Shkakton rrezik të përgjithshëm në Smrekovnicë, arrestohet i dyshuari

Periskopi.com Lajme

Të shtunën pasdite është arrestuar një burrë nga fshati Smrekonicë i Vushtrrisë, pasi që dyshohet se i njëjti ka shtënë me armë të gjuetisë në afërsi të shtëpisë së ankuesit.

Policia ka bërë të ditur se nga personi i dyshuar janë konfiskuar një pushkë e gjuetisë me 13 fishekë, një gëzhojë dhe një rrethatore e fishekëve.

Ndërsa mbi kulmin e shtëpisë së ankuesit është gjetur dhe konfiskuar një predhë e fishekut të pushkës së gjuetisë.

Pas marrjes në pyetje nga Policia, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.