Krasniqi ia numëron Albin Kurtit shkeljet brenda një dite: Transformim se jo mahi

Periskopi.com Lajme

Frashër Krasniqi, ish partiaku i Albin Kurtit, tash pjesë e PSD’së, ka gjetur kohë të kritikojë kryeministrit e Kosovës, Albin Kurtin duke ia numëruar disa shkelje të ditëve të fundit, duke i quajtur transformime të Kurtit.

Krasniqi, ka theksuar tepihun mbi 3500 euroëve, punësimin e familjarëve dhe ka shkuar se ky është një transformim se jo mahi.

Ky është shkrimi i plotë:

– 5000 euro tepih për Kryeministrin,
– Punësimi i djalit të axhës së Salih Zybës si asistent ministrie,
– Xhelal Sveçla përdorë veturën zyrtare për punë private.

Bilanci i ditës i Qeverisë Kurti.
Transformim se jo mahi!

Shkeljet e rënda të sekretarit të MI-së, Betim Reçica – Largime nga puna, shantazhe, kërcënime

Periskopi.com Lajme

Që nga emërimi i Betim Reçicës, me propozim të ish- ministrit Pal Lekaj, si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, sekretari Reçica kishte filluar një fushatë hakmarrëse dhe spastrimi brenda Ministrisë së Infrastrukturës.

Koordinatori për të drejtat e njeriut, brenda Ministrisë së Infrastrukturës,  Mirdit Emini kishte evidentuar një varg shkeljesh nga ana e sekretarit të ministrisë Betim Reçica.

 

 

Indeksonline ka siguruar një komunikim të brendshëm brenda Ministrisë mes koordinatorit për të drejtat e njeriut Mirdit Emini dhe ish-ministrit Pal Lekaj.

Largime dhe pezullime nga puna, shantazhe, kërcënime ndaj stafit të administratës, punësime dhe avancime të kundërligjshme si dhe shpërblime të kundërligjshme për të dëgjueshmit dhe bashkëpunëtorët e tij duke shkelur haptazi procedurat ligjore sekretari Betim Reçica, janë disa nga shkeljet që i ka evidentuar Emini.

Të gjitha këto shkelje Mirdit Emini ja kishte radhitur ish-ministrit, Pal Lekaj në një letër që i ka dërguar më 29 nëntor të vitit të kaluar.

Ai në këtë letër ia kishte numëruar një nga një shkeljet që i kishte bërë sekretari Reçica gjatë punës së tij në Ministri.

“Ditën e parë të punës sekretari Reçica në mënyrë arbitrare e ka larguar nga puna drejtorin e prokurimit Nexhat Krasniqin. Zoti ministër ua kujtoj se pikërisht ju keni qenë që e keni kthy në punë z.Krasniqi.

Në skemën e keqpërdorimeve të sekretarit të përgjithshëm, Betim Reçica, janë prezente edhe avancimet dhe punësimet e kundërligjshme. Me të marrë detyrën, sekretari Reçica vartësin e vet, Zymer Abdullahu, e emëron shef të kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm, pozitë e cila nuk është paraparë në kategorinë e pozitave shtetërore. Emërimi është bërë njëanshëm dhe pa konkurs dhe procedura të tjera të parapara për avancim.

Në pozitën e udhëheqësit të divizionit për integrimeve evropiane emërohet Arbër Zhitia, nga pozita asistent administrative. Kurse, pa asnjë arsyetim anulohet konkurset për avancim të cilat kanë qenë të shpallura.

Sekretari i përgjithshëm pa i përfillur procedura transferon në pozitën drejtorin e prokurorimit.

Reçica emëron Bedri Shabanin nga pozita asistent administrative në pozitën drejtor i Departamentit për Patentë Shofer.

Më vonë në këtë pozitë emërohet Besim Tahiri, i cili ka aktakuzë të konfirmuar dhe ndaj të njëjtit janë duke u zhvilluar seanca gjyqësore. “

Këto janë vetëm disa nga shkeljet që i ka evidentuar Koordinatori për të drejtat e njeriut pranë ministrisë së infrastrukturës në letrën që ja ka drejtuar ministrit Lekaj.

Në letër figurojnë edhe emrat e shumë personave të punësuar dhe avancuar pa konkurs si dhe degradime nga pozitat udhëheqëse të disa personave në shenjë hakmarrje dhe shantazhi më poshtë e keni letrën e plotë të Koordinatorit për të drejtat e njeriut Mirdit Emini drejtuar ish-Ministrit Lekaj.

Më 13 dhjetor ish-ministri Lekaj i kishte kthyer përgjigje Mirdit Eminit.

Në atë letër ai kishte ironizuar me z.Emini duke i thënë “Që në fillim më duhet të potencoj faktin që adresimi i letrës për të shprehur shqetësimet tregon fuqishëm besimin tek autoriteti I ministrisë për të mbrojtur interesin publik edhe në këtë periudhë kur mandati i qeverisë dhe i imi si ministër është në fazën tranzitore.”

Megjithë shkeljet që kishte evidentuar Mirdit Emini në letrën e tij, z.Lekaj nuk i ishte përgjigjur konkretisht për rastet ai ishte arsyetuar duke u thirrur në auditimin e brendshëm që i është bërë ministrisë nga ana e Auditorit dhe se nuk ka gjetur shkelje të tilla.

Më poshtë mund të lexoni letrën e ish ministrit Pal Lekaj drejtuar koordinatorit të të drejtave të njeriut z.Mirdit Emini.

Vazhdojnë shkeljet e procesit zgjedhor, qytetarëve u dërgohen SMS për ta votuar Listën Serbe

Periskopi.com Lajme

Në ditën kur po zhvillohen zgjedhjet nacionale në Kosovë, po raportohen ndërhyrje në proces zgjedhor dhe shkelje të ndryshme, veçmas në komunat me shumicë serbe.

Qytetarë të ndryshëm kanë raportuar se kanë pranuar mesazhe përmes telefonit që të votohet “Lista serbe”.

“Serbia bën thirrje të japësh votën tënde. Votoni Listën Serbe numër 135”, thuhet në tekstin e mesazhit, të dërguar në telefonat e qytetarëve, raporton RTV Dukagjini.

Deputetët njoftojnë Prokurorinë për shkeljet e kolegjeve private

Periskopi.com Lajme

Komisioni për Arsim e ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit në lidhje me shkeljet e kolegjeve private, të cilat i ka evidentuar Qendra Kombëtare për njohjen e diplomave (NARIC) në një raport të hartuar vitin e kaluar.

Sipas këtij raporti, disa kolegje nuk i kanë dorëzuar me kohë në Ministrinë e Arsimit kopjet e librave amzë ashtu siç parashihet me ligj, shkruan sot Koha Ditore. Problem tjetër i evidentuar në raport është mospërputhja e kopjes së librit amzë me listat e dorëzuara elektronike.

Po ashtu, sipas raportit, një pjesë e librave amzë s’kanë qenë fare të mbyllura me nënshkrim dhe vulë. Si pasojë e këtyre problemeve, një pjesë e studentëve të institucioneve private mund të kenë problem me validitetin e diplomave.

“Listat elektronike me kopjen e librave amzë nuk janë identike, sepse në ato elektronike ka më pak e kur i kanë dorëzuar librat amzë ka më shumë numër të studentëve”, thuhet në raportin e NARIC-it të cilin e posedon Koha Ditore.

Në këtë listë janë 27 institucione private tek të cilat janë evidentuar probleme në lidhje me listat e studentëve të tyre.

Prokuroria e Shtetit nuk është përgjigjur që nga java e kaluar nëse kanë nisur hetime në lidhje me shkeljet e institucioneve private të arsimit të lartë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Avokati i Popullit numëron shkeljet që i bëri shteti në rastin e vrasjeve dhe vetëvrasjes në Dardani

Periskopi.com Lajme

Avokati i Popullit, ka publikuar raportin i cili ka të bëjë me detyrimet pozitive të shtetit përkitazi me mbrojtjen nga dhuna në familje për të drejtën në jetë.

