Shërbimet e varrimit Komunës së Drenasit i kushtojnë 52 mijë euro

Periskopi.com Lajme

Komuna e Drenasit ka nënshkruar një kontratë prej 52 mijë eurove për shërbimet e varrimit.

Ky çmim do të jetë për 12 muaj të këtij viti.

Sipas përshkrimit të saj,kontrata ka hyrë në fuqi me 1 janar dhe përfundon me 31 dhjetor të këtij viti.

Shërbimi i varrimit për  një kufomë do të jetë 170 euro, shkruan Indeksonline.

Palët në marrëveshje janë Komuna e Drenasit dhe Këshilli i Bashkësisë Islame.