Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve në Shqipëri shënuan rritje

Periskopi.com Lajme

Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve shënuan një rritje prej 5.2% në terma vjetorë, citon raporti i publikuar sot nga Banka e Shqipërisë “Mbi zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë tremujori i parë 2019”.

Kontributi lidhet tërësisht me dinamikën e eksportit të shërbimeve, i cili u zgjerua me 8.5%, krahasuar me një vit më parë. Në këtë rast, ndikimet lidhen me kategorinë e “shërbimeve të përpunimit të inputeve fizike” dhe “shërbimet e tjera”.

Sipas BSH-së, ndikime pozitive kanë ardhur edhe nga eksporti i “shërbimeve të udhëtimit”, i cili u rrit me 5.1%, krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër, eksporti i mallrave u zvogëlua me 4.0% në terma vjetorë, ndikuar më së shumti nga pakësimi i ndjeshëm i eksportit të energjisë elektrike.

Përsa i përket importit të mallrave dhe shërbimeve, ato u zgjeruan me 7,4% në terma vjetorë. Deficiti tregtar në mallra dha ndikimin kryesor, duke u zgjeruar me 13.0%, ndërkohë që suficiti i shërbimeve ndikoi në kah të kundërt, pasi u zgjerua me rreth 13.5% krahasuar me një vit më parë, bën të ditur BSH-ja.

 

Tragjedi në një liqen: Përmbyset barka, humbin jetën 11 persona

Periskopi.com Lajme

Të paktën 11 turistë, përfshirë fëmijë kanë vdekur dhe pesë raportohet si të humbur pasi një barkë me 31 persona është përmbysur dje në një liqen të Shteteve të Bashkuara.

Imazhet dramatike shfaqin barkën e cila lëvizë nëpërmjet valëve masive në një liqen në jug të Missourit. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Shtatë persona janë dërguar në spital, u tha gazetarëve sherifi Doug Rader.

Tragjedia ishte përshkruar nga shërbimet emergjente si një “incident masiv i shkaktuar”.

“Aty kishte një erë të fortë. Problemet u krijuan si pasojë e erës”, tha Rader. “Ata ishin duke u kthyer për në tokat e tyre. Gjendeshin dy barka. E para u përmbys. E dyta shpëtoi”./Periskopi/

Video:

https://www.thesun.co.uk/news/worldnews/6823609/table-rock-lake-duck-boat-crash-eleven-dead-tourist/

 

Përkundër protestës së Postës, Telekomi i Kosovës nuk i ndalë shërbimet

Periskopi.com Lajme

Telekomi i Kosovës njofton të gjithë konsumatorët e saj se përkundër grevës së Sindikatës së Postës së Kosovës, të gjitha pikat e shitjes në gjithë territorin e Kosovës, edhe përkundër vështirësive është duke ofruar shitje dhe shërbime.

Telekomi i Kosovës poashtu kërkon mirëkuptim nga konsumatorët për gjendjen e krijuar dhe në të njëjtën kohë bën me dije se pikat e shitjes do të punojnë pandërprerë, në mënyrë që të ketë qasje dhe mundësi për të gjithë konsumatorët për të kryer shërbimet e nevojshme.

Telekomi i Kosovoës sqaron edhe një herë opinionin publik dhe të gjithë konsumatorët e saj se vazhdon punën si gjithnjë dhe konfuzioni i krijuar se sot nuk ofron shërbime, është i pasaktë, për arsye se çdo pikë e shitjes në tërë Kosovën është e hapur dhe në dispozicion të çdo qytetari.