Avokati i Popullit kujton se këto të drejta burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si dhe nga neni 2 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj.

Raporti, i cili u është përcjellë autoriteteve përgjegjëse, është iniciuar Ex-Officio (sipas detyrës zyrtare) nga Avokati i Popullit, me qëllim që të vlerësojë aplikimin e parimeve kryesore të detyrimeve pozitive të shtetit përkitazi me të drejtën në jetë, përkitazi me rastin e dhunës në familje të datës 22 prill 2019, në lagjen Dardania të Prishtinës, me ç’rast një burrë vrau gruan e tij, gruan e djalit e pastaj bëri vetëvrasje.

“Raporti vlerëson realizimin efektiv të të drejtave të personave/viktima të dhunës në familje në Kosovë, në raport me qasjen në kujdes dhe trajtim të kësaj kategorie të personave, duke u ndalur në veçanti tek diskriminimi, pabarazia, dështimi i autoriteteve gjegjëse në mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës në familje, si dhe detyrimet e shtetit për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Këto të drejta të garantuara me Kushtetutë dhe me instrumente ndërkombëtare, realizohen në praktikë, përmes ligjeve, politikave dhe strategjive, implementimin e të cilave e ka analizuar ky Raport, por meqenëse Raporti konstatoi se ka shkelje sa i përket përmbushjes se detyrimeve kushtetuese dhe ligjore kundrejt viktimave të dhunës në familje, si dhe detyrimeve te shtetit për të mbrojtur jetën e qytetarëve, Avokati i Popullit ka dalë me rekomandime konkrete ndaj autoriteteve gjegjëse lidhur me përmirësimin e gjendjes nga perspektiva e të drejtave të njeriut, me qëllim te ndërtimit të një sistemi në pajtim më parimet e sundimit të së drejtës”, thuhet në njoftimin për media të këtij institucioni.

Me Raport, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që t’i kompensojë familjarët e viktimave Krasniqi; Policisë së Kosovës që të mbajë regjistër të thirrjeve emergjente për rastet e recidivistëve të akteve të dhunës në familje dhe t’i japin prioritet trajtimit të këtyre rasteve; Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të nxjerrë një udhëzim, me të cilin do t’i njoftojë të gjitha institucionet shëndetësore për detyrat dhe përgjegjësitë që kanë kur përballen me raste të trajtimit të personave me çrregullime mendore, si dhe t’i obligojnë ato që të veprojnë në përputhje në bazë të Ligjit për Shëndetin Mendor, teksa ka rekomandime edhe për Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, Komunën e Prishtinës, si dhe Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave.

Raporti në fjalë në formatin e tij të plotë, u është përcjellë institucioneve relevante dhe gjithashtu e gjeni KËTU!

Valdete Daka dhe KQZ shkelën ligjin për t’ia shtyrë zgjedhjet e brendshme LDK’së (Dok)

Kaltërina Misini Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkelur afatin ligjor për mbajtjen e Kuvendit të brendshëm zgjedhor, i cili ishte paraparë të përfundonte deri më datën 31 maj të këtij viti. Kjo parti kishte kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ia shtynte Kuvendin e Përgjithshëm të LDK’së, ku pritet të votohet Shefi i ri i Partisë. KQZ ka aprovuar kërkesën e tyre, duke bërë shkelje të rregullores së punës. Ky institucion po përdor standarde të dyfishta, pasi për të njëjtat arsye kishte pezulluar dhe çregjistruar dy parti tjera politike gjatë vitit të kaluar. Periskopi mëson se kryesuesja Valdete Daka kishte vënë në agjendë të ditës kërkesën e LDK’së veç 10 minuta para nisjes së mbledhjes së datës 27 maj 2019.

Periskopi tash e tre ditë ka provuar të marrë një sqarim nga kryesuesja e KQZ’së, Valdete Daka rreth këtij vendimi, por ajo ka qenë e paqasshme, njëjtë sikurse edhe zyra e Informimit e këtij institucioni.

Megjithatë, pa dhënë ndonjë arsyetim ligjor, Daka para disa ditësh kishte  konfirmuar aprovimin e kërkesës së LDK’së për të shtyer Kuvendin.

“LDK e ka bërë kërkesën dhe i është aprovuar shtyrja e zgjedhjeve të brendshme”, kishte thënë Daka.

Rregullorja Nr 01/2013 për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike, përkatësisht neni 6.1 dhe neni 15, specifikojnë se një partie politike duhet t’i pezullohet regjistrimi nëse s’ka mbajtur zgjedhjet e brendshme brenda 4 viteve dhe të urdhërohet mbajtja e Kuvendit.

KQZ në fillim të vitit të kaluar pezulloi nga regjistri i partive politike Partinë Republikane të Kosovës(PRK) dhe Partinë Liberale të Kosovës (PLK).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ishte i mëshirshëm edhe ndaj partive me më pak nam, PRK’së dhe PLK’së. Më datën 2 mars të vitit 2018 kishte pezulluar  Partinë Republikane të Kosovës për shkak se nuk kishte  mbajtur kuvendin zgjedhor brenda 48 muajve sipa afatit ligjor. Ndërsa masë  e njëjë u mor edhe ndaj Partisë Liberale të Kosovës, pasi kjo e fundit nuk i dorëzoi të dhënat e ndryshuara vjetore në afatin e caktuar kohor.

Baraliu: KQZ nuk duhet të përdorë standarde të dyfishta dhe t’ia miratojë kërkesat partive me fuqi më të madhe politike.

Ish-kryesuesi i KQZ’së, Mazllum Baraliu ka thënë për Periskopin se detyrë e këtij institucioni është përmbarimi, performanca  dhe zbatimi i plotë i dispozitave ligjore në Kushtetutë. Sipas tij, KQZ nuk duhet të përdorë standarde e afishe të ndryshme, por t’i trajtojë të gjitha subjektet politike njësoj.

‘’’Në qoftë se përdor kritere, arshime të dyfishta për një subjekt politik dhe një subjekt tjetër, është çështje që do të duhej të diskutohej dhe të analizohej në vetë KQZ dhe në subjektet politike dhe në Kuvend, prej nga delegohen anëtarët nga spektret politike përfaqësuese në KQZ’’, ka thënë Baraliu.

Tutje ai tregon e si duhet vepruar KQZ  përderisa ka marrë një vendim të tillë ndaj LDK’së.

‘’Të përmirësojnë performancat e tyre në kuptimin cilësor të zbatimligjit dhe të dërgojnë atje njerëz dhe anëtarë të cilët votojnë, sikurse rasti i tanishëm me LDK’në që të pezullohet aktiviteti i një subjekti politik për shkak të sjelles ose jo, dhe të mos kenë qëndrime diferente, kritere dhe arshime të ndryshme për një parti, e për një tjetër ndryshe. Nuk e amniston nga përgjegjësia as KQZ’së e as një subjekt tjetër që është institucion i shtetit që të veprojë në arshime të ndryshme, pa marrë parasysh fuqinë politike të një subjekti politik, në këtë rast të LDK’së, në qoftë se eventualisht nuk ka pasëur bazë për shtyerje të afatit të Kuvendit zgjedhor’’.

Baraliu mendon se KQZ vitet e fundit ka humbur kredibilitetin, duke qenë se për një kohë ishte edhe pa mandat.

‘’Edhe vetë si e tillë ka qenë e paralizuar nga faktorë të jashtëm, pa mandate, jashtë mundësisë për të marrë vendime ligjore dhe kushtetuese. Kjo është një sinjal që do të duhej që me përgjegjësinë e plotë dhe maksimale ligjore, të merren vendimet në mënyrë parimore, për të gjithë njëjtë dhe jot ë ketë anime të ndryshme për subjekte të caktuara. Por edhe për ckado që të trajtohet, të jetë neutral dhe jo e njëanshme dhe të shiqojë fuqinë politike të dikujt dhe t’ia miratojë ndonjë kërkesë që edhe mund të jetë diskutabile, ndërkohë që në raste tjera ku fuqia politike e subjektit politik që është në minorancë në aspektin e ndikimit politik të anëtarësisë dhe fuqisë politike, të veprojë ndryshe’’, thekson ish-kryesuesi Baraliu.

