Filozofi i VV-së për takimin Sveçla-Gjuriq: Do të jemi më shpesh në këto tryeza

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Elvis Hoxha, po e arsyeton takimin e bashkëpartiakut të tij, Xhelal Sveçlës, me Marko Gjuriqin. Ai po thotë se anëtarët e partisë së tij as nuk shiten, as nuk dorëzohen.

Hoxha ka shkruar në Facebook se në fotografinë e publikuar, përveç Sveçlës aty ishin edhe Arban Abrashi i LDK’së dhe Ardian Gjini i AAK’së.

Në shkrimin e tij, ai shton se përfaqësuesit e VV’së do të jenë gjithnjë e më shumë nëpër tryeza të tilla.

“Qarkulloi një foto ku Xhelal Sveçla shfaqet ngjitur me Gjuriçin. Ngjitur me Sveçlën, por me shpinë është Arban Abrashi, jashtë fotos por ngjitur me të është Ardian Gjini, mes Xhelal Sveçlës dhe Gjuriçit është një prej drejtorëve të CIG-ut, i cili ngrihet e ulet shpesh. Personi me syze është drejtuesi i CIG-ut. Natyrisht që foto manipulon. Natyrisht që përfaqësues të Lëvizjes do të jenë gjithnjë e më shumë në këto tryeza”, ka shkruar Hoxha.

Ai shton se VV’ja nuk i ka merak pazaret dhe nuk kanë komplekse inferioriteti, pasi sipas tij kjo parti as nuk shitet, as nuk dorëzohet.

“Natyrisht që ne do të shqetësohemi me njerëzit që do të shohim përballë. Çështja është se sa të bindur jemi në atë që kemi si qëllim. Më vjen mirë, për sa më takon, për kërkesën e lartë morale dhe politike që kanë qytetarët ndaj Lëvizjes. Kërkesa të tilla nuk i kanë patur më parë. Ne nuk kemi as merak pazaresh e as kompleks inferioriteti. Ne as nuk shitemi e as nuk dorëzohemi. Ajo që më shqetëson është kur njerëz që kanë votuar tradhtarët dhe kolaboracionistët vijnë e të bëjnë patriotizëm”, shkruan ai.

Mërgimtari dhuron 1.5 milion euro për shqiptarët në emision live

Periskopi.com Lajme

Po vazhdon solidarizimi me banorët e prekur nga tërmeti i së martës në Shqipëri, ku mbetën te vdekur 52 persona, derisa afër 1000 të tjerë u lënduan.

Shumë shqiptar anembanë  botës, por dhe shtete fqinje kanë ndarë shuma të mëdha parash për ata qytetarë që u dëmtuan dhe mbeten pa kulm mbi kokë.

Një ndihmë të madhe me thirrjet e tij ka dhënë edhe humanisti, Elvis Naçi, përcjellë Indeksonline.

Ai mbrëmë në një emision live, së bashku me Sidrit Bejlerin dhe Gold Ag, priten telefonata nga bashkatdhetarë të cilët si gjithmonë hapën zemrën për popullin e tyre.

Ndërsa, emocionuese ishte pikërisht telefonata e fundit, kur një mërgimtar tha se ka vendosur të ndërtojë 4 pallate, të cilat prekin shifrën e mbi 1.5 milionë euro.

Elvis Naçi duke falënderuar atë, tha se “Një gëzim i paparë po mbretëron në studio, teksa njerëzit e pranishëm kanë nisur të qajnë nga gëzimi dhe vepra e mërgimtarit”.

Rita Ora e mbajti fjalën, nis rindërtimi i shtëpisë për familjen Sala në Shqipëri

Periskopi.com Showbiz

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka bërë të ditur se ka nisur tashmë rindërtimi i shtëpisë, për të cilët përgjegjësitë financiare i ka marrë këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora.

“Rita Ora e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit goce”, ka shkruar Veliaj në facebook.

Më poshtë keni të plotë postimin e tij, bashkë me videon nga vendi ku do të rindërtohet shtëpia:

Publikohet lista e gjërave për të cilat kanë nevojë qytetarët në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Egisa Bejkollari, vullnetare nga Shqipëria ka rifreskuar listën e nevojave elementare të shqipëtarve të prekur nga tërmeti, shkruan Indeksonline.

Sipas saj, fshati Shetaj ka venë për çadra pasi që janë 30 familje në qiell të hapur.

