“Petrol Company” shpërndan pako me dhurata për fëmijët me autizëm

Periskopi.com Lajme

Pakot me dhurata janë shpërndarë sot për 55 fëmijët në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë nga kompania më humane në Kosovë për tregti të naftës “Petrol Company”.​

Këto pako me dhurata brenda tyre kishin kryesisht produkte të dedikuara për këta fëmijë, ndërsa janë shpërndarë duke respektuar masat e parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike(IKSHPK).​

Përfaqësuesja e “Petrol Company”, Afërdita Shala, derisa ka shpërndarë dhuratat për fëmijët me autizëm ka thënë se kjo është më e pakta gjë që mund të bëjnë, duke shtuar se iniciativa të tilla do të kenë edhe në vitet e ardhshme.​

“Ne sot në Shoqatën e Autizmit i kemi sjellë 55 pako me dhurata për të gjithë fëmijët të cilët janë në terapi këtu. Arsyeja përse e kemi zgjedh, faktikisht ‘Petrol Company’ gjatë gjithë vitit merret me iniciativa të tilla dhe një ndër to është edhe kjo sot”, ka thënë ajo.​

Ajo ka falënderuar stafin e “Petrol Company”, për mbështetjen që kanë marrë nga ta për shpërndarjen e këtyre pakove me dhurata.​

“Kisha dashtë me falënderu stafin të cilët na kanë mbështet dhe na kanë bë më të lehtë lehtësimin e  procedurave për sjelljen e këtyre pakove këtu”, ka pohuar Shala.​

E, drejtoresha e terapisë në Shoqatën e Autizmit, Sunita Kurti, duke falënderuar stafin e “Petrol Company”, ka thënë se dhuratat që kjo kompani ka sjell për fëmijët e kësaj qendre janë të mirëseardhura.​

“Normalisht secila dhuratë dhe secila ndihmë që ofrohet për fëmijët është e mirëseardhur për ne edhe fatmirësisht festa e fundvitit shumë kompani e bëjnë këtë hap për me ardhë edhe me ju sjellë dhurata fëmijëve të cilët i mirëpresin”, ka thënë Kurti.​

E, njëjtë siç ka bërë “Petrol Company”, Kurti u ka bërë thirrje edhe kompanive të tjera që të ndërmarrin iniciativa të tilla.​

“Petrol Company” ka rrjetin e shitjes me pakicë të derivateve thuajse në të gjitha komunat e Kosovës, ku ju mund të furnizohu me derivatet me cilësore dhe të lira në vend. Gjithashtu rrjeti i restoranteve “Be Happy” është pjesë e kompanisë lider për tregtimin e derivateve  “Petrol Company”.