJA PALËVE të cilat nuk bashkëveprojnë më dëshirën e çiftit. Nëse ti dhe partneri mundoheni të keni një fëmijë prej më shumë se një viti, pa sukses, atëherë është shumë e rëndësishmë QË TË DY JU, të vizitoni sistemin tuaj riprodhues. Në shoqëritë patriarkale, ku mungon informacioni, është shumë e zakoshme, që të fajësohet gruaja për situata të tilla. Shpesh herë biles ndaj saj ushtrohet dhune, sidomos në ato zona ku ajo trajtohet si mbartëse apo si shërbëtore e shtëpisë. E pra, hapni veshët dhe sytë, dhe burrat mund të jenë të shterpë.

Faktorët e infertilitetit te burrat

Ndoshta të ka ndodhur që ke dëgjuar djem apo burra që kanë bërë batuta të ndryshme mbi pamundësinë për të patur fëmijë, pasi kanë pësuar një goditje në testikuj ( bole). Kjo mund të jetë një arsye apo faktor që ndikon në infertilitet. Goditje të vazhdueshme dhe të përsërituta në testikuj mund të ndërhyjnë në prodhimin e spermës dhe padyshim që për të patur fëmijë duhet një spermë e shëndetshme. Të tjerë faktorë që mund të ndërhyjnë në cilësinë e spermës janë pijet alkolike, duhani, drogat, mbipesha, ekspozimi ndaj metaleve të rënda, kimikatet, rrezet x, kanceri dhe trajtimet kundër tij, stresi, medikamente, probleme me hormone por dhe infeksionet seksuale. Problematikat e cilësisë së spermës nuk janë të vetmet që çojnë drejt infertilitetit: sasia e spermës që ejakulohet ( derdhet) ka gjithashtu rëndësi. Një sasi sperme e ejakuluar përmban të paktën 39 milionë spermatozoidë. Kështu që nëse ke probleme me ngjizjen duhet patjetër të kontrollosh sasinë dhe cilësinë e spermës.

Të tjerë faktorë që mund të ndërhyjnë në cilësinë e spermës janë pijet alkolike, duhani, drogat, mbipesha, ekspozimi ndaj metaleve të rënda, kimikatet, rrezet x, kanceri dhe trajtimet kundër tij, stresi, medikamente, probleme me hormone por dhe infeksionet seksuale. Problematikat e cilësisë së spermës nuk janë të vetmet që çojnë drejt infertilitetit: sasia e spermës që ejakulohet ( derdhet) ka gjithashtu rëndësi. Një sasi sperme e ejakuluar përmban të paktën 39 milionë spermatozoidë. Kështu që nëse ke probleme me ngjizjen duhet patjetër të kontrollosh sasinë dhe cilësinë e spermës.

Arsyeja që ndikon në cilësinë e spermës mundet gjithashtu të ndikojë në sasinë e saj. Megjithatë ka faktorë të tjerë që nuk ndikojnë vetëm në sasinë e spermës që prodhohet por dhe në sasinë e asaj që ejakulohet. Nëse ke probleme seksuale që ndërhyjnë me aftësinë tënde në ejakulim, kjo do të thotë që ke dhe më pak sasi sperme që udhëton drejt mitrës. Ekziston dhe mundësia e ejakulimit prapavajtës, kur sperma nuk del nga trupi si zakonisht, por zhvendoset në fshikëzën e urinës. Kjo nuk është e dëmshme por nuk ju lejon që të lini shtatzënë dikë. Megjithatë ka trajtime dhe për këtë situatë, e cila mund të vijë si rezultat i ndonje operacioni, medikamenti apo dëmtimi nervor.

Trajtime për infertilitetin te burrat

Disa shkaqe të infertilitetit të burrat mund të përmirësohen duke rregulluar stilin e jëtes. Ushqim i shëndetshmë, aktivitet fizik, gjumë i rehatshëm, abstinencë në alkol dhe droga, reduktim i stresit, dhe një jetë e shëndetshme në përgjithësi, ndihmojnë në një prodhim më cilësor të spermës. Duhet të mundoheni të evitoni goditje apo temperatura shumë të larta në testikuj ( bole), mbathje të ngushta apo telefona celular. Të gjitha këto e ngrejnë shumë temperaturen në zonën e testikujve, por në një mënyrë të dëmshme. Evitoni kontaktin me kimikate, metale të rënda, rrezatime dhe substanca të dëmshme dhe toksike. Testohuni rregullisht sidomos për sëmundje seksualisht të trasmetueshme, apo për çdo infeksion apo shqetësim që keni apo merrni. Kini parasysh që infertiliteti mund të jetë dhe pasojë e ndonjë efekti anësor i ndonjë ilaçi, operacioni apo sëmundje që keni. Nëse jeni të shqetësuar për të ardhmen mund të ngrini spermën në një bankë sperme.

Nëse tashmë jeni jo pjellorë, dhe dëshironi fëmijë, kini parasysh që disa shkaqe janë të rekuperushme. Megjithatë nëse keni ndonjë çështje më të vështirë, ju mund të bisedoni me mjekun tuaj rreth fekondimit in vitro i cili mund të ndihmojë çiftet jopjellore të kenë një fëmijë më ndihmë të vogël mjekësore./Zhaklin Lakatari/Tabu Blog