Masat e reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Karantina me detyrim, do të mbrojmë shëndetin e më të pambrojturve. Kufizim i mëtejshëm i aktiviteteve publike!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastika ka lajmëruar nga mbledhja e qeverisë masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

 

Rregullat e reja:
– Pension në shtëpi me kosto zero për të moshuarit, duke filluar nga ky muaj deri në përfundim të kësaj situate
– Grumbullimi masiv i personave në ambiente publike, është i ndaluar dhe në çdo rast distanca nga njeri tek njeriu nuk duhet të jetë më e vogël se një metër.
Mbyllja për publikun deri në 3 prill të gjitha ambientet që ofrojnë shërbime si disko, lokale nate, ambiente për argëtimin e të rinvje si qendra sociale, palestra, pishina
– Kufizim i kontakteve në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike. Për qendrat sociale që ofrojnë shërbime si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët pa përkrahje prindërore, do të shmanget kontakti me persona jashtë strukturës ku ata banojnë.
– Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 2 m nga tavolinat dhe së paku 1 metër qytetarët nga njëri tjetri.
– Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësine e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për shmangjen e kontaktet të personelit me publikun.
– Punëdhenësit privatë të marrin masa për parandalimin e përhapjes e virusit. Kontakti I tyre me publikun të shmanget nesë shërbimi mund të ofrohet online.
– Do të pezullohet përkohësisht të gjithë proceset dhe procedurat për konkurset publike të punësimit.

Ftohen të gjithë qytetarët, subjektet private të zbatojnë masat e mësipërme, të përshtasin rutinën më këto masa për të mos vënë në rrezik vetën dhe të tjerët deri në përfundim të kësaj periudhe që shpresojmë të mos zgjasë shumë.

I dha dorën të gjithëve, shqiptari me koronavirus ka marrë pjesë në një varrim

Periskopi.com Lajme

Koronavirusi arriti në Shqipëri dhe i infektuari i parë është 28 vjeçari me inicialet P.K. Ai kishte ardhur nga Firenze për në Shqipëri, pa e ditur se mbarte me vete virusin vdekjeprurës.

“Dosja.al” ka zbuluar detaje në lidhje me veprimtarinë që ka kryer ai në vendin tonë, pasi është kthyer që me 26 Shkurt.

Sipas tyre i riu para se të bënte analizat e Koronavirusit, ka marrë pjesë në një ceremoni mortore. Ai i ka takuar të gjithë në formë ngushëllimi.

Nuk dihet ende ç’ka ndodhur me personat që ai ka takuar. 28 vjeçari ka infektuar dhe të atin dhe tani të dy po qëndrojnë të izoluar në Spitalin e Infektivit.

Shkon në 6 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Është shtuar numri i të infektuarve me koronavirus. Janë rregjistruar edhe 4 raste të reja me Covid-19. Tani numri në total është 6 persona të infektuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministria e Shëndetësisë. Sipas njoftimit 3 prej 4 rasteve të reja janë prej familjes së djeshme. Bëhet me dije se ata nuk shfaqin probleme serioze shëndetësore.

Ja njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Informacion i përditësuar
Sot 4 raste të reja me COVID-19; 3 prej tyre në familjen e 2 rasteve të djeshme. Gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 14 raste të dyshuara për COVID-19, tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri në vendin tonë.

Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 4 persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, 3 prej të cilëve persona të familjes me 2 rastet e para që u konfirman mbrëmjen e djeshme. Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore.

Aktualisht gjendja e tyre rezulton pa probleme të veçanta. Rasti tjetër i konfirmuar gjatë ditës së sotme, është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka patur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1 ditor në vendin fqinj. Ai po trajtohet bashkë me 2 rastet e mbrëmshme, në spitalin infektiv dhe gjendja e tij paraqitet pa probleme të veçanta.

Deri tani janë testuar 77 raste dhe numri i atyre që kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 është 6. Duke vlerësuar punën e stafeve mjekësore në këto momente të vështira dhe garantuar gatishmërinë e shërbimit tonë shëndetësor sipas planit të hartuar mbi protokollin e OBSH-së, Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të ndjekin me kujdes rekomandimet zyrtare dhe të kujdesen posaçërisht për masat e higjienës personale.

