Tre muaj me ushqim të këtillë mund të pengoni kancerin, sulmin në zemër

Periskopi.com Shëndeti

Mjekja amerikane ka publikuar udhëzime të hollësishme!

Për fillim, ekspertët thonë që për vdekje të hershme fajin e ka faktori gjenetik në 10 – 20 raste, transmeton Telegrafi. Pra, si është situata me 80 dhe 90 për qind të të tjerëve?

Ky është ushqimi juaj dhe mënyra juaj e jetesës! Mënyra tipike e ushqimit të një personi modern pikërisht është fajtori kryesor për vdekjen e hershme dhe për sëmundje kronike.

Me fjalë të tjera, jeta e gjatë dhe e shëndetshme janë çështje e zgjedhjes suaj”, thotë dr. Elizabeth Blackburn, fituese e çmimit “Nobel” për mjekësi.

Çfarë zgjedhim ne gjatë ditës? Kur mendojmë më mirë, për shumicën nesh përgjigjja nuk do të jetë më e pavolitshmja. A pini duhan? A merreni me sport? A e ndërprisni ushqimin kur më nuk jeni të uritur, apo hani derisa ta përfundoni të gjithë ushqimin?

 

Këto janë vetëm disa nga pyetjet të cilat i ka shtruar dr. Blackburn, duke rekomanduar që rregullat në vijim janë çelësi i jetës së gjatë dhe të shëndetshme:

▪ Ndërprisni pirjen e duhanit;
▪ Mos hani shumë;
▪ Merruni me sport së paku gjysmë ore në ditë (llogaritet edhe shëtitja);
▪ Hani shëndetshëm (më shumë pemë dhe perime dhe drithëra me kokrra të bardha, më pak mish).

Nëse tashmë i ndiqni këto rregulla, dr. Elizabeth konsideron që keni më pak rrezik nga zhvillimi i diabetit për 90 për qind, ndërkaq rrezik nga sulmi në zemër për 80 për qind.

Gjithashtu, stili i këtillë i jetës zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru për 50 për qind dhe rrezikun nga zhvillimi i kancerit për 33 për qind.

 

Zbulimi i vlefshëm i çmimit “Nobel”

“Në çdo qelizë gjenden 46 kromozome. Në majë të secilës gjendet një “kapelë” e vogël, e cila quhet telomer. Çdo herë kur qeliza ndahet, një pjesë e vogël e asaj kapele të vogël zhduket.

Kur telomeri zhduket tërësisht, qeliza vdes”, sqaron dr. Blackburn, e cila për zbulimin e telomerit në vitin 2009 bashkë me ekipin e vet ka fituar çmimin “Nobel” për mjekësi.

Në të vërtetë ata gjatë studimit,që ka zgjatur 5 vjet, kanë zbuluar që tre muaj me ushqim të bazuar në bimë bashkë me aktivitetin fizik mund të rrisin dukshëm numrin e telomerëve.

Gjithashtu, hulumtimi ka treguar që numri i telomerëve te ata të cilët nuk kanë ndryshuar mënyrën e jetesës drastikisht dhe plotësisht ka rënë me kalimin e moshës.

Nga cilat sëmundje njerëzit vdesin në botën bashkëkohore?

Këta janë vrasësit kryesorë:

▪ Sëmundjet e zemrës,
▪ Sëmundja e Alzheimerit;
▪ Sulmi në tru;
▪ Kanceri i mushkërive

Hulumtimet kanë treguar që ndryshimi i mënyrës së ushqimit në atë të cilin e rekomandon dr. Blackburn drastikisht zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e përmendura më sipër, madje edhe ndryshimi i vogël në ushqim, si p.sh. zvogëlimi i konsumimit të mishit, ndërkaq rritja e konsumimit të perimeve, sjellin rezultate të konsiderueshme.

Rekomandimi i dr. Elizabeth Blackburn për ushqimin

Çfarë duhet të hamë çdo ditë nëse dëshirojnë jetë të gjatë dhe pa sëmundje?

– Brokoli, lakra, karfiol, rrikë, panxhar

– Perime me gjethe të gjelbra (sallatë e re e gjelbër, spinaq, barishte të tharta, panxhar)

– Perime të sezonit dhe të tjera (asparagus, panxhar i kuq, spec i ëmbël, karotë, misër, kungulleshë, hudhër, kërpudha, qepë, kunguj, bizele, patate, domate)

– Bishtajore dhe produktet e tyre (fasule, sojë, qiqra, thjerrëza, tofu, humus).