Më poshtë mund t’i gjeni edhe numrat e kontakteve të këtyre vendeve.

Postimi i plotë:

Po publikoj listën e rifreskuar deri më sot.

Urgjente janë:

1- Vlora ka shumë nevojë për VULLNETARË. (Ushqime dhe veshje ka boll). Kontakti: Marius Seiti +355692510246 (Ina Kasimati)

2- Kamza, kontakti: Fatjon Deda 0698102400

3- Shetaj ka shumë nevojë për çadra. Janë 30 familje në qiell të hapur. Kontakti, Rustem Begaj 0696914672. Le të flasë dikush me ushtrinë dhe të dërgojë çadra në Shetaj!

4- Shkafanë: S’ka kontakt

1- Kombinati është jeshile.

2- Shijaku është jeshil

Ju kujtoj që në kufi ka një fugon Vodafone që po shpërndan numra falas dhe me ofertë për vullnetarët e Kosovës.

Faleminderit të gjithëve.

Kjo ishte epiqendra e tërmetit të fundit të fuqishëm që goditi Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fuqishëm ka goditur pak më parë Shqipërinë.

Nga raportimet e para u tha se fuqia e tërmetit ishte 4.5 ballë,.

Nga të dhënat që jipen nga Qendra Evropiane për Tërmetet, bëhet e ditur se fuqia e goditjeve ishte 4.2 ballë.

Epiqendra e tërmetit ishte 41 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 23 kilometra larg Durrësit.

50 mijë euro dhuron Estonia për Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Estonia i qëndron pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, i tha ministri i Jashtëm estonez, Urmas Reinsalu ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme estoneze.

Ai i shprehu ngushëllimet në emër të popullit estonez duke shtuar se vendi i tij do të kontribuonte me 50 000 euro.

”Estonia i qëndron pranë Shqipërisë në këto momente të vështira dhe mban zi për viktimat e fatkeqësisë. Uroj shërim të shpejtë të të plagosurve dhe fuqi punonjësve të ekipeve të shpëtimit që kanë kryer pa u lodhur operacionet e shpëtimit”, tha Reinsalu.

Ai theksoi se për mbështetjen e Shqipërisë duhej vepruar shpejt.

”Duhet ta ndihmojmë Shqipërinë që të kujdeset për të prekurit dhe që të rikthejë jetën normale”, theksoi ai.

Komandanti i FSK’së tregon se për çka kanë më shumë nevojë personat e prekur nga tërmeti

Periskopi.com Lajme

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka treguar se për çka kanë më shumë nevojë personat e prekur nga tërmeti që goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit.

“Unë bëj apel tek të gjithë qytetarët që mos të grumbullojnë ndihma ushqimore, sepse vetëm mund të prishen ato dhe nuk kanë nevojë, por ky është mesazh edhe i shtetit shqiptar, edhe i autoriteteve shqiptare, por edhe i ushtrisë shqiptare”, ka thënë ai.

“Ata kanë nevojë për strehim, kanë nevojë për tenda, kanë nevojë për batanije, kanë nevojë për krevate fushore”, ka treguar Rama në Rtv21.

“Ne e kemi nisur një kontingjent për Shqipëri me tenda, me krevate fushore, batanije, jastëk dhe nevoja tjera që i kanë”, ka bërë të ditur ai.

 

Lajm në përditësim/Kiameti në Shqipëri: Krejt çka ndodhi në 14 orët e fundit, vazhdon të rritet numri i viktimave

Periskopi.com Lajme

Numri i viktimave si pasojë e tërmeteve të cilat që nga ora 4 e mëngjesit të ditës së sotme po vazhdojnë të godasin disa nga zonat e Shqipërisë, shkruan Periskopi.

Për 16 orë, 26 tërmete kanë ndodhur, ndërsa numri i viktimave sipas medieve shqipëtare ka shkuar në 20.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë se 600 persona janë lajmëruar në spitalet e Shqipërisë si të lënduar.

Operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar në gërmadhat e ndërtesave të rrënuara nga tërmeti.

Në harkun kohor të pak minutave janë shënuar edhe dy lëkundje të tjera me magnitudë 3.1 dhe 3.4 të shkallës rihter me epiqendër Durrësin, aty ku lëkundja e fuqishme e mëngjesit shkaktoi shumë viktima, pa llogaritur edhe shumë të tjera në zonën e Thumanës.

