Futbolli nuk është vetëm një lojë, Silvia Greco shpallet tifozja më e mirë e vitit nga FIFA

Periskopi.com Sporti

Pa dyshim, futbolli nuk është vetëm një lojë, futbolli është pasion – shkruan Periskopi.

Silvia Greco është zgjedhur si tifozja më e mirë e vitit nga FIFA.

Greco e ka dërguar birin e saj të verbër në çdo ndeshje të Palmerias që luanë në kuadër të kampionatin brazilian dhe ia ka shpjeguar çdo gol dhe çdo detaj.

“Nickollas e ndjen futbollin, në stadium Nickollas ndihet shumë i kënaqur”, ishin fjalët e Silvias.

“Besoni, shpjegimi i golave është gjëja më tërheqëse. Unë ia shpjegoj birit cdo detaj nga atmosfera dhe cdo karakteristikë të lojtarit”, ka përfunduar tifozja e vitit. /Periskopi/

Kylie Jenner shpallet miliarderja më e re në botë

Periskopi.com Showbiz

E ftuar në “The Ellen DeGeneres Show”, 22-vjeçarja tregoi se shpesh motrat dhe vëllai e ngacmojnë për faktin se është një miliardere.

“Sa herë që bisedojnë në grupe “Whatsapp-i” se ku do të shkojmë për pushime, të gjithë pyesin “Kylie, do t’i paguash ti?”-tha mongolja kozmetikës.

Ndërsa shtoi se thjesht bëjnë shaka me të.

“Por ata thjesht bëjnë shaka me mua. Të gjithë janë krenarë për mua, kjo është e sigurt,”-shtoi Kylie.

Jenner ka ndërtuar perandorinë e saj të kozmetikës në mars 2015 dhe në mars të këtij viti, Forbes e deklaroi zyrtarisht miliardere. Kylie vlerësohet se krijoi vetë gjithë pasurinë e saj.

Kriporja e Ulqinit shpallet park natyror

Periskopi.com Lajme

Kuvendi Komunal i Ulqinit, të hënën shpalli Kriporen e njohur të këtij qyteti park natyror. Vendimi u mirëprit nga qytetarët, pasi me këtë vendim mbrohet tjetërsimi i kësaj hapësire të veçantë natyrore.

Kriporja e Ulqinit cilësohet ndër ekosistemet më të njohura në Adriatik. Ajo është zona e parë me rëndësi ndërkombëtare për zogjtë në Mal të Zi, si dhe “Strehim Emerald” i Konventës së Berlinit.

Kriporja pritet që së shpejti të bëhet pjesë e listës Ramsar, si kënetë me rëndësi ndërkombëtare.

Kriporja e Ulqinit e ngrit në vitin 1926 nga italianët dhe ka një sipërfaqe prej 15 mijë metrash katrorë që është lagunë dhe ndodhet në deltën e lumit Buna. Aty ka edhe një pasuri të madhe shpendësh. Ujërat e ëmbla të lumit ndahen nga uji i kripur i detit Adriatik nëpërmjet kanaleve.

Si shumë pasuri të tjera, Kriporja e Ulqinit ka qenë pasuri shtetërore pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2003 është privatizuar, sepse ndërmarrja falimentoi.

Privatizuesi e bleu për 800 mijë euro. Çmimi i tokës u vendos 5 cent metri katror duke u cilësuar si aferë korruptive e politikës në Mal të Zi.

Kriporja e Ulqinit është vlerësuar edhe nga Bashkimi Evropian, i cili financoi edhe studimin për mbrojtjen dhe përmirësimin e kripores.

Po ashtu Bashkimi Evropian ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim me kapitullin 27 të marrëveshjes, kapitull që i kushtohet parkut natyror të Ulqinit.