Aksident në Prishtinë, tre persona të lënduar

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutave në fshatin Shkabaj të Prishtinës, lëndime kanë pësuar tre persona.

Policia sqaroi se një veturë ka shkaktuar vetëaksident, gjatë lëvizjes ka dalë në shiritin e kundërt duke goditur barrierat e rrugës.

“Në fshatin Shkabaj të Prishtinës ka ndodhur një vetëaksident trafiku, një veturë ka goditur barrierat ndarëse të rrugës dhe e njejta është kthyer në drejtimin e kahjes së kundërt të lëvizjës. Në këtë vetaksident kanë marrë lëndime tre persona”, tha Bajram Krasniqi nga zyra për informim në PK.

Shtoi se policia dhe emergjenca kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Policia po bën apel për kujdes në komunikacion. Madje për shkak të motit janë shtuar patrullat policore nëpër rrugë të ndryshme të Kosovës.

 

 

​Fshati Shkabaj edhe sot mbetet pa ujë të pijshëm

Periskopi.com Lajme

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina”, sh.a. ka njoftuar konsumatorët e fshatit Shkabaj se duke filluar nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme sërish mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas kompanisë, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është rrëshqitja e dheut mbi gypin e ujësjellësit nga një Investitor i cili është duke u marrë me ndërtime të larta të banesave.

“Në këtë rast, investitori në fjalë duhet të jetë i obliguar nga komuna e Prishtinës që të bëjë sanimin e defektit dhe të jetë në shërbim të qytetarëve në mënyrë që sa më shpejtë t’u rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm. Pavarësisht dëmtimeve të tilla, meqë ujësjellësi u ka bërë disa herë thirrje publike investitorëve që të jenë më të kujdesshëm gjatë realizimit të projekteve të tyre ndërtimore, ekipet e ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe të përgatitur mirë që të ndihmojnë në sanimin e defektit në fjalë.

Shembja e dheut mbi gypin e ujësjellësit është në rrugën “Gjergj Balsha” në lagjen Arbëria , në Prishtinë.