Për çdo rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit respirator, si temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, sidomos për personat që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura apo kanë pasur kontakt me ta, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social u lutet qytetarëve të lidhen me Urgjencën Kombëtare në nr. 127!/Tch

Rezulton negative 50 vjeçarja nga Lushnja e dyshuar me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Rezulton negative për koronavirus 50-vjeçarja nga Lushnja që u dyshua si e prekur mbrëmjen e djeshme në QSUT.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë mëngjesin e sotëm.

Ajo erdhi nga spitali i Lushnjes në QSUT me simptoma të ngjashme me virusin e ri: vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje.

50-vjeçarja ishte kthyer pak ditë më parë nga një udhëtim në Itali.

Ministria e Shëndetësisë është pyetur nga Ora News për rastin ditën e djeshme dhe u shpreh se akoma nuk ka raste të prekura konfirmuara në Shqipëri./Ora News.tv/

​Shqipëri: Dyshohet se një grua është infektuar me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Një grua rreth 50-vjeç është sjellë nga karantina e spitalit të Lushnjes në QSUT në Tiranë, pasi ka shfaqur simptoma të ngjashme me koronavirusin, si vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se gruaja M.V nga Ngurëza e Lushnjes kishte dy ditë që ishte rikthyer nga Italia ku jetonte në Padova. Ajo fillimisht është ekzaminuar në spitalin e Lushnjes ndërsa më pas është izoluar në karantinën e këtij spitali. Ajo është transportuar me urgjencë në QSUT pas dyshimeve se mund të jetë prekur nga koronavirusi.

Tashmë zonjës në fjalë po i bëhen ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar më pas nëse është mbartëse e virusit vdekjeprurës.

Ndërkohë në Itali, shteti nga erdhi 50-vjeçarja deri më tani janë regjistruar 197 vdekje ku 49 prej të cilave kanë qenë vetëm 24 orët e fundit.

 

Në Shqipëri janë testuar 53 raste për Coronavirus, të gjithë negativë

Periskopi.com Lajme

Në Shqipëri janë testuar gjithsej 53 raste të dyshuara me Coronavirus, ndërsa që të gjitha rastet kanë dalë negative.

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Shqipëri tha se gjatë 24 orëve janë testuar tri raste të dyshuara, por që rezultatet kanë dalë negative.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të testuar ka shkuar në 53. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID 19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të Coronavirusit të ri”, tha Tomini.

Po ashtu u tha se në vijimësi po kryhet kontroll e përforcuar në pikat kufitare, ajrore, detare dhe tokësore duke kryer monitorimin e temperaturës për të gjithë udhëtaret që hyjnë në Republikën e Shqipërisë.

“Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 17,770 udhëtarë, të cilët janë vlerësuar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës”, tha përfaqësuesja e Task Forcës.

Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka pasur 1539 thirrje, nga të cilat 38 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për qytetarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura dhe që kanë pasur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhe 14 ditore.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon që qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral: temperaturë, kollë, rrufë dhe vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë numrin unik 127 të Urgjencës Kombëtare, për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë në situata të ndryshme shëndetësore. /Tch

Vdes 50-vjeçarja në Korçë, kishte probleme me frymëmarrjen, a ishte prekur nga koronavirusi?

Periskopi.com Lajme

Një 50 vjeçare nga Korça me sëmundje kronike ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Korçës.

Mësohet se 50 vjeçarja vuante prej kohësh nga diabeti dhe ndodhej në reanimacion ndërsa kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen gjatë shtrimit në spital.

Analizat e gruas janë dërguar në Tiranë dhe pritet përgjigjja ditën e nesërme edhe pse paraprakisht mësohet se gruaja nuk kishte kontakte me persona nga vendet e tjera që mund te ishin të prekur nga Koronavirusi.

Spitali Rajonal i Korçës së bashku me stafin mjekësor kanë marrë masa ndërsa ende nuk bëhet e ditur nëse kemi të bëjmë me një rast të Koronavirusit.

Ditën e nesërme pritet të dalin analizat që do të sqarojnë shkaqet e vërteta të vdekjes së 50 vjeçares./tch

Shqipëria me asnjë të prekur me koranvirus: Alarmohet për gripin sezonal

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri, ndërkohë që vendet përreth janë të prekura, ashtu si Italia me mbi 1800 të infektuar, Greqia me 8 të infektuar dhe në Maqedoni janë regjistruar dy raste me Covid-19.

