Rama: 80% e drejtorëve në Shkodër do të ikin

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjendet në Velipojë ku po zhvillon një takim me Këshillin Koordinues për veriun.

Burime nga mbledhja e Ramës bëjnë me dijeni që kryeministri deklaroi se 80% e drejtorëve do të ikin.

“Për gjitha bashkitë e qarkut Shkodër do të ketë vlerësim performance të institucioneve me varësi nga qendra. Njëkohësisht analizë e buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht”, është shprehur Rama.

Të pranishëm janë deputetë të qarkut të Shkodrës dhe Lezhës si dhe ministri Sandër Lleshaj./tch/

Tensione në Shkodër, protestuesit tentojnë të sulmojnë deputetin e PS’së (Video)

Periskopi.com Lajme

Një grup mbështetësish të Partisë Demoratike,  kanë tentuar të sulmojnë deputetin Tom Doshi, jashtë ambienteve të Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” në  Shkodër, pas përfundimit të mbledhjes për konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak.

Doshi është ndjekur me brohorima nga turma e protestuesve përgjatë rrugës, ndërkohë që efektivë të shumtë të Policisë ishin në lëvizje për të mbrojtur deputetin.

Sot mora pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak si aleat i PS”- ka thënë Doshi, duke shtuar se ata që nuk morën pjesë në zgjedhje nuk kanë të drejtë të protestojnë.

Dorëhiqet kryetari i Shkodrës pas akuzave për dënimin në Itali

Periskopi.com Lajme

Kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri është dorëhequr nga pozita, pas skandalit që doli në media rreth tij.

Ai thotë se do të merret me çështjet ligjore rreth një ngjarje të para 17 viteve në Itali.

Deklarata e plotë e Pjetrit

Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi….

Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës.

Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.

Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem.

Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë!

Ishte një endërr e bukur t’i jepnim Shkodrës atë çka meriton. Por fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangshmërisht me fatet e një individi, cilido qoftë ai.

Së fundi, ju jam pafundësisht mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur apo dërguar mesazhe solidariteti në këto ditë të vështira për mua.

Ju uroj me gjithë shpirt më të mirën për Ju dhe familjen Tuaj !

 

​Gaz lotsjellës e të lënduar, mbyllet protesta e opozitës në Shkodër dhe mitingu i Ramës

Periskopi.com Lajme

Është mbyllur mitingu i Partisë Socialiste në Shkodër, ashtu si edhe protesta e opozitës.

Pas mbarimit të fjalimit të Edi Ramës, policia ka mbajtur për disa minuta kordonin, që ndante protestuesit me mbështetësit e qeverisë.

Opozita ishte mbledhur në Shkodër për të ndaluar mitingun e PS-së dhe Edi Ramës, ndërsa pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë. Në protestë ishte e përfshirë edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Valtona Ademi, ndaj të cilës policia hodhi sprej.

Në anën tjetër, Edi Rama mbajti fjalimin para një numri të madh të simpatizantëve të tij, ku tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të shtyhen.

 

Rrëzohet autobusi me pasagjerë për shkak të borës

Periskopi.com Lajme

Disa probleme janë shkaktuar prej motit të keq në të gjithë vendin. Në aksin Shkodër-Shiroke-Zogaj, autobusi që bën këtë linjë, është rrëzuar në anën tjetër të rrugës, si pasojë e borës dhe ngricave.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të pikës turistike në Zogaj.

Prej kësaj ndodhie është rrezikuar jeta e shoferit, por edhe qytetarëve që ndodheshin brenda autobusit.
Lëvizja është bllokuar për shkak të rrëzimit të autobusit.

Haradinaj nis vizitën në Shkodër me homazhe tek shtatorja Isa Boletinit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj ka nisur vizitën e tij në Shkodër.

“Shkodra është adresa e kombit tonë, që me historinë dhe traditën e saj, na ka bërë krenarë nëpër shekuj”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Me rastin e vizitës zyrtare, e fillova ditën me homazhe tek shtatorja e kryengritësit të shquar për liri e pavarësi kombëtare, Isa Boletini”.

“Shqiptarët e dinë më së miri se sa e shtrenjtë është liria dhe sa me mund është ruajtur çdo copë toke”.

“Tani na mbetet të reflektojmë, që brezave që vijnë, t’u lëmë prapa sa më pak çështje historike të pazgjidhura”.

Opozita zbarkon në Shkodër, bojkoton seancën e Kuvendit

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike, LSI dhe aleatët nuk do të marrin pjesë në seancën e parë plenare për këtë sesion të ri parlamentar.

Mësohet se në takimin e zhvilluar në selinë blu, ku morën pjesë deputetët demokratë, kryetari Lulzim Basha si edhe aleatët e LSI-së dhe partitë e tjera të vogla është vendosur, që sot në orën 17:00, orar që përkon me nisjen e seancës në Kuvend, opozita të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër.

Ky takim, njofton PD, vjen si një mesazh qendrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. Vendimi është marrë në sintoni të plotë me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në orën 14:15, të gjithë deputetët e PD-së duhet të jenë në PS sepse në orën 14:30, do të nisen në Shkodër.

“Mbledhja në Shkodër si mesazh qendrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. 3 muajt e fundit, kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona. Për krimet nuk ka ende asnjë autor, sepse banda e Bajrave ka lidhje me Edi Ramën. Çlirimi i qeverisjes nga krimi, prioritet absolut i opozitës në sesionin e ri parlamentar.”-mësohet të ketë qenë ky deklarimi i PD-së në përfundim të mbledhjes.

Vendimi i Partisë Demokratike vjen pas një seri ngjarjesh kriminale të ndodhura në dy muajt e fundit në Shkodër. Opozita do të zhvendoset në Shkodër, 2 ditë pasi në këtë qytet është vrarë biznesmeni Arjan Ferracaku. Në dy muaj, në Shkodër ka 6 të vrarë dhe 2 të zhdukur, ngjarje këto ende pa autorë dhe të pazbardhura. Demokratët akuzojnë qeverinë si të lidhur me bandat e Shkodrës. Opozita pretendon se është qeveria që i mbështet këto banda. Mbetet për t’u parë cila do të jetë forma e organizimit të takimit të PD-së në Shkodër, pasi ende nuk dihet nëse takimi i PD-së, do të zhvillohet me degën lokale, apo me qytetarët e Shkodrës.

 

Zëri i Amerikës: Situata e krimit në Shkodër është rënduar

Periskopi.com Lajme

Vrasja e një biznesmeni pasditen e të shtunës në qytetin e Shkodrës, ka ngritur shqetësimin mbi situatën e krimit në këtë qytet, më i madhi në veri të Shqipërisë.

31-vjeçari Arjan Feracaku u qëllua me breshëri automatiku në periferi të qytetit ndërsa po kalëronte bashkë me disa të afërm të tij. Në lidhje me këtë vrasje policia ka shoqëruar për t’i pyetur rreth 30 persona, por deri tani nuk ka dhënë detaje rreth vrasjes dhe autorëve. Dyshimet e para lidhen me përplasjet mes grupeve kriminale në këtë qytet, apo ndonjë gjobëvënie nga këto grupe.

Vrasja e biznesmenit 31 vjeçar e ka çuar në 6 numrin e personave të vrarë brenda tre muajve të fundit. Gjithashtu, dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur pa asnjë gjurmë prej 10 ditësh. Për asnjërën nga këto ngjarje të rënda kriminale, policia nuk ka arritur të identifikojë dhe as të arrestojë autorët, çka ka tronditur sigurinë e qytetarëve dhe bizneseve në Shkodër.

Në mesin e muajit korrik qyteti i Shkodrës u trondit nga një vrasje e dyfishtë, ajo e ish policit Boran Bërçana dhe gruas me të cilën ai bashkëjetonte. Megjithëse në makinën ku ata u ekzekutuan ndodhej edhe djali 2 vjeçar, mbi ta u derdhën 23 plumba të një arme MP5. Skena e krimit, e filmuar nga kamera e një ndërtese, dëshmon për një vrasës profesionist, i cili ende nuk është identifikuar nga policia.