LDK: Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja të përgjithshme në çdo moment.

Lidhja Demokratike e Kosovës në një përgjigje për Periskopin nuk ka dashur të japë detaje rreth kërkesës së tyre dhe shkeljeve që mund të jenë bërë duke tejkaluar afatin e mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme. Kjo parti beson se e kanë rrugën e hapur drejt zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

‘’LDK është në fund të procesit zgjedhor ndërsa sa i përket paqartësive tuaja rreth pyetjeve ligjore, ju lutem të i drejtoheni KQZ-së.LDK është e gatshme për zgjedhje të reja të përgjithshme çdo moment’’, thuhet në përgjigjen e LDK’së.

Sidoqoftë as LDK s’ e as ndonjë parti tjetër s’mund të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhje nëse s’i përfundojnë së pari zgjedhjet partiake me kohë.

Sivjet zgjedhjet në LDK kanë nisur më 8 mars. Janë paraparë të përfundojnë në fund të verës, megjithëse, ka pasur paralajmërime se mund të shtyhen edhe deri në vjeshtë, kur edhe pritet të ketë mocion për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Nushi:  KQZ nuk është organ i cili ndëshkon, mbyll dhe çregjistron subjekte politike për çështje teknike dhe sipas pritjeve të subjekteve tjera politike.

Anëtari i KQZ’së nga radhët e LDK’së, Florian Dushi në një deklaratë për Periskopin nuk ka specifikuar shkeljet që mund të jenë bërë në këtë rast. Ai thotë se KQZ, mirëkuptim për shtyrje afati kishte shprehur edhe ndaj partive tjera.

‘’Përkundër dëshirës së subjekteve tjera politike, Kosova është vend demokratik në të cilin rivalët politik duhet të munden me votë e jo duke pritur nga organet e caktuara që të mbyllin, ndëshkojnë apo çregjistrojnë parti të caktuara politike. Partitë për të cilat po flisni ju, të cilat janë çregjistruar nga KQZ, janë parti që nuk kanë përmbyllur e as filluar kurrë procesin e brendshëm zgjedhor, prandaj referenca, përkatësisht krahasimi i juaj është i gabuar’’, ka thënë Dushi.

Periskopi ka mësuar se kryesuesja Valdete Daka e kishte vënë në agjendë kërkesën e LDK’së veç 10 minuta para nisjes së mbledhjes së datës 27 maj 2019. Shtyrja e zgjedhjeve të brendshme të këtij subjekti politik ishte aprovuar nga gjithë anëtarët.

Isa Mustafa dhe gjithë zyrtarët e LDK’së që kanë pozita udhëheqëse në parti janë duke shkelur nenin 51 të Statutit të Partisë prej 31 majit të këtij viti.

Kjo për shkak se po vazhdojnë t’i mbajnë pozitat partiake përtej mandatit 4 vjeçar siç përcakton “Kushtetuta” e LDK’së.

Pika e 51.1 e Statutit të LDK’së shkruan se “Mandati i anëtarëve të organeve të zgjedhura të LDK-së është 4 (katër) vjet”.

Kujtojmë që zgjedhjet e brendshme të LDK’së sivjet po manifestohen me problem të mëdha. Që nga nisja e Kuvendit më 8 mars, gati çdo javë ka pasur rrahje nëpër degë të ndryshme nëpër Kosovë./PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ekskluzive: Avni Arifi bëri shkelje flagrante, nuk e lajmëroi MPJ-në dhe e la Kosovën pa mision diplomatik në Emirate (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka bërë shkelje flagrante të rregulloreve për diplomatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, me shkuarjen e tij në Berlin.

Arifi as nuk e ka respektuar Qarkoren e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe as nuk e ka lënë asnjë të ngarkuar të përkohshëm me punë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Madje, ai as nuk e ka lajmëruar fare Ministrinë e Punëve të Jashtme, obligim ky të cilin e ka çdo shef i misionit diplomatik dhe çdo diplomat i akredituar në çdo vend pritës, të cilët nuk mund të largohen nga ai vend pa miratimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kabinetit të MPJ-së.

Praktikisht, me shkuarjen e tij të fshehtë në Berlin, ambasadori Avni Arifi e ka mbyllur Ambasadën e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Periskopi e ka siguruar qarkoren e brendshme në fuqi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të nënshkruar më 21 mars 2019 nga Zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, e cila fakton shkeljet e ambasadorit Arifi.

Në pikën 3 të kësaj qarkoreje në fuqi, evidentohet shumë qartë shkelja e Arifit, ndaj të cilit nuk dihet ende nëse do të merret ndonjë masë disiplinore.

“Në rast të largimit të shefit të misionit nga vendi pritës, medoemos duhet të lajmërohet MPJ në Prishtinë, si dhe arsyeja e largimit. As shefi i misionit dhe asnjë diplomat i akredituar në vendin pritës nuk mund të largohen nga misioni pa miratimin e shefit të misionit, gjegjësisht Sekretarit të Përgjithshëm, Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kabinetit të MPJ-së”, thuhet në këtë qarkore të MPJ-së.

Kabineti i MPJ-së ditë më parë kishte konfirmuar se nuk kanë qenë të njoftuar për këtë lëvizje të Ambasadorit të Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe. /Periskopi/

 

MASHT’i nuk ia jep Komisionit raportin me shkeljet e kolegjeve private

Periskopi.com Lajme

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) tash e disa muaj është duke refuzuar t’ia japë Komisionit parlamentar për arsim një raport në të cilin janë evidentuar shkelje të shumta të kolegjeve private.

Janë bërë më shumë se 3 muaj që deputetët e këtij komisioni kanë kërkuar qasje në këtë dokument, mirëpo deri tash nuk kanë marrë asnjë përgjigje prej MASHT-it, shkruan sot “Koha Ditore”.

Raportin ia pati dërguar kohë më parë udhëheqësja e Divizionit për njohje dhe barasvlerë të diplomave në NARIC Kosova, Kumrije Gagica, ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, dhe disa zyrtarëve të tjerë të MASHT-it. Në emailin në të cilin ua kishte përcjellë raportin, ajo i kishte njoftuar se tolerimi i veprimtarisë së këtyre kolegjeve në kundërshtim me ligjin nuk duhet të lejohet.

Kryetari i Komisionit parlamentar për arsim, Ismajl Kurteshi, ka deklaruar se mënyra se si po vepron Ministria duke mos iu përgjigjur deputetëve përbën shkelje ligjore. Ai thotë se nuk e di se cila mund të jetë arsyeja që MASHT-i po i mban të fshehura shkeljet e kolegjeve dhe emrat e tyre.

 

Hoti: Auditori gjeti shkelje dhe padrejtësi në ndarjen e subvencioneve

Periskopi.com Lajme

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ka shkelje në procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe granteve në bujqësi, por gjithashtu ka diskriminmi dhe nuk kanë arritur efektet e pritura.

Ai ka shkruar në Facebook se dy komisione parlamentare, të premten kanë shqyrtuar raportin e auditimit të performancës për subvencionet dhe grantet në bujqësi në Kosovë.

Sipas tij, ky raport i auditorit është përcjellë për shqyrtim në seancë të Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohen në detale dhe do të nxjerren rekomandimet se çfarë duhet ndërmarrë për të evituar këto shkelje dhe padrejtësi në ndarjen e subvencioneve.

Të gjeturat kryesore janë si në vijim.

SUBVENCIONET DHE GRANTET NË BUJQËSI ME SHKELJE NË PROCEDURAT E NDARJES, DISKRIMINUESE DHE PA EFEKTE TË PRITURA

Dy komisione parlamentare (për mbikëqyrje të financave publike dhe bujqësi) të premtën kanë shqyrtuar raportin e auditimit të performancës për subvencionet dhe grantet në bujqësi në Kosovë. Të gjeturat kryesore janë si në vijim.