Nuk kanë shënuar ende raste vendet si, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia.

Në spitalin infektiv ka të sëmurë rëndë me komplikacione të gripit sezonal, të cilët po trajtohen me terapi intensive dhe po kështu e njëjta situatë është në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ndonëse ka një rënie të numrit të të prekurve nga infeksionet respiratore, sërish në një javë raportohen 21.763 të prekur, siç do të shihni dhe në grafikun e paraqitur, duke shënuar afro 19% më shumë raste se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Janë 186 raste të rënda, pacientë të shtruar në spital, të cilat edhe Instituti i Shëndetit Publik thekson se duhen trajtuar me terapi intensive.

Ndonëse në javët që lam pas ka mbizotëruar qarkullimi i virusit A, në javën e fundit të shkurtit, të cilës i referohet buletini i gripit të përpiluar nga Instituti i Shëndetit Publik ka mbizotëruar virusi i gripit, i tipit B.

Dyshohet për Coronavirus, vdes edukatorja e kopshtit në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Autoritetet shëndetësore vijojnë të këmbëngulin se Shqipëria është e paprekur nga coronavirusi.

Por, “Gazeta Shqip” ka mësuar se dyshohet për një rast me virusin vdekjeprurës. Sipas informacioneve që disponon kjo gazetë, një edukatore kopshti ka humbur jetën dhe trupi i saj ndodhet në morg për autopsinë.

Raportohet se dy specialistë të ISHP-së, të shoqëruar nga një patrullë e policisë po e dërgojnë trupin për të kryer analizat.

Gruaja që ka humbur jetën ka pasur shenja të gripit. Duke qenë se ka punuar si edukatore kopshti është e nevojshme që të qartësohen shkaqet e vdekjes.

Cakaj në Kongresin e PS: Të hiqet menjëherë kufiri mes Kosovës e Shqipërisë

Periskopi.com Lajme

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në kongresin e Partisë Socialiste, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në fjalën e mbajtur, ka bërë thirrje për heqjen e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Këto deklarata Cakaj i ka bërë duke iu referuar procesit të ndërlidhjes së ballkanit perëndimor bazuar në katër liritë themelore të BE-së i cili pa dyshim duhet të rrëzojë kufijtë mes shqiptareve, që përbëjnë pothuajse gjysmën e popullsisë së Ballkanit Perëndimor e të zhbëjë kufirin mes Kosovës e Shqipërisë në veçanti.

Cakaj nënvizon se kufiri mes dy vendeve nuk duhet të ekzistojë dhe duhet të hiqet menjëherë.

Bizneset shqiptare fillojnë të ndiejnë pasojat e koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Ndikimi po vjen përmes dy prej shteteve më të prekura, Italisë dhe Kinës. Italia është partneri kryesor i Shqipërisë, me 33% të volumit tregtar, ku efekti më i lartë mund të jetë tek eksportet, ndërsa Kina është partneri i tretë tregtar i vendit, sa i përket importeve.

Alban Zusi, President i Qendrës Shqiptare të Eksporteve pohon se bizneset shqiptare kanë tashmë pasoja nga kjo situatë. Për sa i përket te marrëdhëniet me Kinën, dëmi më i madh është shkaktuar në ato biznese që kanë kontrata për linja prodhimi, të cilat importohen nga Kina. “Prej dy muajsh fabrikat në Kinë janë pothuajse të mbyllura dhe çdo investim i tyre është i vonuar. Fabrikat me Kinën pritet të hapen në mesin e muajit mars”, tha Zusi për Monitor.

Të dhënat e INSTAt tregojnë se makineritë dhe pajisjet elektrike dhe pjesët e tyre janë grupi më i importuar nga Kina, me një vlerë mbi 100 milionë euro në 2019-n, shkruan monitor.

Në marrëdhënie me Europën, sidomos këto 2 javët e fundit ku ka shtim të rasteve të prekura në Itali, kjo sipas Zusit, ka ndikuar në reduktimin e lidhjeve, lëvizjes së sipërmarrësve dhe menaxherëve për kontakte direkte. Këto janë të domosdoshme, pasi biznesi ka qarkullim mallrash, por edhe qarkullim të njerëzve. “Pra këto lëvizje janë reduktuar, e cila pa diskutim do të reflektojë në punën e biznesit, pasi disa marrëdhënie janë të domosdoshme për kontakte nga afër. Situata me Italinë po përkeqësohet. Këto janë pasojat e momentit”, thotë Zusi.