Mes 6 të vrarëve muaj e fundit në Shkodër është edhe 53-vjeçari Fatbardh Lici, një person i njohur në qytet, i cili u ekzekutua me 10 gusht, në një lokal në afërsi të banesës së tij në lagjen Kiras të qytetit. Vëllai i tij, Mustafa Lici, nga shtëpia ku po qëndron i ngujuar prej tre javësh, akuzoi sot qeverinë dhe policinë, për lidhje me grupet kriminale.

Seriali i vrasjeve në qytetin verior u paralajmërua në janar të këtij vitit pas një atentati të dështuar me lëndë shpërthyese ndaj biznesmenit Lulzim Kulla, një figurë e njohur e botës së krimit në Shkodër. Lënda shpërthyese, e vendosur në një motoçikletë, në afërsi të makinës së tij, plagosi rëndë biznesmenin Kulla, i cili i mbijetoi plagëve.

Pas këtij atentati, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke folur për operacionin “Forca e Ligjit”, deklaroi se në Shkodër janë identifikuar tre grupe kriminale, njëri prej të cilëve i goditur nga policia për ushtrim të prostitucionit. Por, që nga ajo kohë, as policia dhe as Ministria e Brendshme nuk kanë identifikuar në publik dy grupet e tjera kriminale dhe as kanë arritur t’i godasin ato.

Opozita e ka drejtuar gishtin nga qeveria, si fajtore për gjendjen dhe për lidhje me grupet kriminale në Shkodër. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë para vrasjes së biznesmenit Feracaku, gjatë një konference për shtyp, u shpreh se Shkodra ndodhet nën pushtetin e krimit, për shkak të një pakti të ndërsjellët të qeverisë me familjet mafioze për zgjedhjet e ardhshme vendore në këtë qytet që qeveriset prej vitesh nga demokratët. /VOA

Hetimet e para: Si u ekzekutua babai i 2 fëmijëve, biznesmen në Shkodër

Periskopi.com Lajme

Të tjera detaje zbulohen për vrasjen në Shkodër. Burime nga policia lokale thanë se viktima ishte adhurues i kuajve, madje dyshohet se ka qenë duke kalëruar kur është qëlluar për vdekje. Dy plumba ka marrë edhe kali me të cilin ai po kalëronte.

Mendohet se ekzekutori e ka ndjekur të riun përreth 50 metra dhe më pas ka qëlluar me rreth 15 plumba, 7 prej të cilëve kanë prekur të riun i cili ka vdekur menjëherë. Dyshimet janë se ekzekutori ka pasur edhe bashkëpunëtorë.

Në Shkodër, pritet të shkojë edhe Drejtori i Policisë, Ardi Veliu.

Arjan Verracaku ose siç njihet ndryshe Ferracaku , 30 vjeç, është personi i cili u gjet i pajetë këtë të shtunë në zonën e Livadhës, në periferi të Shkodrës.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë dhe siç bëjnë me dije burime nga policia lokale, kanë zbuluar se i riu është qëlluar me armë zjarri. Të njëjtat burime shtuan se nga këqyrja parapake e kufomës dhe vendngjarjes, është konstatuar se ai vrarë gjatë 24 orëve të fundit.

“Rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.V. 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ku kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjere dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë shërbimet e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit”, njoftoi zyrtarisht Policia

Arjan Ferracaku nga Shkodra është babai i dy fëmijëve. Ai njohët edhe si biznesmen: konkretisht si pronar i dy lokale në Velipojë. Nga të dhënat parapake që japin burime policore, mësohet se Ferracaku është i pastër penalisht dhe nuk njihet si person problematik. Pranë trupit të pajete të 31-vjeçarit është gjetur edhe një makinë e djegur. Dyshimet e policisë janë makina është djegur disa ditë më parë dhe nuk besohet të ketë lidhje me vrasjen e të riut.

