Osmani paralajmëron padi ndaj zyrtarëve të lartë të LDK’së që shpifin ndaj saj: Nuk i duroj më

Periskopi.com Lajme

Kryeparlamentarja në detyrë, Vjosa Osmani sonte në Desku ka qenë shumë e ashpër ndaj disa zyrtarëve të LDK’së, për të cilët thotë se po shpifin e ofendojnë ndaj saj, transmeton Periskopi.

Osmani ndaj këtyre personave ka paralajmëruar padi, duke kërkuar që edhe strukturat e larta të partisë të distancohen nga këto deklarata e shpifje, siç thotë ajo.

‘’Ka zyrtarë të lartë të LDK që thonë se Vjosa ka bërë thirrje  që të mos i besojmë Amerikës. Pa asnjë fije marrje. Ajo është bija e LDK, në mënyrë që të ofendojnë. Mos të flasim për ofendime që bëhen pastaj në baza gjinore. Unë sot nuk mund të heshtë sepse i kam dy vajza të vogla. Nuk do t’i duroj asnjërin. Le ta kenë të qartë ata zyrtarë që shpifin e gënjejnë e ofendojnë përtej imagjinatës njerëzore, me gjuhën më të shpifur, do të përfundojnë në hetime. Nuk do të thotë që do të hesht. Përkundrazi. Do të tregojnë pse shpifin për mua. Pres që strukturat e larta të LDK të distancohen ng shpifjet e tilla’’/PERISKOPI/

 

Vjosa Osmani thotë se do ta padisë RTK’në për shpifje dhe anshmëri politike

Periskopi.com Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi ka njoftuar se  kandidatja e tyre për kryeministre, Vjosa Osmani, do ta padisë transmetuesin publik, Radio Televizionin e Kosovës (RTK), për shpifje anshmëri politike dhe shkelje të rënda të standardeve profesionale.

Sipas tyre, RTK  është vënë në shërbim të pushtetit në ikje, duke publikuar lajme të rrejshme.

“I njoftoj qytetarët e Kosovës, që të mos bien pre e lajmeve të rrejshme të RTK-së dhe portaleve të pushtetit në ikje, të cilat në mënyrën më të ulët të mundshme po shpifin kundër meje dhe familjes time. Shpifjet për lidhjet e mia me Rusinë nuk i besojnë as ata vetë, lëre më qytetarët e Kosovës që më njohin mirë dhe më njohin gjatë. I njoftoj qytetarët se sot kam autorizuar avokatin e familjes për të përgatitur padi kundër RTK-së, e cili shpenzon 15 milionë euro taksa të qytetarëve të Kosovës në vit, ndërsa është vënë komplet në shërbim propagandues të nëntokës dhe pushtetit në ikje”, ka thënë Osmani.

”Sulmet e RTK-së kundër Vjosa Osmanit dhe LDK-së, janë shpeshtuar me afrimin e datës së zgjedhjeve pasi që nëntoka, krimi dhe korrupsioni do të dënohen të dielën me votën e lirë të qytetarëve të Kosovës.”

“I njoftoj qytetarët se këto shpifje të ulëta vijnë nga frika e dënimit që do të marrin të dielën me votën e qytetarëve. I ftoj qytetarët që të çojnë në vend përcaktimin e vullnetit të tyre politik, për ndryshimin e madh dhe çlirimin e dytë të Kosovës që do të ndodhë të dielën”, tha Osmani.

Ajo i ka ftuar organet ligjzbatuese, monitoruesit vendorë dhe ndërkombëtarë, që të evidentojnë këto shkelje të rënda të transmetuesit publik dhe disa portaleve tjera.

 

Lulzim Basha dënohet për shpifje

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot për shpifje kreun e PD-së Lulzim Basha, pas padisë që bëri Balla.

Lulzim Basha u dënua me 50 mijë lekë dëmshpërblim. Gjykata e Tiranës dha sot vendimin për padinë e Taulant Ballës, ndaj kreut të PD-së, duke e gjetur fajtor për akuzën e “shpifjes”, për deklaratat e bëra në lidhje me 3.4 milionë euro të kapura në Portin e Durrësit, verën e 2018-ës.

Në një dalje për mediat pasi përfundoi seanca gjyqsore, avokati i Lulzim Bashës në këtë çështje Gazmend Bardhi u shpreh se nuk janë dakord me këtë vendim dhe do ta apelojnë.

“Vendim në presionin e vetingut gjykata ka dhënë një vendim që bën të qeshë çdo njeri që lexon vendimin.

Gjykata ka asgjësuar dhe zëvendësuar organin e Prokurorisë me Policinë e Taulant ballës, mjafton që Policia e tij të thotë që Balla nuk ka përgjegjësi me milionat e Eurove të drogës dhe nuk ka rëndësi se çfarë hetimi dhe përfundimi nxjerr Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ky është vendimi që tentoi në kundërshtim flagrant të tregonte personit të akuzuar se kush ishin burimet e informacionit që informonin opozitën.” – u shpreh Bardhi.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlametar të Partisë Socialiste tha për mediat se ky është një vendim historik.

“Basha sot është shpallur fajtor dhe i detyrohet shtetit shqiptar të shlyejë dënimin që sot gjykata dha. “Do i kërkoja Bashës dhe PD-së që të heqin dorë nga kjo politikë bajate e bazuar në shpifje. Ky vendim gjykate të jetë një moment që PD të reflektojë në marrëdhënien ndërinstitucionale që ka qoftë me maxhroancën, qoftë me Kuvendin apo institucionet e tjera”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

 

Ish-presidenti padit Edi Ramën për shpifje

Periskopi.com Lajme

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vendosur të padisë për shpifje kryeministrin Edi Rama pas akuzës që bëri se “vëllai i Presidentit e ktheu në lloto mencën në Qytetin Studenti”.

Ish-presidenti siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.

Bujar Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentet që provojnë se vëllai i ish-presidentit është pronar i ish mensës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet llotoje aty.

E për të vërtetuar se kjo akuzë është shpifje, Nishani nëpërmjet rrjetit social Facebook publikoi certifikatat e pronisës së pronarëve dhe që nuk kanë asnjë lidhje me të ose familjen e tij.

Ky është statusi i plotë i Nishanit.

Ja pronarët e vërtetë e legjitim të pronës dhe bisnesit për të cilat Mero Çorapja akuzon familjarët e mij që kurrë nuk…

Posted by Bujar Nishani on Thursday, 13 December 2018