Shkarkimi i konsujve, njohësit: Veprimet të ndërmerren në bazë të analizave

Periskopi.com Lajme

Shkarkimi i 14 konsujve të Kosovës nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca po shihet si pozitive për diplomacinë kosovare, por në anën tjetër po kërkohet që këto vendime të jenë të bazuara në analiza që tregojnë se ku ka pasur shkelje ligjore dhe procedurale. Njohësit po vlerësojnë se në politikën e jashtme të Kosovës nevojitet një reformë e thellë.

Instituti Demokratik i Kosovës, ndonëse e përshëndet vendimin e Konjufcës për shkarkimin e 14 konsujve të Kosovës, vlerëson se një vendim i tillë duhet të bazohet në një analizë e cila tregon se ku janë bërë shkeljet.

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftari , deklaroi se shkarkimi i i konsujve mund të jetë legjitim dhe populist dhe shkarkimet duhet të vazhdojnë në rast se vlerësohet se ka shkelje ligjore dhe të procedurave.

Miftari thotë se në institucionet e Kosovës duhet të kthehet ligjshmëria dhe legjitimitet dhe të mos përsëritën situata kur personat e afërt të partive në pushtet caktohen si konsuj e ambasadorë të Kosovës.

“Vendimet e fundit të ministrit Konjufca nëse të njëjta kanë bazë ligjore, nëse të njëjtat kanë kthyer ligjshmërinë në Ministrinë e Punëve të Jashtme sigurisht që duhet përshëndetur dhe duhet vazhduar edhe në rastet e tjera kur i njëjti mund të vlerësojë se ka pasur shkelje të ligjit, shkelje të procedurave. Ne si IKD mendojmë se zotëri Konjufca para marrjes së vendimit do të duhej të bënte një analizë më të thukët, një analizë e cila dëshmon procesin se këta konsuj janë dërguar nëpër shtete të ndryshme të botës…Nuk mundet as zotëri Konjufca e as kjo qeveri që me vendime apo komunikata se 14 konsuj i shkarkuan të na bindin ne se vendimi ka qenë i lig jshëm. Vendimi mund të jetë legjitim, mund të jetë populist, mund të jetë i mirë. Si qytetar i këtij vendi e përshëndes thjesht është i duhuri, por si jurist kam rezerva se i njëjti duhet të na bind se ky vendim është marr përmes një analize dhe na tregon se ku ka pasur shkelje. Ky vendim nuk duhet të jetë vendimi i parë por duhet vendimi cili duhet t’u paraprijë edhe vendimeve të tjera, analiza të tjera, vlerësimeve të tjera se çka ka ndodhur në Ministrinë e Jashtme viteve të fundit, e veçanërisht çka ka ndodhur nga koha kur qeveria Haradinaj ka qenë në dorëheqje”, tha Miftari për KosovaPress.

E profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti tha se shërbimi diplomatik i Kosovës ka nevojë për reformë dhe ristrukturim të thellë.

Sipas tij, personat që do të emërohen në këto pozita duhet të jenë meritor dhe jo të partive që janë në pushtet.

“Ky vendim ose pesha e këtij vendimi do varet nga dy veprime të cilat duhet të pasojnë në vijim. E para është vazhdimi i procesit të reformës në kuptimin e spastrimit të shërbimit tonë të jashtëm dhe reformës po e them sepse është evident dhe është i qartë fakti që secila klasë politike që ka qeverisur me vendin nëpër periudha të caktuara shërbimin tonë të jashtëm e ka pasur pothuajse si adresë për rehabilitimin e militantëve të caktuar politikë, dhe këtu po e them subjektet politike pa përjashtim hiq Vetëvendosjen. […] Shkarkimi i fundit i konsujve mendoj që ka kuptim dhe ka sens plotësisht nëse vazhdohet me spastrime të tjera në kuptimin e ndërtimit apo konsolidimit të një shërbimi çfarë vërtetë presim ta shohim. Dhe e dyta është fakti se të shohim se kush do emërohet ose nga kush tash e tutje do përbëhet shërbimi ynë i jashtëm nëse vërtet ministri i Punëve të Jashtme do të instalojë një shërbim të jashtëm që bazohet në parimin e meritokracisë apo mos eventualisht po flasim për heqjen e një klase dhe vendosjen e një klase tjetër politike”, tha Hoti.

Ndërsa, Artan Demhasaj nga organizata Çohu deklaroi për Kosovapress se duhet të rishikohet procesi i përzgjedhjes së konsujve dhe ambasadorëve të Kosovës në vendet që Kosova ka marrëdhënie bilaterale.

Sipas tij, shkarkimi i djeshëm i 14 konsujve ka qenë i nevojshëm pasi që emërimi i tyre është bërë në kohën kur qeveria ka qenë në detyrë dhe nuk ka pasur legjitimitet për veprime të tilla.

“Mendoj se vendimi i tillë është pozitiv për faktin se nuk është dashur të merret ai vendim nga qeveria e kaluar kur ka qenë në dorëheqje të emërojë këta. Kështu që shkarkimi i t yre ka qenë brenda konturave ligjore dhe ka qenë i nevojshëm për shkak se ka qenë i kontestuar si proces dhe si vendim kur është marrë…Vazhdimisht ka pasur ngecje në çështjet e politikave të jashtme, edhe në misionet konsullore, edhe në misionet diplomatike e kjo për shkak se për njëmend në shumicën e rasteve nuk ka pasur emërim apo përzgjedhje të duhur për ambasadorë dhe konsuj. Për shkak se në masë të madhe janë emëruar ambasadorë apo konsuj njerëz të partive politike, familjarë të njerëzve me fuqi dhe me ndikim në qeverisje. Prandaj mendoj se duhet të bëhet një rishikim i të gjitha këtyre që të shihet se aty ku ka ndodhur një emërim pa meritë, dhe pa përgatitje të duhur profesionale duhet të rishikohet një proces sepse diplomacia është një proces i cili në një mënyrë apo tjetër e forcon sovranitetin e shtetit jashtë Kosovës”, theksoi ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ministri i Punëve të Jashtm e dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë vendim për Shfuqizimin e Vendimeve të Kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 te Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. Ku në bazë të këtij vendimi janë shkarkuar 14 konsuj të Kosovës.

Emrat e tyre janë:

Xheraldina Rexhepi – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri

Festim Lushtaku – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri. Ky i fundit është nip i ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut.

Kadri Balaj – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi

Henor Pakashtica – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari

Xhavit Gerbeshi – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani

Ngadhnjim Makolli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi

Ramiz Ismajli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA

Ismet Hajdini – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki

Modesta Imeri – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ëashington/Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Eshref Haxhiu – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar

Kadri Gërvalla – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart/Gjermani

Lutfi Bilalli – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt