17 të shëruar e veç nëntë raste me koronavirus sot në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia sapo ka njoftuar se sot janë shëruar 17 persona nga koronavirusi, ndërsa vetëm 89 nëntë raste kanë dalë pozitivë, transmeton Periskopi.

Ja njoftimi i plotë:

Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët.

Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët.
Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin!

Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët!

Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!