Çmenduria e një nëne si Kylie Jenner, kritikohet për këtë që ia bëri vajzës pesë muajshe (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Kylie Jenner është bërë cak i kritikave edhe sot për një fotografi të publikuar nga vet ajo në rrjetet sociale. Aty shfaqet e bija e saj, por ajo që bënë përshtypje është se vajza pesë muajshe shfaqet me veshët e shpuar.

Kjo nuk u ka pëlqyer fare adhurueseve të saj, madje e kanë konsideruar Kylien si nënë jo të mirë. Sipas tyre duhet të ketë gjithsesi një limit moshe për të shpuar veshët e një fëmije.

“Duhet të ketë një limit moshe, të paktën nuk duhet të bëhet deri në një moshë të caktuar. Kjo ëshë qesharake” ka shkruar një adhuruese e Kylie.

Ndryshe, për të njëjtën arsye është kritikuar shumë edhe motra e madhe e Kylie, Khloe e cila kishte bërë të njëjtin veprim me vajzën e saj, True.