 Gjysma e eksporteve shkojnë në Itali  

Shqipëria ka lidhje të fortë tregtare me Italinë, sidomos sa i përket eksporteve.  Sipas të dhënave të INSTAT, drejt Italisë shkojnë 48% e totalit të eksporteve në 2019-n, ku peshën kryesore se zënë tekstilet e këpucët, (rreth 60% e totalit), e më pas “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”. Italia renditet dhe si partneri i parë për importet me 25% të totalit të blerjeve që bëjmë nga gjithë vendet e botës.

Grupmalli më i importuar janë “tekstilet dhe këpucët”, me 25% të totalit që vjen nga Italia, e lidhur me faktin që një pjesë e tyre janë lëndë e parë dhe më pas rieksportohet e përpunuar. Industria telstile dhe e këpucëve është e lidhur ngushtë me shtetin fqinjë, pasi rreth 70% e eksporteve të këtij grupi kanë si destinacion Italisë.

Grupmallrat e tjera më të importuara nga Italia janë “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” (20% e totalit të importeve nga Italia), “Ushqim, pije duhan” (12%), “Materiale ndërtimi dhe metale” (11.5%).

Shqipëria është shteti në rajon që ka varësinë më të lartë të eksporteve nga një vend i vetëm, sipas një raporti të FMN-së për zinxhirin global të vlerës, botuar më parë. Kjo e bën vendin tonë tepër të varur nga zhvillimet e mundshme në shtetin fqinjë, pasi fabrikat shqiptare punojnë me sistemin e material porositësit, duke kryer vetëm disa procese, si prerje, qepje hekurosje. Nëse ndërmarrjet italiane të lidhura me to do të ndërprisnin aktivitetin në Itali për shkak të frikës së përhapjes së virusit, kjo do të jepte ndikim dhe në uljen e porosive tek partnerët shqiptarë.

Kina, partneri i tretë tregtar për importet

Tregtia me Kinën zuri 6,9 për qind të volumit tregtar gjatë vitit 2019, duke u zgjeruar në raport me një vit më parë me 0.7 për qind. Tregtia dominohet nga importet, të cilat vitin e kaluar ishin 9.6 herë më të larta se eksportet.

Sipas të dhënave të INSTAT tregtia me Kinën gjatë vitit të kaluar u zgjerua kryesisht në drejtim të importeve, të cilat shënuan një vlerë prej 59,7 miliardë lekësh (458,4 mln euro) me një rritje me 11 për qind në raport me vitin 2018. Importet nga Kina janë rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit pas një rënieje me 2.6% në vitin 2017. Kina është partneri i tretë i vendit sa u përket importeve, pas Italisë e Turqisë, me 7.4% të totalit, .

Sipas të dhënave të INSTAT importet dominohen nga pajisjet elektrike, hidrosanitarë, makineri të cilat përbejnë rreth 40 për qind të totalit me një vlerë mbi 23 miliardë lekë.

Artikujt të gizës dhe çelikut përbejnë edhe grupin e tretë më të importuar në vend nga Kina me një vlerë prej 4,1 miliardë lekësh gjatë vitit 2019, me rritje 70% në raport me një vit më parë.

Veshjet janë grupi i katërt dhe i pestë mallrave më të importuara nga Kina për tregun shqiptar me një vlerë prej 5,2 miliardë lekësh me një rritje 17 për qind krahasuar me vitin 2018.

Italia rrezikon recesionin

Shpërthimi i koronavirusit ka vënë në pikëpyetje fatin e ekonomisë italiane.

“Ndikimi në ekonomi pritet të jetë shumë i fortë. Për momentin mund të llogarisim që mund të ketë një ndikim negativ, por nuk jemi në gjendje të vlerësojmë dhe japim një parashikim, sepse ende nuk dimë efektet e masave kundër përhapjes së virusit dhe nuk mund të parashikojmë përparimin e tij në vend, ka deklaruar kryeministri Giuseppe Conte.

Muaji kishte filluar me një surprizë negative(dhe krejtësisht të papritur) në të dhënat e llogarive kombëtare: një PBB prej 0.3% në tre muajt e fundit të 2019. Dhe tani, pas COVID-19 pritet të mbyllet me një rekord edhe më negativ.