– Pemë me kokrra (rrush, boronica, vishnje, mjedra)

– Pemë (mollë, kajsi, avokado, banane, pjepër, mandarina, fiq, grejpfrut, kivi, limon, limete, mango, nektarina, portokaj, pjeshka, dardha, ananas, kumbulla, shega)

– Farëra (fara liri çdo ditë një lugë)

– Pemë arrore (bajame, kikirikë, arra)

– Erëza (shafran, çdo ditë shtoni një të katërtën e një luge të vogël erëzave të tjera të cilat i përdorni)

– Ushqimi nga drithërat me kokrra të plota (fjolla, pasta, bukë)

– Ujë (minimum 5 gota të mëdha (340 ml) në ditë.

Pos ushqimit të këtillë, bëni edhe së paku gjysmë ore çfarëdo aktiviteti fizik çdo ditë dhe shpejt do t’i shihni rezultatet e pabesueshme.

Nuk duket e vështirë – zgjedhja e artikujve vërtet është e madhe, ndërkaq në aktivitete fizike llogaritet edhe shëtitja e lehtë.

Shpëtoni fëmijët nga televizori

Periskopi.com Zoya

Nëse mendoni se televizori nuk ndikon në zhvillimin e fëmijëve, e keni gabim.

Televizori ka një sërë anësh negative tek fëmijë, ndaj prindërit që lenë fëmijët në pjesën më të madhe të kohës të përqendruar përpara ekranit, duhet të ndryshojnë këtë rregull.

Studiuesit kanë thënë se fëmijët që qëndrojnë me orare të zgjatura përpara televizorit, mund të kenë disa probleme. Sipas tyre, kjo shkakton efekte negative në zhvillimin e tij psikologjik, mendor dhe fizik.

Ashtu siç është i rëndësishëm zhvillimi i fëmijës deri në moshën 2 vjeç, po aq i rëndësishëm është dhe zhvillimi i trurit të tij. Fëmijët kanë nevojë për një komunikim aktiv me fëmijët e tjerë, për lojëra interaktive për një zhvillim të shëndetshëm të trurit.

Gjatë muajve të parë të jetës truri i fëmijës zhvillohet shumë shpejt. Në fund të vitit të parë truri është zhvilluar tri herë më shumë në krahasim me gjendjen kur ka lindur. Nxitësit, ndaj të cilëve ekspozohet fëmija gjatë kësaj periudhe ndikojnë pozitivisht ose negativisht në varësi të efektit të tyre.

Shumë prindër mendojnë se shikimi i televizorit nga fëmija që në moshë të vogël ndikon pozitivisht në zhvillimin e tij mendor. Por, në të kundërt të këtij mendimi specialistët pohojnë se shikimi i televizorit shkakton disa çrregullime, ndër to edhe mbipeshë.

Sipas Dr. Dimitri Christakis, kërkues shkencor në Spitalin e Fëmijëve dhe në Qendrën Rajonale Mjekësore në Seattle, koha e tepërt përpara televizorit kontribuon në obezitetin dhe agresivitetin tek fëmijët.

Sipas Dr. Dimitri që për më shumë se një dekadë ka mbështetur eleminimin e televizionit gjatë viteve të para të fëmijës: “fëmijët shikojnë mesatarisht televizor 43 orë në javë, që është më shumë se orët e punës së një të rrituri në javë. Gjatë shikimit, ata shumë shpejt bëhen pothuajse të hipnotizuar.

Është treguar shkencërisht që pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente të trurit (valët beta) në valë hipnotike (valët alfa), ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija, anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e fëmijës për të vendosur nëse ajo që sheh ai është e mirë apo e gabuar.

Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral. Atëherë ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës. Mënyra jonë e jetës, por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjetëshin e fundit.

Kështu është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, gjë që ka bërë,që fëmijët të mos munden të luajnë në rrugë apo në vende të tjera, përveç vendeve posaçërisht të parapara për lojë.

Hapësira e aksioneve të fëmijëve dhe mundësitë e tyre që ta njohin ambientin në mënyrë aktive dhe ta “robërojnë“ atë, janë fort të kufizuara, dhe kështu nevoja për lëvizje natyrore është e penguar. Është bërë një mbartje e lojërave nga jashtë brenda, që përmes konsumit medial po bëhet më e fortë.