  1. Çdo vit ndahen rreth 48 mil euro (nga niveli qendror dhe lokal) për grante dhe subvencione për bujqësi, ndërkaq importi i produkteve bujqësore është i njëjtë dhe tokat e mbjella me grurë kanë rënë me 20% në tri vitet e fundit.
  2. Ministria e Bujqësisë nuk ka kontroll adekuat ex-post të granteve dhe subvencioneve që i ndan. Nga disa mostra të audituara, del se pajisjet e financuara me grante nuk gjenden në fermë, në raste të tjera ato janë jofunksionale. Ka raste kur 50% e grantit jepet si paradhënie pa u siguruar garancioni bankar valid siç kërkohet. Tek rasti i subvencioneve, auditori gjenë parregullsi sa i përket të dhënave kadastrale.
  3. Udhëzimi Adminsitrativ dhe Programi vjetor për mbështetje në bujqësi përcaktojnë kritere të ndryshme për ndarje të granteve dhe subvencioneve, që shkakton paqartësi tek bujqit dhe mundësi për parregullsi e padrejtësi ndaj bujqve.
  4. Më 2018, ish Minsitri Rikallo ka nxjerrë një Udhëzim Adminsitrativ, i cili bujqve në katër komunat në veri ju mbulonte 80% të investimit në bujqësi, ndërkaq në të gjitha komunat e tjera vetëm 50%. Kjo ishte diskriminim i hapur. Ky udhëzim është bazuar në argumentin për të mbështetur komunat më pak të zhvilluara. Por, nuk ka asnjë indikator se Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani dhe Mitrovica e Veriut janë më pak të zhvilluara se Drenasi, Skënderaj, Malisheva, Dragashi, Shtimja, Kaçaniku apo komuna të tjera mesatare në Kosovë. LDK-ja kishte kërkuar anulimin e këtij udhëzimi, por partitë e PAN-it nuk e votuan rezolutën e Kuvendit.
  5. Auditori gjenë gjithashtu se drejtori i TI-së dhe drejtori i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor kanë qasje si super-administratorë në sistemin e IT-së kur përcaktohen pikët dhe nxjerret vlerësimi final për përfituesit. Niveli i autorizimeve të tyre në sistemin e IT-së nuk është i qartë. Edhe pse ndërhyrjet në sistem mund të jenë të gjurmueshme, nuk ka asnjë logjikë pse këta dy persona duhet të kenë qasje të tillë në sistem.

Ky raport i auditorit është përcjellë për shqyrtim në seancë të Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohen në detale dhe do të nxjerren rekomandimet se çfarë duhet ndërmarrë për të evituar këto shkelje dhe padrejtësi në ndarjen e subvencioneve.

Mogherini: Diskriminimi ndaj personave LGBTI, shkelje e të drejtave të njeriut

Periskopi.com Lajme

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, përfaqësuesja e lartë, Federika Mogherini, në emër të Bashkimit Evropian, lëshoi një deklaratë për media ku përsërit angazhimin e palëkundur të BE-së për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave lezbike, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe interseksualë.

“Anë e mbanë botës vlerat kulturore, tradicionale ose fetare vazhdojnë të përdoren për të justifikuar persekutimin, diskriminimin, ngacmimin dhe keqtrajtimin e rëndë ndaj personave LGBTI, e që shpesh përfshijnë krime të urrejtjes dhe forma ekstreme të dhunës, përfshirë torturën dhe vrasjen”, thuhet në deklaratë.

Sipas saj, ligjet e orientimit seksual vazhdojnë të kriminalizojnë aktet seksuale brenda gjinisë së njëjtë në 72 vende, ndërsa në vende të tjera ligjet nuk ofrojnë nivelin e duhur të mbrojtjes duke lejuar që forma të ndryshme të diskriminimit të ndodhin në baza ditore në të gjitha sferat e jetës së personave LGBTI.

“BE fuqimisht riafirmon se diskriminimi ndaj personave LGBTI minon parimet më themelore të të drejtave të njeriut të përfshira në Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut. BE-ja vazhdon luftën kundër mosndëshkueshmërisë për veprimet e diskriminimit dhe dhunës ndaj personave LGBTI brenda dhe jashtë territorit të saj”, vijon deklarata e Mogherinit.

Që nga viti 2016, Bashkimi Evropian ka mbështetur 16 projekte të zbatuara nga organizatat e shoqërisë civile në Azi, Afrikë, Amerikë Jugore dhe Evropë Lindore në vlerë prej 5,2 milionë euro. Në vitin 2018, BE lansoi një thirrje të veçantë për propozime në vlerë prej 10 milionë euro për të mbështetur organizatat LGBTI në mbarë botën. Për më tepër, miratimi para pak kohësh i Udhëzimeve të BE-së për të Drejtat e Njeriut për Mosdiskriminim përforcon udhëzimet ekzistuese të BE-së për të promovuar dhe mbrojtur gëzimin e të gjitha të drejtave të njeriut nga personat LGBTI.

“Mbrojtësit e panumërt të të drejtave të LGBTI që punojnë për të sfiduar padrejtësinë dhe për t’iu dhënë një zë atyre që vuajnë nga shtypja dhe diskriminimi përballen shpesh me sulme në Evropë dhe në shumë pjesë të botës. Kjo është arsyeja që BE-ja nga nëntori i vitit 2018, përmes Instrumentit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, mbështet mbrojtësit e të drejtave të njeriut të LGBTI dhe organizatat e tyre aktive në fushat ku personat LGBTI ballafaqohen më rrezik më të madh të diskriminimit”, thuhet në deklaratë.

Mogherini, në emër të Bashkimit Evropian, thotë se do të vazhdojë të mbështesë punën thelbësore të këtyre avokatëve dhe nuk do të ndalet deri sa të gjithë personat LGBTI të mund të jetojnë lirshëm dhe të sigurt.

 

Molliqaj pas arrestimit: Prapa procesit tim fshihet politika

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj ka folur pas arrestimit e pastaj lirimit të tij, duke thënë se ka qenë i panevojshëm dhe ka pasur shkelje ligjore nga organet e ligjit në këtë proces, transmeton Periskopi.

Molliqaj ka thënë se ka pasur shkelje procedurale dhe se asnjëherë s’ka marrë ftesa të rregullta nga Prokuroria për intervistim.

‘’Ka shkelje të procedurave, nuk kanë ardhur ftesat rregullisht nga Prokuroria. Jam arrestuar pa nevojë. Nëse vërtetohet se vendimi është marrë të dielën kjo flet për një problem ligjor. Është tendencë politke. S’ka logjikë e kuptim të ndodh dicka e tillë. Të gjitha protestat kanë qenë publike, edhe me dashtë me fsheh nuk mundemi sepse kanë qenë mediat. Të gjitha protestat kanë qenë të drejta. Nuk duhet të ndjeken njerëzit e opozitës. Pushteti që ndjek opozitën, lë shumë për të dëshiruar. Ka shkelje. Raste të tilla tregojnë urgjencën për me punu të gjithë ne bashkë’’, ka thënë Molliqaj në një intervistë live për Insajderin.

Tutje Molliqaj mendon se gjykatat kanë agjendë politike dhe se në vend të krimit e korrupsionit, po ndjekin aktivistët.

”Po vazhdon që gjykatat të jenë me agjenda politike dhe në vend të luftimit të krimit e korrupsionit në Kosovë, nuk ekziston një vullnet  i tillë. Por ka vullnet politik që aktivistët të ndjeken në mënyrë joligjore. Kjo është një shenjë jo e mirë. Duhet të angazhohemi të gjithë që të ndërtojmë një shtet ku liritë dhe të drejtat e qytetarit respektohen”

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj sot është arrestuar nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Kosovës, pasi nuk i është përgjigjur ftesave rreth dyshimit për pjesëmarrje në protestën për lirimin e Albin Kurtit në vitin 2015.

Periskopi kishte kontaktuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës,  Imer Beka i cili bëri të ditur se Molliqaj për momentin ishte në intervistim.

‘’Ka pasë kërkesë për paraqitje në Prokurori, nuk është lajmëruar. Prandaj Prokurori ka kërkuar urdhërarrest, gjykata e ka lëshuar dhe sot është duke u zbatuar. Sot e kanë sjellë Policia në Prokurori. Tani është në intervistë. Ende nuk është liruar. Prokurori i rastit e vlerëson cka do të ndodh më tutje’’, ka thënë Beka për Periskopin.

