Demaliaj i kërkon tërthorazi Vjosa Osmanit kontratë politike me Ramush Haradinajn

Periskopi.com Lajme

Ish deputeti i AAK’së, Shkumbin Demalija, në një status në profilin e tij në Facebook, i ka kërkuar tërthorazi Vjosa Osmani një kontratë politike me Ramush Haradinajn, shkruan Periskopi.

Demalija ka kujtuar kohën kur Haradinaj kishte bërë kontratë me ish presidentin Rugova.

Statusi i plotë i tij

Në vitin 2004 Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova kishin lidhur jo vetëm koalicion qeverisës por kishin bërë edhe një kontratë politike në veçanti për të ardhmen e Kosovës..!!
Këtë gjë e di më së miri Znj.Vjosa Osmani,kandidate e LDK-së për kryeministre të Kosovës sepse ishte pjesë e ekipit të zyrës së Presidentit Rugova atë kohë..!!

Andaj Znj.Vjosa reflekto dhe tregoju elektoratit të LDK-së për kontratë politike..!!

Përndryshe mos kërko votë..!!
Sepse koha ka filluar të bëhet vonë..!!????..!!