 

Arthur i shpëton operacionit

Periskopi.com Sporti

Arthur Melo ka më shumë se dy muaj që nuk po luan te Barcelona, shkaku i lëndimit që ka pësuar në gju.

Mesfushori brazilian që filloi të ambientohej mjaftë mirë nën urdhrat e Ernesto Valverdes, pësoi lëndim të rëndë, duke mbetur që disa javë jashtë fushës.

Në fillim u mendua se ai e kishte të pashmangshme operacionin në gju, mirëpo tani raportohet se ai nuk ka nevojë për një gjë të tillë.

Sipas asaj që raporton Cadena Ser, Melo duhet t’i jap më shumë kohë vetës për tretmanin dhe të lëvizë më shumë në palestër.

Melo pritet që t’i mungojë Barcelonës deri në fund të janarit të vitit 2020.

 

Fakte që duhet t’i dini, mund t’ua shpëtojnë jetën

Periskopi.com Zoya

Nëse jeni në një situatë ku mund të dilni nga një makinë vetëm përmes dritares dhe dera është e pamundur të hapet, mbani mend se është shumë më e lehtë të thyhet një dritare duke e goditur atë, jo në qendër por në skajet.

 Ndihmë në rast të një pickimi të  një  gjarpëri helmues

Ndryshe nga disa keqkuptime popullore, nuk duhet të thithni helmin,  por duhet të aplikoni  ndonjë  gjë  të  ftohtë, të aplikoni fashat ose të digjeni plagën. Zona rreth kafshimit nuk duhet të preket, sepse ndryshe, helmi do të përhapet vetëm rreth trupit më shpejt.

Diagnostikimi i goditjes së nxehtësisë

Simptomat më të dukshme të goditjes së nxehtësisë janë: marramendja  e cila mund të paraqitet edhe për arsye të tjera. Në mënyrë që të dini me siguri, ju duhet të hani diçka të ëmbël, si karamele. Nëse shija duket e pakëndshme, kjo është një goditje e nxehtësisë. Për njerëzit që kanë ndonjë çrregullim kardiovaskular, është me rëndësi të përcaktohet arsyeja sa më shpejt të jetë e mundur dhe të merrni ndihmën e duhur.

Aspirin gjatë një sulmi në zemër

Vetëm një pilulë aspirine mund të përmirësojë seriozisht se si ndiheni. Personi që ka sulmin në zemër duhet të shtrihet menjëherë dhe të vendos diçka nën kokën e tij ose të ulet dhe pastaj të marrë pilulën. Në mënyrë që ajo të punojë më shpejt, ajo duhet të jetë e përtypur shumë mirë.

Takimi me një ari agresiv

Arinjtë drejtohen shumë shpejt dhe zvarriten me të vërtetë mirë – por duke lëvizur shpejt rreth një objekti si një makinë ose një pemë është shumë më e vështirë për ta. Herët ose vonë, kafsha do të heqë dorë duke u përpjekur për të ju kapur juve.

Megjithatë, mos u frikësoni para se një ari të fillojë të veprojë në mënyrë agresive. Nëse ju shikoni, qëndroni pa pushim. Ka një shans që nuk do ta kuptojë kush jeni dhe çfarë do të bëni. Nëse fillon të ecni drejt ngadalë, ecni ngadalë prapa. Arinjtë rrallë sulmojnë njerëzit. Më shumë gjasa, do të tërhiqet sapo të kuptojë që jeni një njeri.

Ushtarët e FSK-së ia shpëtojnë jetën një qytetari

Periskopi.com Lajme

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ia kanë shpëtuar jetën një qytetari, i cili me veturë kishte rënë në humnerë.

“Sot, rreth orës gjashtë e dyzetë minuta, në rrugën Gjakovë –Prishtinë, përkatësisht në fshatin Planqor,  ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku falë intervenimit të shpejtë të pjesëtarëve të FSK-së arrihet të shpëtohet jeta e qytetarit të rënë në një humnerë përskaj rrugës”, thuhet në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas njoftimit intervenimi i shpejtë i pjesëtarëve të FSK-së, duke i dhënë ndihmën e parë, ka ndikuar të kthehet në jetë qytetari i aksidentuar, i cili më pas me ndihmë të shpejtë është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës.

