Vetura bie në lumin Shkumbin, humb jetën 35-vjeçari

Periskopi.com Lajme

Elbasan- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku si pasojë ka humbur jetën një person. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Murras, ndërsa viktima është S.S 35-vjeç banues në Elbasan.

Sipas policisë 35-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz” ku ka dalë nga rruga duke rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses bënë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi S.S.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit./TCH