Moody’s: Rrezikohet recesion global

Agjencia Vlerësuese Moodys ka thënë se nëse epidemi kthehet në pandemi, atëherë rrezikohet një recesion global. “Coronavirus ka qenë një goditje e madhe për ekonominë kineze, e cila tani po kërcënon të trokasë ekonominë globale nga biznesi. Një recesion global ka të ngjarë të ndodhë nëse COVID-19 do të shndërrohej në një pandemi, dhe shanset për këtë ndodhi ka të ngjarë të jenë të larta dhe të rriten ndërsa rastet në Itali dhe Korenë e Jugut rriten. Ekonomia amerikane është më e izoluar nga ndikimi i virusit, por nuk është imun, dhe madje në këtë skenar ndoshta do të pësonte rënie”, tha agjencia.

Shqipëri: Disa nxënës shkojnë me shenja helmimi në spital

Periskopi.com Lajme

Disa nxënës të një shkolle në Bulqizë janë dërguar në spital mesditën e sotme me shenja helmimi, raporton “Neës24”.

Dyshohet se ata janë helmuar nga peleti i sobës që përdoret për ngrohje.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e fshatit Godvi.

Shkurt 17

Ismail Tasholli Op-Ed

Shkruan: Ismail Tasholli

  1. Në përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Gjergj Fishta e shkruan një poezi. Në mes tjerash thotë: Oj Zanë, t’këndojm… t’vajtojm, deshta me thanë; / Pse sot ditë kangët s’asht për mue e tye…

Është viti 1913. Brengat për Shqipërinë janë të mëdha. Hallet atëherë dhe sot tingëllojnë të njëjta. Me fjalë të tjera: copëtimi, klanet, korrupsioni, lufta e paskrupullt në mes familjesh për pushtet, e shumë gjëra të tjera ishin frika se data (28 Nëntori) nuk do të mbijetojë.

  1. Letrën nga komisioni organizativ i Kongresit të Manastirit dërguar Faik Konicës, për pjesëmarrje në këtë kongres, e përqeshi ky i fundit. Madje, Konica i quajti ata “xhonturqit” e Manastirit. E shkroi një letër si përgjigje dhe shprehu bindjen e tij që kjo është veç një maskaradë e atyre që nuk dinë me shkru e me lexu, që s’do të ketë asnjë rezultat, dhe ky alfabet as që do të mbijetojë. Halli dhe dilema e Konicës figurativisht ishte: e si mund të nxirret një alfabet nga ata analfabetë. Epo qe u nxjerr që ç’ke me të, madje dhe sot po i njëjti përdoret.

Dy data të rëndësishme dhe dy qëndrime të njerëzve më të rëndësishëm të letrave shqipe.

Shembuj që tregojnë se si datat janë më të rëndësishme se mendimet dhe kritikat që u bëhen këtyre datave, qofshin ata Fishta ose Konica.

Në kontekstin tonë politik, ku hamendësimet për rëndësinë e datës së 17 shkurtit janë të shumëllojta, na bëhet e qartë se data do t’i mbijetojë çdo kritike e mospajtimi momental.

Të gjitha do të harrohen, e data do të mbetet si kulmi i kujtesës sonë historike, politike të shtetndërtimit.

Çfarëdo mosbesimi që na vjen për këtë datë (17 shkurt), edhe në format më perverse të krahasimit me atë se çka fituam e çka humbëm, duke krahasuar kohën e Jugosllavisë me të sotmen  (dmth marrëzi totale), epo të dashur qytetarë e fituam datëlindjen e Republikës.

Boll sa për fillim.

Do të jetojë më gjatë se mospajtimet dhe frustrimet momentale të idhnakëve tanë në sportin e letrave.

Vdes një 28 vjeçar nga gripi në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë në Prrenjas.

Dy ditë më parë ai ishte paaraqitur në Spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmë mjekësore.

 

 

Besnik Kokonozi ishte paraqitur pranë bluzave të bardha me temperaturë të lartë.

Pasi ka marrë një qetësues është larguar.

28- vjeçari nga Prrenjasi Fshat ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze pasi ishte mjekuar nga gripi në spitalin e Librazhdit.

Ai ndërroi jetë gjatë natës, rreth orës 03:00 nga gripi.