“FSK-ja me përkushtim dhe profesionalizëm janë gjithmonë të gatshëm t’u dalin në ndihmë qytetarëve të vendit, jo vetëm kur ata e kërkojnë, por edhe në raste të tilla”, thuhet në njoftim.

Anija shqiptare shpëton 111 emigrantë në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë

Periskopi.com Lajme

111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në tri operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.

Lajmin e ka bërë ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka ku ka thënë se ishte natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje.

“111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë. Emigrantët të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke”, ka shkruar ajo.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpëtoi katër fëmijë nga flakët në Fushë-Krujë, banori: Theva derën, i gjeta pa ndjenja

Periskopi.com Lajme

Kati i tretë i një pallati të vjetër është shkrumbuar tërësisht në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ndërsa katër fëmijë kanë rrezikuar seriozisht jetën.

Një banor ka qenë ai që ka shmangur një tragjedi duke nxjerrë jashtë godinës së amortizuar katër fëmijë.

Ai ka treguar për “BalkanWeb” se si hyri mes flakëve duke thyer derën e nxjerrë prej aty fëmijët që ishin të pavetëdijshëm.

“Rreth orës 7:00 shikoja njerëzit që po shikonin lart në katin e tretë dhe u bëra kurioz. Kur dal jashtë dhe shikoj tym. Ngjitem në katin e tretë dhe shikoj 4 fëmijë shtrirë, ishin asfiksuar. Theva derën dhe i nxora. Të flas është diçka e kotë sepse mua më janë dëmtuar tre hyrje.

Realitetin se sa shpejt kanë ardhur dhe sa shpejt po e fikin, urdhëro ja ku e ke vetë realitetin. Nuk dilnin as njerëzit, i kam nxjerrë me shkelma”, tha banori.

Ndërsa një tjetër banor ka kërkuar ndihmë, pasi vet i pestë tashmë nuk kanë ku të shkojnë.

“Kur isha duke punuar më lajmëruan se është djegur shtëpia. Kur erdha unë ishte shkrumbuar komplet kati i tretë. Nuk ka asgjë brenda, ka rënë komplet tavani në tokë, janë djegur të gjitha në katin e tretë.

I lutem shtetit të na ndihmojë, kush të ketë mundësi të na ndihmojë sepse ne nuk kemi ku të shkojmë. Unë jam vet i pesti, kam tre fëmijë, gruan. Kanë qenë fëmijët në momentin e zjarrit, kanë dalë jashtë, më kanë lajmëruar në telefon. Mendoj se ka qenë një shkëndijë elektrike”, tha banori.

17-vjeçari që shpëtoi foshnjën që u hodh nga kati i dytë

Periskopi.com Lajme

Algjeriani Feuzi Zabaat u quajt hero pasi arriti ta kapte në ajër një dyvjeçar që ra nga dritarja.

Foshnja siriane e quajtur Doha Muhammedi ra nga një dritare e hapur e katit të dytë, ndërsa nëna e saj po gatuante.

Për fat të mirë, 17-vjeçari e vuri re nga rruga që diçka nuk ishte në rregull me foshnjën.

Ai arriti ta kapte foshnjën duke e shpëtuar kështu nga çdo lëndim.

Incidenti ndodhi në Stamboll, Turqi.

 

Thaçi: Shqiptarët ndjehen krenarë për shpëtimin e hebrenjve

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke kujtuar një prej tmerreve më të mëdha në historinë e njerëzimit, Holokaustin, që mori jetët e miliona civilëve vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike, ka thënë se botës i janë dashur dekada të tëra që të përballet me peshën e krimeve të Holokaustit dhe me përgjegjësinë e atyre që nuk e ndaluan një tragjedi të tillë.

“I kujtojmë dhimbjet që i mësuam nga dëshmitarët, duke u munduar të nxjerrim mësime rreth shkaktarëve të kësaj mizorie, për të mos lejuar që të përsëritet më për asnjë popull. Botës i janë dashur dekada të tëra që të përballet me peshën e krimeve të Holokaustit dhe me përgjegjësinë e atyre që nuk e ndaluan një tragjedi të tillë. Prandaj angazhohemi për barazi, sundim të ligjit, liri dhe të drejta të barabarta për të gjithë. Si shqiptarë, ndjehemi krenarë me rolin që kemi luajtur në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Thaçi.