Ndërkohë, sipas sizmiologëve lëkundjet do të vijojnë, sepse pas çdo tërmeti me fuqi të madhe goditëse ka pasgoditje, që në shumë raste mund të jenë të dëmshme, sepse ndihmojnë në shkatërrimin e ndërtesave që kanë marrë dëmtime gjatë goditjes së parë të tërmetit.

Goditja ishte rreth 5.1 ballë me një thellësi 2 km në perëndim të Maurasit. Në Shqipëri që nga mesnata janë regjistruar mbi 20 tërmete, ndërsa më i fuqishmi ka qenë ai rreth orës 4:00 të mëngjesit, me 6.3 ballë.

Rreth orës 14:05 minuta po ashtu ishte një goditje tjetër e fuqishme e tërmetit në Shqipëri duke krijuar panik të madhe dhe njerëzit ende po qëndrojnë jashtë banesave të tyre.

Goditja ishte rreth 5.1 ballë me një thellësi 2 km në perëndim të Maurasit. Në Shqipëri që nga mesnata janë regjistruar mbi 26 tërmete, ndërsa më i fuqishmi ka qenë ai rreth orës 4:00 të mëngjesit, me 6.3 ballë.

Në Thumane po vazhdojnë kërkimet e disa banorëve të cilët kanë mbetur në gërmadha nga ndërtesat e shembura. Shumë banorë të cilët kanë shpëtuar janë të shqetësuar dhe brengosur për fatin familjarëve të tyre të cilët ende nuk janë gjetur.

Ministria e Financave të Kosovës i ka propozuar Qeverisë që të ndajë si shumë fillestare 500 mijë euro për ndihmë për Shqipërinë pas goditjes nga tërmetet në mëngjesin e sotëm.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se është thellësisht i prekur nga tragjedia në Shqipëri, ndërsa edhe ndihma të shumta private tashmë janë nisur për në vendin e tragjedisë.

NATO-ja në profilin e saj të verifikuar në Tëitter ka shkruar se flamuri i Shqipërisë dhe ai i Francës janë ulur në gjysmështizë pas tërmetit në të parin dhe ushtarëve të rënë francezë në Mali, shkruan Periskopi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të mërkurën, 27 nëntor 2019, ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri. /PERISKOPI

Aktori i njohur turk i pikëlluar nga tragjedia: Me ty Shqipëri

Periskopi.com Showbiz

Aktori turk, Tolgahan Sayışman i njohur te shqiptarët si ”Çënari” ka përkrahur shqiptarët për fatkeqësin natyrore që ka ndodhur sot në oret e hershme të mëngjesit në Shqipëri.

“Me ty Shqipëri” shkruan në fotografinë që ai ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, shkruan rtv21.tv

Deri tani raportohet për 15 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar nga tërmeti që ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në Shqipëri me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë.

Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia.

Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 15 persona në Shqipëri nga ky tërmet.

Ndryshe, edhe Almeda gruaja e tij e cila ka prejardhje shqiptare ka përkrahur banorët e Shqipërisë me anë t një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

 

Ka filluar shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka bërë të ditur se në 90 KZAZ janë duke shpërndarë materialet zgjedhore drejt 5417 qendrave të votimit, sa janë në te gjithë Shqipërinë.

Zëdhënësja Drilona Hoxhaj ka bërë të ditur se procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 komisione të zonave të administrimit zgjedhore, ndërkohë të gjithë KZAZ-të tjera janë drejt përfundimit të këtij procesi.

“Përjashtim bën KZAZ nr 6, bashkia Vau i Dejës ku për shkaqe tashmë të njohura materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme, çka diktoi vonesën në nisjen e procesit të shpërndarjes së bazës materiale për 53 Qendra të Votimit qe ka kjo KZAZ. Ndërkohë në Qarkun Shkodër rezulton që rreth 50 përqind e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritetet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respektim të ligjit”, tha ajo.

Ajo tha se në bazë të neneve 248, 325 të Kodit Penal, këto veprime konsiderohem vepër penale, “shpërdorim detyre dhe pengim i subjekteve zgjedhore”.

Ajo bëri të ditur se KQZ me vendim ka autorizuar ndryshimin e disa vendndodhjeve të qendrave të votimit. Siç tha ajo, ky ndryshim ishte i detyrueshëm për te garantuar, që çdo qendër votimi ditën e nesërme do të jetë e hapur për zgjedhësit shqiptar