Shtyhet gjyqi mes Shkëlzen Berishës dhe Taulant Ballës

Periskopi.com Lajme

Është shtyrë seanca gjyqësore mes kryetarit të grupit të PS-së, Taulant Balla dhe Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e Taulant Ballës. Djali i ish-kryeministrit Berisha kërkon dënimin e Ballës pas deklarimeve të bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, në adresë të tij.

Ai ka dorëzuar prova në gjykatë që sipas tij vërtetojnë të kundërtën e akuzave të Ballës dhe i kërkoi gjykatës ta dënojë për shpifje./ Top Channel

Shkëlzen Berisha bëhet i gjallë, i jep një mbështetje babës Sali

Periskopi.com Lajme

Lojë kungulleshkash e cilëson Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha interpretimin e Kushtetutës në kohën e bllokimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ngërçi i krijuar për dekretimin e Sandër Lleshit, si propozim i kryeministrit për Ministër të Brendshëm ka risjellë dhe njëherë në vëmendje mungesën e Gjykatës Kushtetuese për të cilën shefi i qeverisë tha se do të krijohet së shpejti.

E pikërisht ky paralizim ka lënë vend për interpretime në rastin e mosdekretimit të Lleshit nga Presidenti i Republikës për arsyet dhe nëse ka të drejtë të kthejë një propozim të kryeministrit.

Pas paralizimit të Gjykatës, interpretimi Kushtetutës është bërë lojë kungulleshkash”,shkruan Shkëlzen Berisha në “Facebook”./tema/

Vajza dhe djali i Sali Berishës – 72 mijë euro në vit vetëm nga qiratë

Periskopi.com Lajme

Shkëlzen Berisha edhe pse nuk ka punuar asnjë ditë në jetën e vet, ka miliona euro pasuri. E njëjta gjë edhe për motrën e tij, e cila “justifikohet” të paktën me faktin se e bën një punë, atë të pedagoges. Ata kanë apartamente dhe vila të shumta, që nëse do të kishim një shtet normal, nuk do t’i justifikonin dot.

Prej tyre përfitojnë mijëra euro në muaj, pasi kanë aq shumë, sa disa i lëshojnë me qira. Vajza e ish-kryeministrit ka deklaruar se përfiton rreth 24.840 mijë euro në vit nga qeratë. Ajo ka dhënë me qera dy apartamente me 900 euro në muaj njëri dhe 1170 euro në muaj për tjetrin. Ndërsa djali i Sali Berishës ka deklaruar se nga qeratë ka përfituar 47.956 euro. Pra në total vajza dhe djali i tij kanë përfituar plot 72 mijë euro brenda një viti vetëm nga qeratë.

Por nuk mbeten pas as deputetët e opozitës, që flasin ditë e natë për varfërinë.

Edmond Haxhinasto shprehet se ka përfituar të ardhura nga qeraja e apartamentit, 7.200 euro.

Po ashtu edhe bashkëshortja e tij ka dhënë një apartament me qera 7140 euro.

Një shifër shumë të lartë ka deklaruar dhe Aldo Bumçi.

Ai është shprehur se ka marrë 36,400 euro.

Nuk mbeten pas Florion Mima dhe Halim Kosova.

Mima ka deklaruar të ardhura të bashkëshortes nga qeraja e zyrës në emër të vajzës, 10.800 euro.

Ndërsa Kosova ka deklaruar të ardhura nga dhënia me qera e Spitalit Amerikan, 28.900 euro.

Luan Baçi ka deklaruar qera nga 3 objekte, me fitime 153.000 lekë, 68.000 lekë dhe 204.000 lekë.

Adnor Shameti në deklaratën pranë ILDKP shprehet se për vitin 2017 ka siguruar të ardhura sipas kontratës së qirasë më 19.04.2017 për njësinë me sip. 124.10 m2, 40 000 lekë/muaj

Dhe të ardhura sipas kontratës së qirasë më 15.09.2016 për ap. me sip 250 m2 në Tiranë, bodrumin me sip. 21.06 m2 dhe garazhin me sip. 12 m2, 2.000 euro/muaj.

Deputeti që ka fituar më shumë nga qeratë është Astrit Veliaj, i cili ka deklaruar 30.078.396 lekë ose rreth 240 mijë euro.(TemA)

Reja e Sali Berishës ekspozon format bombastike me bikini (FOTO)

Periskopi.com Showbiz

Blogerja e njohur Armina Mevlani është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ka një numër të madh ndjekësish në “Instagram”. Ajo ndan me fansat e saj vazhdimisht foto e video të ndryshme nga jeta e saj private dhe ajo personale.

Por këtë herë blogerja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj pasi ka postuar foto ku ka pozuar me bikini nga plazhi. Armina ka treguar format bombastike.

Gjithashtu fotoja ka marrë shumë pëlqime dhe komente, duke e komplimentuar Mevlanin për linjat perfekte që ka.