 

Shpëtohet gjermani që humbi në Brezovicë, rrezikonte të vdiste nga të ftohtit

Periskopi.com Lajme

Për më shumë se katër orë një shtetas gjerman ka qëndruar i zhdukur në Brezovicë. Bëhet fjalë për një gjerman të quajtur Patrik i cili ka ardhur i vetëm në Kosovë dhe ka shpëtuar i gjallë vetëm falë mobilizimit dhe pajisjeve adekuate që kishte me vete.

Dje rreth orës 17:00 u dha lajmi se shtetasi gjerman që po qëndron për pushime në Brezovicë kishte humbur. Atë kohë pati një mobilizim të Klubit Alpin “Dardani” e Klubit Alpin “Prishtina” që nën menaxhimin e shoqatës “Skijimi” kërkuan për disa orë për personin e humbur.

Sipas informacioneve, personi ka humbur shkaku i mjegullës.

“Pasi e ka kap mjegulla ka mbetur aty në ftoftë dhe aty nuk ka mundur të lëvizë. Ka qenë i pajisur me pajisje adekuate përndryshe nuk do të mund të i mbijetonte të ftohtit deri në mëngjes”, thanë nga Klubi Alpin “Dardania” për Express.

Patriku është gjetur mbrëmë rreth orës 21:00.

Momentalisht mësohet se ai është mirë me shëndet vetëm pak i tronditur nga rasti dhe po vazhdon të qëndrojë në Brezovicë.

Lajmi për humbjen e tij u bë nga Klubi Albin ‘Dardania’ të cilët përmes disa imazheve kanë bërë të ditur se ekipi i tyre është duke marrë pjesë në aksionin për gjetjen e shtetasit gjerman.

“Ekipi i kerkim shpetimit te Klubit Alpin Dardania merr pjese ne aksionin per gjetjen e shtetasit Gjerman i cili u humb ne Malet e Sharrit ne diten e sotme.Urojme qe raste te tilla te kete sa me pak!”, shkruhet në njoftimin e tyre.

 

Shpëtohen 84 emigrantë në detin Egje

Periskopi.com Lajme

Anija e Forcës së Armatosur “Lissus”, ka shpëtuar 84 persona në dy operacione të njëpasnjëshme në detin Egje.

Operacionet, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes janë zhvilluar në kuadër të parandalimit dhe shpëtimit të emigrantëve.

Operacioni i parë është zhvilluar në orën 21:35 të ditës së shtunë dhe i dyti sot në orën 10:25.

Gomonia e parë kishte 39 persona në bord; 31 palestinez dhe 8 sirian. Gomonia e dytë me 45 persona në bord;31 burra, 5 gra dhe 9 fëmijë.

 

Qeni kalimtar shpëton shtatë emigrantë

Periskopi.com Lajme

Shtatë emigrantë që besohet të jenë nga Irani janë gjetur nga një qen kalimtar jashtë brigjeve Kent në Angli.

Gomonia i la në baltë dhe ata u kapën nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar pasi po përpiqeshin të hynin në vend.

Rojet bregdetare u njoftuan për gomonen rreth orës në 4:30 të mëngjesit të së premtes (16 nëntor).

Gomonia në të cilën udhëtonin udhëtonte vetëm për 8kmh dhe mendohet se kishte udhëtuar 7 orë për të kaluar Kanalin e La Manshit.

Ekipet e ambulancës arritën menjëherë dhe morën emigrantët për tu dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin të larguar.

Vetëm këtë javë janë kapur 55 vetë nga Forca Kufitare e Mbretërisë së Bashkuar teksa përpiqeshin të hynin në vend.

 

Rrëfimi i 46 vjeçares që ra nga anija dhe qëndroi 10 orë në det

Periskopi.com Lajme

Një shtetase britanike ia ka dalë të mbijetojë pas 10 orësh në det pasi u rrëzua nga një anije lundrimi.

Kay Longstaff, 46 vjeç, ra në Adriatik nga anije në të cilën lundronte duke qëndruar për 10 orë në det, ku ia doli të shpëtonte vetëm falë jogës dhe këndimit.

“Rashë nga pjesa e pasme e anijes norvegjeze dhe isha në ujë për rreth 10 orë, këta njerëz të mrekullueshëm më shpëtuan”, tha ajo.

Sekreti?

“Më ndihmuan kurset e jogës, pasi jam shumë në formë”, theksoi ajo.

Një nga shpëtuesit e saj tha për mediat e huaja se 46-vjeçarja ishte shprehur se kishte kënduar për të mos ndjerë të ftohtin gjatë natës.