Ndërsa Partia Socialdemokrate kishte kërkuar lirimin e mënjëhershëm të tij./PERISKOPI/

 

 

 

Sa dënime janë shqiptuar për shkelësit e Ligjit të Duhanit gjatë vitit 2018

Periskopi.com Lajme

Janë bërë shtatë vite që kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin e duhanit, ligj ky i cili bën kufizimin dhe ndalimin e pirjes së duhanit në vende publike.

Nga Ministria e Shëndetësisë  për Telegrafin thonë se miratimi i këtij ligji ka pasur efekte pozitive, dhe se ka krijuar ambiente ku nuk konsumohet aspak duhani.

“Si politikë për mbrojtjen e shëndetit publik nga pasojat shëndetësore, sociale, financiare dhe mjedisore i ka pasur efektet pozitive, sepse ka krijuar ambiente 100% të liruara nga duhan pirja, ka rrit dukshëm njohuritë për efektet negative te duhan-pirjes, ka ulur konsumin e duhanit në mesin e të rinjve dhe ka ndaluar plotësisht reklamimin e duhanit dhe produkteve të tij”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë për Telegrafin.

Përkundër ligjit i cilit ka hyrë në fuqi që nga 22 maji 2013, ende ka persona që nuk e respektojnë këtë ligj, për këtë Ministria e Shëndetësisë ka tetë inspektorate dhe agjensione të cilat bëjnë monitorim e kësaj.

Ato janë:

Inspektorati Sanitar -AUVK (mbikëqyr kryesisht sektorin e gastronomisë, kafe baret, restorantet, hotelet, bizneset e ndryshme…)

Inspektorati Shëndetësor (mbikëqyr zbatimin e ligjit në institucionet shëndetësore)

Inspektorati i Arsimit ( institucionet arsimore të gjitha niveleve)

Inspektorati i Punës (Mbikëqyr zbatimin e ligjit në institucione ku zhvillohet aktivitet-punë si administrata shtetërore dhe bizneset e ndryshme)

Inspektorati i Tregtisë (mbikëqyr zbatimin e Ligjit për kontrollin e duhanit rreth aspekteve të shitjes së duhanit dhe produkteve të tij)

Policia e Kosovës ( u asiston inspektorateve gjatë inspektimeve dhe gjithashtu ka të drejtën të shqiptojë edhe vet dënime)

Inspektorati i Transportit (mbikëqyr zbatimin e ligjit në mjetet e transportit publik) dhe

Agjensioni Kundër Korrupsionit ( që mbikëqyr ndërveprimin eventual midis industrisë së duhanit dhe institucioneve publike në kuptim që të mos lejojë korruptimin e zyrtarëve publikë në favor të interesave të industrisë së duhanit.

Ministria e Shëndetësisë e cila është përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e këtij ligji në institucione shëndetësore, gjatë vitit 2018 ka shqiptuar disa dënime për ata që nuk e kanë respektuar ligjin.

“Inspektorati Shëndetësor ka shqiptuar dënime për institucionet shëndetësore në vlerë prej 16.500 eurove, duke dënuar 13 menaxherë të institucionesh dhe 4 institucione shëndetësore në dënime në vlera prej 500-3000 euro.

Inspektorati Sanitar që është në kuadër të AUVK-së, prej 2013-2018 ka kryer mbi 7000 inspektime dhe ka shqiptuar mbi 500 dënime për subjektet në vlera prej 500-3000 euro dhe mbi 200 dënime mandatare në vlera prej 50 euro”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin.

Ndërsa Policia e Kosovës vetëm në 2 vitet e para të zbatimit të Ligjit ka shqiptuar rreth 260 dënime mandatare për persona fizik në vlera nga 50 euro.

Ligji i Duhanit ishte votuar me 71 për, 2 abstenime dhe asnjë votë kundër, ligji ndalon pirjen e duhanit 100 për qind në hapësira publike, hapësira të punës, mjetet e transportit publik.

Haradinaj premton përkrahje për kompaninë që iu shkelë të drejtat e punëtorëve

Periskopi.com Lajme

Rrjeti i marketeve “Viva Fresh Store” ka qenë i përfshirë në skandale të shumta, për të cilat ka raportuar vazhdimisht Periskopi.

Shkelja e të drejtave të punëtorëveshitja e produkteve me afat të skaduar, mashtrimi i konsumatorëve janë vetëm disa nga skandalet që kanë dalë nga kjo kompani.

Por pavarësisht kësaj, kryeministri Ramush Haradinaj, e ka lavdëruar këtë kompani, duke e quajtur si e para në Kosovë, gjatë një vizite në Qendrën Logjistike të Viva Fresh Store.

Madje, Haradinaj e ka quajtur si brend të besueshëm për konsumatorët, por Periskopi ka raportuar për disa raste në të cilat në këto markete është shitur mish i prishur.

E këtë gjë e kanë pranuar edhe vetë stafi i Viva Fresh Store.

Por pavarësisht kësaj, Haradinaj e ka lavdëruar, e madje ka ofruar edhe përkrahje për këtë indsutri.

“Vizitë pune në Qendrën logjistike dhe distribuive të Viva Fresh, e para në Kosovë dhe konkurrentë i fortë edhe për rajon. Me mbi 3 mijë të punësuar dhe afër 1 mijë të tjerë të angazhuar, me rreth 60 pika shitëse, kjo kompani është bërë brend i njohur i Kosovës dhe i besueshëm për konsumatorët.
I lumtur me lajmin që rreth 30 për qind e produkteve janë vendore dhe se tani pas taksës kërkesa për prodhuesit vendor është rritë 100 për qind. Industri si kjo, janë premtuese për rritjen e numrit të të punësuarve, zhvillimit ekonomik dhe stimulimit të prodhimit vendor dhe ndihma e Qeverisë nuk do të mungojë”, ka shkruar Haradinaj./PERISKOPI/

MASHT’i bëri shkelje ligjore me largimin e drejtorëve

Periskopi.com Lajme

Shkelje ligjore ka evidentuar Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë (KPMSHCK) gjatë shqyrtimit të ankesave të 5 drejtorëve të departamenteve, të cilët Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) i largoi nga pozitat e tyre dy muaj më parë.

Të larguarit nga këto pozita, Murteza Osdautaj, Drita Kadriu, Ferit Idrizi, Alush Istogu dhe Isni Kryeziu pas largimit të tyre fillimisht kishin bërë ankesa në MASHT e më pas edhe në KMPSHCK, shkruan sot Koha Ditore.

Në vendimin që Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë e ka nxjerrë të premten është konstatuar se ekziston bazë ligjore që lënda e ankuesve të kthehet në rishqyrtim. Me këtë vendim këshilli e ka obliguar sekretarin e përgjithshëm të MASHT-it që të rishqyrtojë rastin e tyre.

Ministria e Arsimit në fillim të muajit tetor, duke u bazuar në Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës i kishte larguar gjithsej 32 persona nga pozitat udhëheqëse. Kjo me arsyetimin se po i sistematizojnë vendet e punës në MASHT.

Punë deri në 15 orë dhe pa asnjë ditë pushim – Trajtimi i tmerrshëm që po u bëhet punëtorëve të Viva Fresh’it për festa

Periskopi.com Lajme

Shpeshherë në media është raportuar për shkeljet e thella që ia bën punëtorëve të saj rrjeti i marketeve ‘Viva Fresh’ në Kosovë, dhe jo vetëm.

Çdo ditë thuajse, punëtorë të marketeve nëpër komunat e  Kosovës ankohen për orar të stërzgjatur, trajtim jo adekuat, shkelje të të drejtave të tyre themelore etj.

Periskopi nga burimet e veta ka mësuar se ‘Viva Fresh’ ka kaluar çdo normë të shkeljeve gjatë këtyre ditëve kur gjendemi edhe në prag të festave të fundvitit.