 

Arkeologë shqiptarë dhe polakë zbulojnë në Shkodër, qytetin dymijëvjeçar Basania

Periskopi.com Lajme

Ndonjëherë, gurët janë më shumë se sa thjesht copëza të shkërmoqura toke. Ndonjëherë ata japin detaje mbi të kaluarën apo të ardhmen e planetit tonë.

”Arkeologët e antikitetit të Qendrës së Kërkimit për Europën Juglindore në Universitetin e Varshavës, zbuluan se gurët në Shkodër ishin rrënojat e qytetit 2 000-vjeçar të Basanias”, shkruan Christina Ayele Djossa në blogun “Atlas Obscura” që i dedikohet zbulimeve nëpër botë.

Në atë kohë, Bassania ishte një fortesë ushtarake dhe ekonomike, pjesë e mbretërisë së Ilirisë, që ka ekzistuar nga viti 400 deri në 100 para Krishtit, shkruan ATSH.

Qyteti antik ka në përbërje shumë banesa dhe fortesa, një prej të cilave arkeologët arritën të zbulojnë.

Ajo që ata gjetën ishin gurë antikë të një fotese të ruajtur nga kulla të mëdha dhe mure prej guri dhe dyer të gjera afërsisht tre metra. Këto ndërtesa mbrojtëse, sipas profesorit Piotr Dyczek të Universitetit të Varshavës, i përkasin arkitekturës helenistike.

Ekipi konfirmoi epokën e rënojave duke analizuar monedhat e gjetura aty rrotull dhe fragmente të enëve të qeramikës, që i përkasin epokës së mbretërisë Ilire.

Por, nga gurët dolën më shumë informacione në lidhje me qytetin. Muret e gjera prej guri rrethojnë një zonë prej 200 000 metrash katrorë, që do të thotë se Basania ishte tre herë më e gjerë se Shkodra antike, që ishte 70 000 metra katrorë.

Por, ky qytet dhe mbretëria Ilire, u pushtuan nga romakët në fillim të shekullit të parë. Kjo është edhe arsyeja përse arkeologëve iu desh kaq shumë për të gjetur Basanian.

“Arsyeja mund të jetë se qyteti pushoi së ekzistuari për një kohë aq të gjatë sa që emri i tij u harrua”, shkruan Dyczek.

“Arkeologët polakë dhe shqiptarë spekuluan gjithashtu se edhe infrastruktura gjeologjike e vendndodhjes ka lidhje me këtë harresë. Rrënojat janë gjetur në një kodër, që nga banorët e zonës quhet buzët e nepërkës, në fshatin Bushat, pak kilometra larg Shkodrës”, thotë Dyczek.

Pas shumë vitesh erozion, gurët e mbetur dukeshin si pjesë e gurëve që përbëjnë kodrën. Kështu për një kalimtar, mund të dukej si një grumbull me gurë, jo një strukturë e përbërë nga njerëzit.

Tani që qyteti i zbuluar është i dukshëm, do të jetë e mundur që këto rrënojat të vizitohen.

Pasojat e tërmetit të vitit 1979 në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Një tërmet ka goditur Shqipërinë duke shkaktuar panik nga Vlora deri në Tiranë. Të dhënat e para nga ‘Emergjencat’ flasin për një epiqendër 30 kilometra larg Tiranës, në Gjirin e Lalëzit. Megjithatë ky nuk është rasti i parë që vendi është shkundur nga lëkundjet. Në disa raste, tërmeti ka shkaktuar edhe fatkeqësi te shqiptarët.

Tërmeti me vdekjeprurës është ai i viti 1979 që kishte goditur veriun e Shqipërisë, shkruan FMimages.net. Tërmeti 8 ballë kishte goditur Shkodrën duke shkaktuar viktima dhe dëmtime të mëdha. Fatkeqësisht 40 persona humbën jetën në Shkodër-Lezhë. U dëmtuan 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore dhe mbi 46,000 mijë njerëz kishin mbetur pa kulm mbi krye.