 

Durrësi pa roje bregdetare

Periskopi.com Lajme

Në plazhin më të madh në Shqipëri rojet bregdetare mungojnë. Bashkia e Durrësit kishte lënë afat datën 20 korrik për të gjithë bizneset, por asnjë prej tyre nuk e ka plotësuar këtë kusht. Ata vazhdojnë aktivitetin.

Një pushuese e rregullt në plazhin publik të Durrësit në jo pak raste ka ndërhyrë për të shpëtuar jetë njerëzish. Në mungesë të rojeve bregdetare dhe elementeve të tjera të sigurisë, janë këta njerëz të vetmit që futen në det për t’i dhënë ndihmë njëri-tjetrin.

“Vit për vit edhe fëmijët e humbur mundohemi t’i gjemë vetë me altoparlantë. Edhe fëmijët që desh u mbytën nga dallgët, u desh t’i thërrisnim me altoparlant t’u thoshim të vinin më poshtë”, thotë një pushuese që shpëton jetë njerëzish vullnetarisht, raporton “ABCnews”.

Siguria e pushuesve mbetet parësore për një turizëm të shëndetshëm, por në Durrës asgjë nuk po ndryshon. Pavarësisht paralajmërimeve të shumta institucionale rojet bregdetare ende mungojnë. Të vetmit që ata shohin janë patrulla të efektivave të policisë që lëvizin në tokë, kurse siguria në det mungon.

Zyrtarë të Bashkisë së Durrësit deklaruan se 20 korriku do t’i gjente në terren për të larguar të gjithë plazhet private që nuk zbatuan ligjin. Por, pavarësisht se afati ka kaluar bizneset jo vetëm që nuk janë mbyllur por vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre pa u shqetësuar nga askush.

 

Si t’i shpëtoni mushkonjave?

Periskopi.com Shëndeti

Mushkonja është një ndër insektet më të bezdisur për të gjithë ne. Sezoni veror është dhe pjesa ku secili nga ne ndihet më i kërcënuar nga pickimet e këtij insekti bezdisës.

Shpesh jemi të prirur që të përdorim lloje të ndryshme produktesh kimike për t’i mbajtur larg ato, por së fundmi ju mund të rrini që qetë me ndihmën e metodave të ndryshme natyrale.

Metoda me karafil

Nëse jeni lodhur nga produktet kimike atëherë po ju tregojmë një metodë me në bazë karafilin. Merrni një kuti dhe përzieni kafe, karafil, anise, vaj esencial i livandos dhe gjethet e mentes. Aroma e tyre do t’i mbajë insektet sa më larg.

Mbani gjithmonë bimë jeshile

Nuk është nevoja të ndërtoni një kopsht, mjaftojnë edhe disa lule në ballkon. Prania e livandos, borzilokut apo nenexhikut në vazot e shtëpisë ndihmon në largimin e mushkonjave, të cilat nuk i pëlqejnë aromat e bimëve të tilla.

Uthull molle

Është një ndër solucionet më efikase që mban larg padyshim mushkonjat. Mjafton të lyeni një pambuk me uthull molle dhe të lyeni zonat e zbuluara të trupit me të para se të flini apo kur qendroni në ambjente ku mushkonjat hyjnë lehtësisht.

Vanilja

Mjafton të përzjeni një lugë çaji vanilje me çfarëdolloj kremi të thjeshtë pa aromë dhe lyeni të gjitha zonat e zbuluara të trupit tuaj.

Farat e karafilit

Merrni pesë gramë fara karafili dhe zjejini me një gotë ujë. Mjaftojnë 10 pika nga ky lëng që ta aplikoni në të gjitha zonat e zbuluara të trupit.

Kamomili

Një prej bimëve mjekësore më të lashta ka efekt paralizues ndaj qelizave nervore të insekteve.

Borziloku i freskët ose gjethet e domates

Mushkonjat nuk e tolerojnë dot erën që lëshojnë këto bimë, ndaj mos nguroni t’i përdorni. Ndërkohë nëse ju jeni pickuar nga mushkonja atëherë ju këshillojmë që si fillim të mos e kruani puçrën që ju krijohet.

 

Ndërpritet misioni për shpëtimin e futbollistëve të rinj nga shpella në Tajlandë

Periskopi.com Lajme

Operacioni për të shpëtuar dhe tetë futbollistë të tjerë të ngelur në shpellën e Tajlandës veriore bashkë me trajnerin e tyre, është ndërprerë përkohësisht.