Mësohet  se këta punëtorë po punojnë me orare të stërgjatura deri në 15 orë dhe pa asnjë orë pauzë. Në gjitha pikat e ‘Vivës’ ka hyrë në fuqi edhe vendimi  për punë pa asnjë ditë pushim deri pas festave të fundvitit.  Përveç kësaj, orët shtesë nuk do u paguhen fare.

‘Para disa ditësh i kanë mbajte deri ne ora 5 te mengjesit ku atyre qe kane qene pasdite u eshte dashur te punojne 15 ore. Aty  shkelen te gjitha te drejtat e puntoreve. Gjithashtu, trajtimi nga ana e menaxhereve te Viva Fresh ndaj puntoreve eshte i tmerrshem’, ka thënë ky burim për Periskopin.

Po ashtu, mësohet se tash hapja e marketeve po bëhet prej orës 6, e jo sikurse më herët që rregull ka qenë të hapen në orën 7 të mëngjesit.

Periskopi disa herë kishte raportuar për shkeljet flagrante të të drejtave të punëtorëve nga marketet e mëdha, në prag të festave  të fundvitit. Asnjëherë nuk  e rrisin numrin e punëtorëve, por i keqtrajtojnë ata që i kanë.

Ndërsa, ankesa shpeshherë kanë parashtruar edhe qytetarët rreth produkteve nëpër markete. Ndonjëherë pa afat, e raste të tilla edhe kur kanë mashtruar me çmime./Periskopi/

 

 

Këto janë dy shkeljet që janë bërë me dëbimin e gylenistëve, sipas Haradinajt

Periskopi.com Uncategorized

Kryeministri Ramush Haradinaj është duke raportuar rreth rastit të deportimit të shtetasve turq.

Haradinaj ka treguar se nuk kishte njohuri për dëb9imin e tyre, ndërkohë ka treguar se janë bërë shkelje ligjore gjatë këtij procesi.

‘Kanë ndodhur dy shkelje në këtë proces. E para është shpejtësia e depërtimit, që për të ka qenë shumë e çuditshme se pse kishte ndodhur ashtu, pa i respektuar procedurat ligjore.   Shkelja e dytë është që dy vartësit , Flamur Sefaj e Driton Gashi nuk më kishin informuar  për këtë operacion ani pse kishim një takim në mëngjes të së njëjtës ditë, kur kishte qenë takimi i nivelit të lartë të Këshillit të Sigurisë’’, u shpreh Haradinaj./Periskopi/

?Live: Komisioni Hetimor për dëbimin e gylenistëve, ku jane te ftuar Thaçi dhe Haradinaj

Posted by Periskopi on Friday, 30 November 2018

 

Shkelje të shumta në tenderin 2.2-milionësh të Ministrisë së Infrastrukturës

Periskopi.com Lajme

Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Pal Lekaj i AAK-së po tenton ta japë jashtëligjshëm tenderin 2.2 milionë euro.

Dy lote (pjesë) të tenderit “Sinjalizimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve në rrugët rajonale dhe nacionale të Republikës së Kosovës” është vërtetuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) se janë dhënë jashtëligjshëm. Një gjë të tillë OShp-ja, që njihet si “Gjykatë e tenderëve”, e ka evidentuar që më shumë se 3 javë, shkruan sot Koha Ditore.

Ministrisë së Infrastrukturës ky institucion i ka rekomanduar që të rivlerësojë ofertat. Por kjo ministri nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Të premten OShP-ja e ka lëshuar një urdhëresë. Urdhëresa e detyron Ministrinë që të zbatojë vendimin paraprak.

I gjithë tenderi 2.2-milionësh, sipas OShP-së, është realizuar kundërligjshëm.

 

Shkelje ligjore në tenderin milionësh të Pal Lekajt

Periskopi.com Lajme

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka gjetur shkelje ligjore në tenderin e iniciuar nga Ministria e Infrastrukturës për “Mirëmbajtja rutinore dhe dimërore e Autoudhës A6 – Arbër Xhaferi, Segmenti – Konjuh – Doganaj L – 32.82 km”. Këtë tender, OSHP-ja ka vendosur ta kthejë në rivlerësim.

Vlera e parashikuar për këtë tender është 2 milionë e 441 mijë euro. Ndërkohë, në njoftimin për kontratë, Ministria e Infrastrukturës e ka publikuar vetëm një çmim për njësi të kompanisë “Arbotec” SH.P.K prej 94.94 euro, e cila ishte rekomanduar për kontratë.

Ky vendim është marrë pas ankesave të operatorëve “Damastion Project”, sh.p.k & “Via Egnatia” sh.p.k. dhe “NTSH Zahiri” & “Beni Com”, të cilat janë miratuar pjesërisht të bazuara.

Ankesat e operatorëve “Damastion Project”, sh.p.k & “Via Egnatia” sh.p.k. dhe “NTSH Zahiri” & “Beni Com” si palë të pakënaqura në ankesa të tyre kanë pretenduar se Ministria e Infrastrukturës ka vepruar në kundërshtim të disa neneve të Ligjit për Prokurimin Publik.

“Autoriteti kontraktues ka vepruar në kundërshtim me 1, 7, 10, 13, 51, 56, 59, 60, 63, 66, 67, 69, të Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës”, thuhet në ankesën e “Damastion Project”, sh.p.k & “Via Egnatia” sh.p.k.

Kurse, në ankesën e operatorit tjetër ekonomik thuhet se AK ka vepruar në kundërshtim me nenet 10, 38, 59, 61, 108/A të Ligjit për Prokurimin Publik.

Gjatë mbajtjes së seancës së OSHP-s, operatori ankues “Damastion Project”, sh.p.k & “Via Egnatia” sh.p.k. nuk ishte pajtuar me raportin e ekspertit shqyrtues duke thënë se nuk janë marrë për bazë gjitha pikat ankimore të tyre.

Kurse, dhe “NTSH Zahiri” & “Beni Com”, qëndruan pranë raportit të ekspertizës duke cilësuar se pikat e tyre janë cekur të gjitha nga eksperti.

OSHP-ja, kishte konstatuar se është i qëndrueshëm pretendimi ankimor i “NTSH Zahiri” & “Beni Com”.

“AK-ja ka bërë shkelje të nenit 10 paragrafi 3 i LPP-së, sepse OE ankues me datë 13.08.2018 i ka dërguar e-mail autoritetit kontraktues për qasje në dokumentacionin e tenderit, mirëpo autoriteti kontraktues nuk i ka kthyer asnjë përgjigje operatorit ekonomik”, thuhet në vendim.

Paneli shqyrtues kishte ardhur në përfundim se ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve nuk është bërë  konform nenit 59 të LPP-së dhe njëkohësisht nuk është respektuar neni 60 i LPP-së kriteri kryesor për dhënie të kontratës e që ka qenë tenderi i papërgjegjshëm me çmim më të ulët.

“Prandaj obligohet autoriteti kontraktues që gjatë rivlerësimit të ofertave dhe në të ardhmen ti përmbahet në detaje të gjitha dispozitave të LPP-së dhe kërkesave të dosjes së tenderit dhe të njoftimit për kontratë dhe njëkohësisht të respektoj nenin 10 të LPP-së”, thuhet në vendim.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 10 operator ekonomik, ku njoftimi për kontratë është bërë 28 maj 2017. Ndërsa, njoftimi për dhënie të kontratës nga AK është bërë me 13 gusht të këtij viti. Pas këtij njoftimi kanë ardhur edhe ankesat e operatorëve./kallxo.com

 

Komuna e Ferizajt favorizon 8 kompani me qindra mijëra euro, nuk jep asnjë justifikim për shkeljet ligjore

Periskopi.com Lajme

Zyra e Prokurimit në Ferizaj, gjatë vitit 2016 do të duhej të siguronte dëshmi të garancioneve në vlerën e mbi 300 mijë euro nga kompanitë fituese, si siguri për ekzekutimin e punimeve sipas kontratave. Del se deri në fund të atij viti kalendarik për nëntë projekte infrastrukturore, siguroi vetëm 126 mijë euro. Për këtë çështje mori vërejtje edhe nga zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

Tetë kompani private janë favorizuar nga Komuna e Ferizajt, gjatë vitit 2016. Administrata komunale e Ferizajt ka lejuar që këto kompani private të mos kryejnë e respekotjnë ligjin për Prokurimin Publik.

