Në Zvicër hapet edhe një shkollë shqipe

Periskopi.com Lajme

Në Schonberg Zvicrës është hapur një shkollë shqipe gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri”.

LAPSH po ashtu ka bërë thirrje që fëmijëve t’u mësohet gjuha e kultura shqipe.

“Mundësoni fëmijëve tuaj që të mësojnë dhe të ruajnë gjuhën shqipe, historinë, kulturën dhe traditën tonë”, thuhet në apelin e tyre.