Tag: shkelje te renda

Suspendohen dy policë për shkelje të rënda disiplinore
25 July 2019, 17:01
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot (25.07.2019) janë suspenduar përkohësisht nga puna për 48 orë, dy zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës.
Suspendimi ka ndodhur për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer shkelje të renda disiplinore, pa përjashtuar edhe shkeljet penale andaj lënda e kompletuar është dërguar në Inspektoratin Policor të Kosovës.