Shpërthen zjarri në tren, vdesin 60 persona në Pakistan

Periskopi.com Lajme

Të paktën 60 pasagjerë kanë mbetur të vdekur kur një tren që udhëtonte nga qyteti pakistanez i Karaçi për në Rawalpindi u ndez me zjarr, thotë policia.

Mediat lokale thanë se zjarri ishte shkaktuar nga shpërthimi i një cilindri gazi që përdoret nga pasagjerët që gatuanin ushqim, njofton Klan Kosova.

Zjarri mendohet se është përhapur në të paktën tre karroca.

Sipas zyrtarëve të cituar në mediat lokale, shumë nga viktimat vdiqën ndërsa u përpoqën të hidheshin nga treni që digjej.

30 të tjerë raportohet se janë plagosur dhe zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund të rritet ende.