Luan Haradinaj i ri me fjalë prekëse për babain e tij, i drejtohet në emër

Periskopi.com Lajme

Sot në Pejë është përuruar  sheshi “Shkëlzen Haradinaj”, në të cilin është përuruar edhe shtatorja e heroit të UÇK’së, Shkëlzen Haradinaj.

Në përurim ka marrë pjesë edhe djali i tij, Luan Haradinaj, i cili ka shkruar një dedikim prekës për babain e tij i cili ka rënë heroikisht në luftën kundër pushtimit serb.

“Shkëlzen, e ndjej që po më mbanë në dorë sot.
Po m’i rreh shpatullat e po më thua “Jam krenar me ty”.
Sot kur po të nderon e gjithë Shqiptaria dhe shtatorja jote po na bënë hije, sot ndjehem më i madh se kurrë. Lavdi veprës tënde, përjetësisht me ne”, ka shkruar Luan Haradinaj.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili ka bërë edhe zbulimin e Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës.

Shkëlzen, e ndjej që po më mbanë në dorë sot. Po m’i rreh shpatullat e po më thua “Jam krenar me ty”.Sot kur po të…

Posted by Luan Haradinaj on Sunday, 16 June 2019

 

 

 

 

Veseli kujton Shkëlzen Haradinajn: Lavdia e përjetshme do të qëndrojë mbi emrin e tij

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar Shkëlzen Haradinajn në 20-vjetorin e rënies së tij.

Veseli shkroi në Facebook se lavdia e përjetshme do të qëndrojë mbi emrin e Shkëlzenit dhe gjithë heronjve të kombit.

“Pranvera e vitit 1999 ishte stina më e përgjakshme në historinë tonë kombëtare. Një popull i tërë po luftonte për jetë a vdekje me gjenocidin serb. Djemtë më të mirë të UÇK-së në ato ditë po binin dëshmor gjithandej Kosovës. Në mesin e tyre ishte Shkëlzen Haradinaj, i cili si sot 20 vjet më parë ra dëshmor i lirisë. Lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e tij dhe gjithë heronjve të kombit”, shkroi Veseli.

20 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

Periskopi.com Lajme

Sot shënohet 20 vjetori i rënies së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit, dhe eprorëve të lartë të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut.

OVL e UÇK-së në Dukagjin ka organizuar homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan si dhe te shtatorja e Shkëlzen Haradinajt në Pejë.

Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.

Ai është vëllai i gjeneral Luan Haradinajt, i cili kishte rënë më 6 maj të vitit 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptare, deri sa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë.

Familja mblidhet për ditëlindjen e gruas së Shkëlzenit, kryeministri Haradinaj: Jeta ishte e padrejtë për ty

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”ia ka uruar ditëlindjen gruas së vëllait të tij të rënë dëshmor gjatë luftës së fundit në Kosovë, Shkëlzen Haradinajt, Suzanës – raporton Periskopi.

Haradinaj ka publikuar disa fotografi, në të cilat ndër të tjerash shihet nëna e vëllezërve Haradinaj, Ruka, si dhe disa nga anëtarët e tjerë të familjes që po ia festojnë ditëlindjen Suzanës.

“Suzanë, urime ditëlindja me kujtimet më të mira për Shkëlzenin, Luanin, Enverin, Hilmiun e Shqipdonin. Jeta ishte e padrejtë për ty, por ti e Luani jeni inspirimi ynë. Ramushi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shkëlzen Haradinaj, vëllai i kryeministrit Haradinaj kishte rënë dëshmor, derisa kishte lënë pas gruan Suzanën dhe dy djemët e tij, Shqipdonin dhe Luanin.

Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.

Rënia e Shkelzenit që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar.

Shkëlzen Haradinaj është vëllai i gjeneral Luan Haradinajt, i cili kishte rënë më 6 maj të vitit 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptar, derisa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë.

 

Dëmtohet busti i Shkëlzen Haradinajt, reagon OVL, edhe më tej jo kryeministri

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë nga persona të pandërgjegjshëm në qytetin e Pejës, është dëmtuar busti i heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj.

Lidhur me këtë kanë reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës.

Ata kanë dërguar këtë akt vandal, duke e cilësuar si një akt të pahijshëm i cili dëmton vlerat e atyre që u flijuan për Kosovën.

OVL e UÇK-së, kanë kërkuar nga institucionet e vendit të hetojnë rastin në fjalë dhe personat që bënë këtë akt, të marrin dënimin e merituar.

Si i zunë serbët në pritë Shkëlzen Haradinajn e luftëtarët të tjerët – Rrëfehet Lahi Brahimaj

Periskopi.com Lajme

Gjenerali i UÇK-së dhe ish-deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj ka rrëfyer momente interesante nga koha e luftës.

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se për të UÇK-ja është një krijesë që ai mundohet ta mbroj me gjithë qenien e tij.

“Kam qenë ndër të parët në themelimin e UÇK-së”.

Lahi Brahimaj rrëfen konfrontimet e para me pushtetin serb ne vitin 1993, që kishin Deçanasit.

“Në vitin 1993 ishin në një ngushëllim disa nga bashkëvendësit e mi, dhe papritur vjen një patrullë policore dhe fillon t’i maltretoj ata, t’u kërkojnë letërnjoftimin e legjitimime tjera. Një vendas reagoi duke i thënë komandantit të policisë, se kush je ti që po me kërkon letërnjoftim në shtëpinë time, unë duhet të kërkoj sepse ti je i panjohur këtu. Aty fillon një kacafytje dhe çarmatosen policët serb dhe më pas lihen të lirë. Ata (policia serbe) thanë se do të shihemi përsëri se kush jemi ne”.

“Dy ditë prapa, kthehen prapë policës serb por me autoblinda dhe mendohet se ishin rreth 100 polic dhe ushtarë. Ata sapo kishin hyrë në fshat kishin arrestuar Halit Zenelin. Ndërkohë, ne si fshat kishim filluar të mbajmë kujdestari dhe i rrethuam ku nxjerrim Halitin nga forcat serbe dhe nga ato kohe ne kishim armë por jo si UÇK, vetëm si fshat i organizuar”, rrëfen Brahimaj.

Brahimaj ka thënë se shumica e sulmeve që kishte marrë UÇK-ja janë studiuar mirë, por përkundër kësaj policia serbe ka marrë veprime hakmarrëse ndaj popullatës civile.

“Ka pasur raste kur një ndërhyrje për mbrojtjen e civilëve u ka shkaktuar më shumë dëme atyre. Në një rast kemi pranuar një informatë se forcat serbe kanë hyrë në një rrugë dytësore-këmbësore dhe po shkojnë drejt civilëve. Shkelzen Haradinaj me katër bashkëluftëtarë kanë shkuar për të verifikuar informatën dhe ata janë përballë me forcat serbe ku pas luftimeve të afërta janë vrarë”.

Ai kujton një episod kur kishte vizituar Familjen Jashari për tu koordinuar për aksionet luftarake dhe nevojat e armëve që kishim të dy grupet.

“Për mua përshtypjen më të madhe më ka bërë Shaban Jashari. Ai edhe pse në moshë u mundonte të na shërbente neve dhe na jepte ndjesinë se ne nuk jemi pa prindër, pasi që disa prej grupit tonë nuk kishin takuar familjet për një kohë të gjatë”, tha Lahi Brahimaj.