Kërkohet të rishikohet vendimi për hapjen e klubeve të natës

Periskopi.com Lajme

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës kanë kërkuar që të rishikohet vendimi për hapjen klubeve të natës.

Përmes një postimi në Facebook, kjo shoqatë thotë se pasojat që ka sjellë virusi në sektorin e gastronomisë e sidomos në klubet e natës, janë të mëdha.

“Pasi që shumica e veprimtarive në Kosovë vetëm kanë filluar punën jemi vetëm ne Klubet e natës që mbi supet tona po i bartim ende pasojat financiare dhe fatalitetin komercial të këtij virusi. Kishim me mijëra të punësuar dhe me miliona euro investime, këta mijëra të rijnë që punonin tek ne dhe nuk e ndjemë as një ditë dorën e shtetit kur kishin më së shumti nevojë me të drejt ju themi se ju ka humbur durimi”, thuhet në njoftim.

Sipas Shoqatës, tubimet dhe manifestimet tjera që po ndodhin në vend nuk janë më pak të rrezikshme se veprimtaria e klubeve të natës, për të cilën thonë se mund të caktohen masat e sigurisë dhe të vazhdojnë punën.

Ata kanë kërkuar që nga 1 korriku të lejohet hapja e tyre, përndryshe ata kanë paralajmëruar hapa më radikal.

“Nuk është e drejt që vetëm ne të penalizohemi. Presim që kërkesa jonë legjitime do të has në mirëkuptim deri në fund të javës të datës 19 Qershor 2020 ose në të kundërtën deklarohemi publikisht se pas kësaj date ne me nuk marrim përgjegjësi për: kredit ndaj bankave komerciale, obligimeve ndaj ATK, obligimeve për qiratë ndaj AKP dhe qiradhënësve private, rrogave të punëtorëve, obligimeve tjera financiare”, thuhet në njoftim.