Ky mund të duket një vendim i habitshëm megjithatë aksioni pritet të nis brenda dhjetë apo njëzet orëve të ardhshme.

Narongsak Osottanakorn, guvernatori i provincës së Chiang Rai dhe kreu i operacionit të shpëtimit, shpjegoi për mediat e huaja çështjen rreth vendimit të fundit për të nxjerrë të rinjtë nga shpella:

”Ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë operacionin e shpëtimit kur të jemi gati ta bëjmë këtë”.

”Do të jemi të gatshëm së shpejti, sepse do të duhet të përsërisim përsëri vendosjen e të gjitha tankeve të ajrit dhe të gjitha sistemet përgjatë rrugës”.

”Kemi përdorur gjithçka [në kërkimin] që bëm sot. Ekipi do të bëjë punën e tyre përsëri sapo të jenë gati”.

”Do të jetë e vështirë të thuhet saktësisht kur do të fillojë [evakuimi] i ardhshëm. Por mendoj se do të jetë gati në 10-20 orët e ardhshme”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Sipas tij misioni i shpëtimit për të nxjerrë tetë djemtë dhe trajnerin e tyre nga shpella, është planifikuar të fillojë përsëri të hënën.

Nis misioni i shpëtimit të 12 personave në shpellën e Tajlandës

Periskopi.com Lajme

Në Tajlandë ka nisur misioni për shpëtimin e 12 futbollistëve të vegjël dhe trajnerit të tyre, të bllokuar në një shpellë prej dy javësh tashmë.

Ekipet e shpëtimit hynë në shpellë në orën 10 me atë lokale (5 të mëngjesit), ndërkohë që në hyrjen e saj kanë mbetur vetëm ekipet e zhytjes, mjekët dhe forcat e sigurisë.

Djemtë ishin duke eksploruar shpellën më 23 qershor, kur u detyruan të mbeteshin aty të bllokuar si pasojë e vërshimit të ujërave brenda saj. Tashmë, 13 zhytës të huaj dhe 5 nga Marina e Tajlandës janë përfshirë në këtë mision të vështirë.

Sipas parashikimeve, nëse gjithçka shkon mirë, i pari që do të dalë nga shpella mund ta bëjë këtë në orën 21 të mbrëmjes, me atë lokale (16 me tonën), ndërkohë që mendohet që operacioni të zgjasë të paktën disa ditë. Për planin e shpëtimit janë informuar si grupi i djemve të bllokuar, ashtu dhe familjarët e tyre.

Ende mbetet e paqartë sesi do të zhvendosen djemtë e bllokuar, por gjasat janë që në këtë udhëtim për të dalë sërish në dritën e diellit atyre do t’iu duhet të zhyten në disa raste, e në disa të tjera ku niveli i ujërave lejon, të mund të ecin.

 

Shpëtohen dy persona nga mbytja në Golem

Periskopi.com Lajme

Dy persona kanë shpëtuar për mrekulli nga mbytja ditën e sotme në plazhin e Golemit. Mediat në Shqipëri raportojnë se një 14-vjeçar ishte futur për t’u larë, por mbeti mes dallgëve dhe rrezikoi që të mbytej, ndërkohë që për ta shpëtuar shkoi kushëriri i tij 44-vjeç me kamerdare.

Por të dy rrezikuan mbytjen, ndërsa në ndihmë të tyre shkoi një person i tretë duke i shpëtuar.

Fillimisht nga deti u nxor 44-vjeçari, ndërsa më pas personi i tretë që hyri për t’i shpëtuar nxori 14-vjeçarin A. Gllava, me shumë vështirësi deri në mol. Fatmirësisht 14-vjeçari nuk ishte shumë larg bregut duke u shpëtuar. 44-vjeçari shprehet se hyri për të shpëtuar djalin e vogël dhe ka rrezikuar të mbytet edhe vetë.

Mediat në Shqipëri kanë mësuar se dy personat janë dërguar në spitalin e Kavajës ku kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë larguar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme pranë një resorti. Të tre personat, dy kushërinjtë, por edhe personi i tretë që hyri për t’i shpëtuar janë nga Berati. Ndërkohë që në Golem mungojnë rojet e plazhit, por edhe flamujt e kuq dhe kufizuesit me litar për të respektuar thellësinë.