Në Shqipëri vendet e punës të mbetura bosh po zëvendësohen me aziatikë e afrikanë

Periskopi.com Lajme

Chandra Selli ka pak javë që ka lënë vendlindjen për të punuar si kameriere në Tiranë.

Bashkëshorti i saj është zhvendosur në Itali, ndërsa pjesa tjetër e familjes vijon të jetojë në Sri Lanka.

“Kam pak që kam ardhur në Tiranë dhe më pëlqen vërtetë shumë. Njerëzit më flasin, më përshëndesin. Tani kam filluar punë si kameriere për pak kohë. Së shpejti do të punoj si sanitare në një familje. E lashë vendin tim sepse atje nuk munda do të gjej një punë, ndërkohë që kam edhe dy djem për të cilët duhet të kujdesem. Më pëlqen shumë këtu dhe besoj do të rri gjatë në vendin tuaj”, tha Selli.

Njësoj si Chandra, në Tiranë sapo ka mbërritur edhe Stanley Akoma nga Nigeria i cili është në pritje të ditës së parë të punës në një kompani private security.

“Unë vij nga Nigeria, nga një vend i varfër ku vështirë të gjeja punë, ndërkohë që më duhet të kujdesem për familjen time. Në fillim emigrova në Turqi, por atje gjeja punë të përkohshme, 1 javore apo 1 mujore. Këtu në Shqipëri komunikova me disa agjenci punësimi dhe arrita të mbyll një kontratë me një kompani sigurie. Do të punoj security për ta me një rrogë të kënaqshme. Tirana më pëlqen shumë, sidomos njerëzit që janë të sjellshëm me mua kudo ku shkoj”, thotë Akoma.

Emigracioni i lartë nuk përbën ndonjë të re për Shqipërinë. Profesionistët me eksperiencë në fusha të ndryshme, i janë drejtuar Evropës për të punuar dhe kjo ka sjellë që kompanitë vendase, të kenë vështirësi në gjetjen e punëtorëve, duke e kaluar në plan të dytë kualifikimin e tyre.

Ermal Jauri, drejtues i kompanisë së punësimit Europe Agency, pohon se, “kërkesat e kompanive janë që në të ardhmen të zëvendësojnë personelin shqiptar me atë të huaj. Edhe pse në realitet kjo nuk është diçka e mirë, por në fakt është e vetmja zgjidhje që kanë kompanitë. Në momentin që flasim kemi kërkesë për 120 veta staf të huaj, që i kemi sot në zyrë gati për të filluar punë pas mbylljes së procedurave. Kërkesat janë në të gjithë sektorët, por sektorët e shërbimit janë ato që kërkojnë më shumë në shifra. Kemi kompani prodhimi që kërkojnë krah pune dhe punonjës të pakualifikuar. Kemi kompani të cilat janë në fushën e teknologjisë dhe informacionit që kërkojnë programues, IT dhe kërkojnë në shifra të frikshme. Nuk ka më rëndësi që stafi të jetë i kualifikuar sesa stafi, i cili ka qëndrueshmëri në punë. Shumë kompani janë të gatshme t’i trajnojnë vetë punonjësit e tyre vetëm me qëllim që të kenë një kontratë afatgjatë të parashikuar dhe të besueshme, që nëse do të marrin dikë në punë sot dhe do të investojnë në trajnimin e tij e ka të sigurt që për aq sa ka kontratën do ta ketë në punë”.

Sipas agjencive të punësimit çdo muaj hapen kontrata të reja me kompani, të cilat do të sjellin punëtorë nga Afrika dhe Azia. Sipas tyre, punonjësit që vijnë nga këto vende kanë kosto të ulët, nuk kanë shumë pritshmëri page kur vijnë dhe janë të gatshëm për çdo lloj pune. Për më tepër që janë më të shumtë në numër si aplikantë, sepse kane vështirësi të gjejnë punë në vendet e tyre të origjinës.

Vendet e punës të cilët po plotësohen nga punonjës nga Azia dhe Afrika janë në sektorin e shërbimit, si shitës, kamerier, banakier, security, dado fëmijësh, lavazh, shofer, etj., në prodhim apo dhe punonjës ndërtimi. Jauri thotë se kërkesë të larte ka për programues.

Shqiptarët po ikin

Braktisjen masive të burimeve njerëzore e kanë ndjerë edhe ndërmarrjet fasone.