Fituesit e tenderëve obligohen që të ofrojnë si garancion 10 përqindëshin e shumës totale të tenderit.

Kjo shumë mbetet te institucionet shtetërore si garancion nga tenderuesit.  Konfiskohet nëse kompania private nuk kryen punimet, sipas kontratës.

Kjo shkelje kishte ndodhur në tenderët e Komunës së Ferizajt, ku përfshiheshin asfaltim e zgjerim rrugësh si dhe ndërtim i shkollave. Vlera totale e këtyre projekteve kalon shumën prej 4 milionë eurosh.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) ka kritikuar autoritetet komunale të Ferizajt për tolerimet që i kanë bërë fituesve të tenderëve. Insajderi, nëpërmjet kërkesës për qasje në dokumente publike, ka siguruar emrat e kompanive dhe të projekteve që kritikohen nga raporti publik i ZAP-it.

Bazuar në Ligjin për Prokurimin Publik, autoritetet komunale të Ferizajt ishin të obliguara që nga kompanitë private të kërkojnë garancione në vlerë totale prej 439 mijë e 713 eurove. Nuk e kishin bërë këtë.

Kompanitë kishin ofruar dëshmi garancioni vetëm për një pjesë të sigurimit të tenderit. Kanë ofruar dëshmi  vetëm për 126 mijë e 927 euro. Bazuar në të dhënat e Zyrës së Auditorit, përgjegjësit në Komunën e Ferizajt është dashur të siguronin garancione me kohë, nëditën e nënshkrimit të kontratës , edhe për mbi 300 mijë euro tjera.

Gazeta ka kërkuar përgjigje nga Komuna e Ferizajt. Nuk kanë dashur të japin përgjigje.

Zyra e Prokurimit e Ferizajt fillimisht ka pohuar se nuk është e informuar saktësisht se për cilët tenderë kritikohen nga ZAP-i.

Insajderi i ka dërguar më pas listën e projekteve të kritikuara. Nuk kanë dhënë përgjigje të detajuar për secilën prej rasteve dhe nuk kanë konfirmuar nëse kanë marrë ndonjë masë ndëshkuese ndaj kompanive të papërgjegjshme.

Rreziqet nga mosekzekutimi i garancionit

Pas përfundimit të auditimit të vitit 2016, auditorët kanë paralajmëruar Komunën e Ferizajt për rreziqet nga kjo shkelje ligjore. Kanë konkluduar se kjo mund të ndikojë që punimet mos të kryhen me kohë dhe në përputhje me standardet e cilësisë.

Zyrën e Prokurimit në këtë komunë e ka vlerësuar si të dështuar, për sa i përket respektimit të kritereve të tenderimit që ndërlidhen me ekzekutimin e garancionit/sigurimit të tenderit.

“Fakti se sigurimi i ekzekutimit nuk është në përputhje me kushtet e parapara të dosjes së tenderit dhe kushteve të veçanta të kontratës rrit rrezikun që komuna mos të ketë mundësi ta konfiskoj sigurimin e ekzekutimit në rast të mos përmbushjes së kontratës nga ana e operatorit ekonomik”, thuhet në raportin e ZAP-it.

Ligji i Prokurimit Publik  jep shpjegime të qarta lidhur me ofrimin e dëshmive të këtyre garancioneve.

Në bazë të Ligjit të Prokurimit çdo autoritet kontraktues, është i obliguar që të mbledhë dëshmitë nga kompanitë fituese të tenderëve si sigurimin e ekzekutimit të punimeve, me qëllim të përmbushjes së plotë të kontratës.

Me ligj kërkohet që kontraktuesi, jo më vonë se dita e nënshkrimit të kontratës duhet ta kryej këtë obligim. Siguria e ekzekutimit ndalet nga pagesa e autoritetit kontraktues për çfarëdo humbjeje që është pasoje e mosekzekutimit të plotë dhe të duhuri të obligimeve kontradiktore nga ana e kontraktuesit.

Bazuar edhe në raportin e ri të ZAP-it, autoritetet komunale të Ferizajt kanë shpërfillur rekomandimet e auditorëve. Auditorët kanë kritikuar sërish për “mos pagesën e obligimeve me kohë”.

“Mos adresimi i shumicës se rekomandimeve të dhëna shton rrezikun që të vazhdoj përsëritja e dobësive të njëjta në sistemet kryesore të komunës. Mos adresimi i kërkesave për përmirësime dhe përsëritja e rekomandimeve rezulton në mos efikasitet të vazhdueshëm dhe humbje financiare për Komunën”, thuhet në raportin e auditimit, të publikuar këtë javë.

Tenderi i dyshimtë i Ferizajt

Gazeta Insajderi ka analizuar secilin rast për të cilin Komuna e Ferizajt është kritikuar nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.  Në shumicën e rasteve vërehet mosefikasitet i autoriteteve komunale për të zbatuar Ligjin e Prokurimit Publik.

Njëri prej tyre ishte projekti për “Asfaltimi i rrugëve nga lagjja e Cakajve me shkollë në fshatin Mirosalë”.

Fitues ishte shpallur kompania “Burimi-E”. Vlera e kontratës mes kompanisë dhe komunës kalonte shumën prej 286 mijë eurosh.

Kohëzgjatja e projektit ishte në afat dy vjeçar. Kompania ishte e obliguar që të ofronte dëshminë e garancionit në shumën prej mbi 28 mijë eurosh. Kishte ofruar dëshmi të garancionit për vetëm 3 muaj apo 3 mijë e 579 euro, por do të duhej të garantonte për dy vite sa zgjaste projekti.

Zyra e prokurimit në Komunën e Ferizajt ka konfirmuar për Insajderin se sigurimi i tenderit nuk ishte paguar nga kjo kompani, në ditën e nënshkrimit të kontratës. Po ashtu, e njëjta kompani nuk kishte kryer punët me kohë.

Komuna vetëm kishte zgjatur afatin e kryerjes së punimeve.

“Sigurimi i ekzekutimit është vazhduar deri më 31.12.2017….Ku dhe punët janë përfunduar”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Prokurimit.

Gazeta ka provuar të kontaktoj me kompaninë “Burimi E”, por kontakti me të ka qenë i pa mundur.

Po ashtu, i njëjti tender ishte përcjellë edhe me shkelje tjera ligjore.

Kompania “Burimi-E”, ishte shpallur fitues tek pas tërheqjes nga tenderi të një kompanie tjetër që kishte ofertë më të lirë për të njëjtin projekt.

Sipas ZAP-it, kompania e tërhequr kishte pasur ofertën prej 266 mijë e 306 eurosh. Kjo ofertë për 20 mijë euro më e lirë se sa e kompanisë “Burimi-E”, e cila është shpallur fitues.

Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje  nga Komuna e Ferizajt se pse kompania “Burimi E”, u shpallë fituese përkundër çmimit të saj më të lartë. Por, përgjegjësit komunal nuk kanë dhënë asnjë përgjigje rreth kësaj çështje.

Zyra e Prokurimit në Ferizaj nuk ka treguar as arsyen e as emrin e kompanisë së tërhequr.

Shkeljet ligjore në projektet milionëshe

Projekti tjetër që përfshihet në këtë listë është ai për asfaltimin e rrugës Greme-Burrnik-Gaçkë.

Vlera e projektit është prej rreth 1 milionë euro e gjysmë. Komuna kishte shpallur fitues kompaninë “Eskavatori”.

Insajderi ka kontaktuar me zyrtarë të kompanisë “Eskavatori”. Zyrtarët e saj kanë dërguar një dokument, i cili sipas tyre, dëshmon se obligimi për tërë projektin është kryer në ditën e nënshkrimit të kontratës. Mirëpo, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, në një dokument që i ka ofruar Insajderit, ka treguar se garancioni i kësaj kompanie ka qenë i vlefshëm vetëm për një vit, e jo për tri vjet.

