Kur Shqipëria fitoi 3 me 1 kundër Rusisë, festa dhe golat spektakolar

Periskopi.com Sporti

Fitorja e Shqipërisë në vitin 2003, kundër Rusisë, me rezultat 3 me 1, përbën ndër momentet e rralla (deri në atë kohë), ku sporti shqiptar ka zgjuar krenarinë kombëtare.

Përballja Shqipëri – Rusi, që ishte në kuadër të kualifikimeve për Euro 2004, ‘Portugalia 2004’, u zhvillua në stadumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës, ku mijëra shqiptarë anë e mbanë trojeve shqiptare kishin mbushur tribunat e këtij stadiumi, shkruan Periskopi.

Golat për Shqipërinë që askohe po drejtohej nga trajneri legjendar, Brigel, u dhanë nga Rraklli ’21, Lala në 82′ dhe Tare 84′. Kurse për rusët golin e vetëm e shënoi Kariaka në minutën e 80′.

Festa nuk mbeti e reduktuar vetëm në Shkodër, qytete në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku kishte shqiptarë, iu kishin bashkuar gëzimit, duke u rënë burive të makinave, të cilat ishin të mbuluara me flamurin kombëtar.

Shihni golat më poshtë. /Periskopi.com/

https://www.youtube.com/watch?v=u0Chpc_NF4o