Gjergji Gjika, kreu i dhomës së fasonëve pohon se, “çdo ndërmarrjeje, nuk ka muaj që të mos i ikin 4 apo 5 punonjës të cilët nuk zëvendësohen. Dikur iknin, por gjendej dikush që t’i zëvendësonte, edhe punonjëse e pakualifikuar, por të paktën gjendej brenda muajit, ne tani nuk kemi më njerëz. Në 2019 kemi pasur një shifër rreth 5% mesatarisht largime të personelit. Pra në një kompani me 100 punonjës, pothuajse në fund të vitit në mos përgjysmohet arrin në 60 punonjës, kjo është alarmante. Deri tani nuk kemi kontrata me kompani të huaja për punonjës të huaj, por nuk shmanget si alternativë përderisa shqiptarët po ikin jashtë, do pranojmë dhe të huajt këtu”.

Emigracioni i shqiptarëve, sidomos në disa qarqe të caktuara po bie si kambanë alarmi.

Sipas një sondazhi të EPPC shqiptarët largohen nga vendet e punës pasi nuk ndihen të vlerësuar. Konkretisht 60 për qind e të pyeturve thonë se ndihen të pakënaqur në vendin e tyre të punës. Arsye të tjera renditen paga, mungesa e motivimit, puna e pa paguar jashtë orarit dhe mundësia e ulët për të bërë karrierë. Këto arsye bëjnë që zgjidhja dhe mundësia për një jetesë më të mirë të kërkohen jashtë kufirit. /Monitor/

 

Ministria e Mbrojtjes tregon se a ka dëme në Shqipëri pas tërmetit

Periskopi.com Lajme

Menjëherë pas tërmetit të pak minutave më parë që tronditi  vendin mbrëmjen e kësaj të marte, ka reaguar edhe ministria e Mbrojtjes.

Këta të fundit shpjegojnë se sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tërmeti ishte me magnitudë 4.8 me thellësi 7 km.

Ndërkohë sipas IGJEUM epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në veri të fshatit Bubq. Ministria e Mbrojtjes njofton se sipas komunikimeve me prefekturat, deri tani nuk raportohen dëme.

Po ashtu njoftohet se komunikimi po vijon nga AKMC, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Këto janë vendet në Shqipëri që janë prekur nga tërmeti

Periskopi.com Lajme

Qytetare në Tiranë e Durrës kanë dalë jashtë nga pallatet të frikësuar

Tërmeti është ndjerë në Tiranë, Fushë Krujë, Elbasan, Tapizë, Lezhë, Mirditë, Durrës, Mat, Fier, Gjirokastër, Vlorë, Shengjin

Edhe në Tetovë, Strugë të Maqedonisë së Veriut, Mal të Zi e Prishtine janë ndjerë lëkundjet. Këto sipas raportimeve të qytetarëve në facebook e oraneës

Tërmet në Shqipëri: Në Durrës njerëzit dalin nga shtëpitë

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fuqishëm sapo ka rënë në Durrës dhe është ndjerë shumë i fortë edhe në Tiranë.

Epiqendra ka qenë në Hamalle të Durrësit. Magnituda 5.5.

Në Durrës njerëzit kanë filluar që të dalin nga shtëpitë edhe pse është shi.

MEPJ: Shqiptarët që ndodhen në Kinë, të kontaktojnë Ambasadën

Periskopi.com Lajme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, udhëzon shtetasit shqiptarë të shmangin udhëtimet në drejtim të Kinës, për shkak të situatës së krijuar.

Shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Kinë dhe që kanë nevojë për asistencë, janë të lutur të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pekin në adresën:

Embassy of the Republic of Albania Address: 28 Guanghua Rd, Jian Wai Da Jie, Chaoyang, Beijing, China e-mail:

[email protected]

Phone: +86 10 6532 1120

Mobile: +8618611865440

Tërmeti lëkund Tiranën

Periskopi.com Lajme

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 02:40 të mesnatës në Tiranë.

Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti  ishte me epiqendër 13 kilometra në Veriperëndim të Shijakut, me një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë sidomos në ndërtesat e larta për shkak të vibrimit në lartësi, raporton Lapsi.al.

Por bashkë me lëkundjet që ende nuk janë stabilizuar, vijon edhe paniku tek banorët e kryeqytetit.