Një projekt tjetër milionësh ishte ai për zgjerimin e rrugës Komogllavë – Tërstenik.

Ishte fituar nga kompania “Bageri”. Për shkak se tenderi ishte në vlerë prej mbi 1 milionë eurosh, kompania obligohej të ofronte dëshminë e garancionit në shumën prej 108 mijë eurosh. Kishte garantuar punimet për një periudhë një vjeçare me vlerën prej 36 mijë euro. Jo edhe për dy vite tjera që në euro i bie edhe 72 mijë euro tjera nga 10% i tenderit.

Kompania “Bageri”, ende nuk është përgjigjur në interesimin e gazetës se pse nuk është paguar sigurimi  i tenderit.

Ngjashëm kishte ndodhur edhe në një tender tjetër, të fituar nga kompania “Bageri”.

Gjatë vitit 2016, kjo kompani kishte fituar tenderin për asfaltimin e rrugës në fshatin Bibaj.

Vetëm dy muaj më shumë sesa për projektin e rrugës në Rakaj, ka ofruar garancion kompania fituese e projektit “Asfaltimi i rrugës në fshatin Bibaj”.  Obligohej të ofronte garancion në shumën prej 31 mijë euro, për tri vite sa zgjaste projekti. Por siguroi punimet vetëm për katër muaj me shumën prej 3 mijë e 500 e 34 euro.

Edhe gjashtë kompanitë tjera që u favorizuan nga Komuna e Ferizajit

Në listën e projekteve në të cilat ZAP-i gjeti se nuk janë përmbushur obligimet sipas ligjit të prokurimit, kompania që ka ofruar garancion të me më së paku sigurim është kompania “Begisholli”.

Projekti për asfaltimin e rrugës në fshatin “Rakaj” ka qenë dy vjeçar, ndërsa Begisholli ka ofruar garancion për vetëm dy muaj për sigurimin e tenderit.

Në total ky tender peshonte 129 mijë euro, ndërsa sipas llogaritjeve ajo obligohej të jap garancion në shumën prej 12 mijë euro.

Ofroj garancion të punimeve vetëm për 2 muaj që në euro i bie 1 mijë euro. Por jo edhe për 1 vite e dhjetë muaj të tjerë.

Insajderi ka kontaktuar me kompaninë Begisholli. Përfaqësuesi i kompanisë Mejdi Begisholli, tha se e ka garantuar 10% e sigurimit ani pse ka mund të mos bëhet me kohë.

“Për tenderin për rrugën në Rakaj e kam paguar sigurimin. Nuk ka mundësi mos me u pagu. Nuk qon peshë a është pagu herët a vonë po me rëndësi është pagu”, ka thënë ai, ndonëse ligji e obligon që ta paguajë në ditën e nënshkrimit të kontratës.

Kompani tjetër që ishte toleruar nga Komuna e Ferizajit ishte edhe “Strassen Tiefbau”. Obligohej që të ofronte garancionin në shumën prej 22 mijë euro, garantoi vetëm për gjashtë muaj që në total i bie  vetëm 3 mijë e 740 euro. Ishte shpallur fitues në tenderin për asfaltimin e rrugicave në fshatin Prelez të Muhaxherëve, projekt që ishte tre vjeçar.

Ngjashëm ishte favorizuar edhe kompania “Linda”, e cila kishte fituar tenderin për asfaltimin  e rrugicave në fshatin Gaçkë e Epërme. Tenderi ishte në vlerë prej mbi 244 mijë eurosh.

Kompania private obligohej që të ofronte garancionin në shumën e 24 mijë eurove, garantoi vetëm për një vit apo 8 mijë euro nga 10%.

Veprim të njëjtë ndaj komunës bënë edhe dy kompani tjera fituese të tenderëve.

Tenderi për “Ndërtimi i shkollës fillore në fshatin Komogllavë”,  në vlerën prej 495 mijë e 761 euro ishte fituar nga konsorciumi “Betoni & Çeta”. Ata do të duhej t`i ofronin komunës garancionin në vlerën e 49 mijë eurove. Kishin siguruar punimet vetëm për një vit apo 16 mijë euro nga 10%.

Ndërsa tenderi për “Asfaltimin e rrugës në fshatin Dremjak” që u fitua nga konsorciumi “Real Compani & Ledi-ing”, peshonte 183 mijë e 89 euro. Duke llogaritur 10% e kësaj shume del se kishte garancioni  ndaj Komunës ishte në vlerë prej 18 mijë eurosh. Kompanitë fituese kishin garantuar për punimet vetëm për një vit, apo 6 mijë euro nga totali i tenderi. Obligoheshin që ofronin dëshmi për garancion tre vjeçar sa ishte projekti apo edhe 12 mijë euro tjera nga 10%.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në adresat zyrtare të të gjitha kompanive që vlerësohen si të papërgjegjshme nga Zyra e Auditorit. Por, shumica prej tyren ende nuk kanë dhënë ndonjë sqarim se pse nuk e kanë paguar sigurimin e tenderit, në ditën e nënshkrimit të kontratës.

Ngjashëm ka vepruar edhe Komuna e Ferizajt. Ende nuk kanë dhënë përgjigje në pyetjen se pse kompanitë janë lejuar që të mos e paguajnë garancionin në ditën e nënshkrimit të kontratës, por kanë toleruar kompanitë e papërgjegjshme. /Insajderi.com

 

Ymeri: Kadri Veseli bëri shumë shkelje në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli sot bëri shumë shkelje, së pari duke mos e vendosur mocionin për dialog në votim, së dyti duke kërkuar marrëveshje ndërmjet grupeve parlamentare, ka shkruar deputeti i PSD-së, Visar Ymeri në Facebook.

Ai ka thënë se edhe pas dakordimit tonë, që kjo çështje të hedhet në votim në seancën e re, ai këtë nuk e bëri. Ai i bëri sërish dy shkelje, nuk lejoi fjalën e propozuesit dhe as as nuk i lejoi deputetët të vendosin për mocionin.

Sipas Ymerit, sot qartazi kishte interesim nga deputetët që të debatojmë për dialogun në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kështu edhe u dakorduam me të gjitha grupet parlamentare në fillim të seancës. Sidoqoftë Grupi parlamentar i PDK-së ndërruan mendje dhe kryetari i Kuvendit përkundër marrëveshjes në mes të grupeve parlamentare nuk e hodhi fare në votim mocionin. Kjo është shkelje procedurale.

Për më tepër se kaq, ky dialog dhe mësyerja e pakuptimtë për vazhdimin e tij pa legjitimitet demokratik nga Kuvendi e pa platform e strategji, e rrezikon seriozisht Republikën tonë.

“Deri tash ky dialog, prej se ka filluar në vitin 2012 na e ka ndryshuar emrin politik nga Republika në fusnotë, na e ka fuqizuar e zyrtarizuar praninë politike të Serbisë në Kuvend e Qeveri përmes listës serbe, dhe së fundi rrezikoi të na e kthej me kokë te poshtë rendin kushtetues përmes Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, për ta formalizuar ndarjen, e thelluar identifikimin etnik politikë në dëm të barazisë e drejtësisë qytetare, në dëm të integrimit të njerëzve e territorit, në dëm të përbashkimit e funksionalizimit të resurseve e tregut”, ka shkrua ai.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të debatojmë në Kuvend për dialogun. Është tejet e rëndësishme që ky vazhdim i dialogut pa diskutim, pa legjitimitet, pa përfaqësim serioz e pa mbikëqyrje të ndalet. Është jetike për Kosovën që vendimmarrja të kthehet në Kuvend.

Sipas tij, qëndrimi i GP të PDK-së, se meqenëse një pjesë e opozitës po e bojkoton votimin në Kuvend, as PDK nuk do të votojnë nismat e opozitës është i pakuptimtë. Koalicioni qeverisës ka përgjegjësi karshi shtetit, e veçanërisht karshi dialogut të cilin po e vazhdojnë. Këtë përgjegjësi ata duhet ta bartin veçanërisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku i japin llogari deputetëve e qytetarëve.