Liderët e BE-së vendosin sot për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Periskopi.com Lajme

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në pritje të një lajmi nga samiti i BE-së përsa i takon çështjes së çeljes së bisedimeve për anëtarësim.

Seanca e së enjtes, e dominuar nga Brexit- i nuk mundi dot të siguronte një marrëveshje apo rezultat përfundimtar.

E premtja nis e paqartë për Shkupin dhe Tiranë, në një kohë kur liderët e BE-së, të mbledhur në Bruksel do të vendosin nëse do t’u ofrojnë bisedime të ndërlikuara të pranimit dy shteteve të Ballkanit apo rishikim të çështjes në një samit të mëvonshëm.

“Shpresoj të jetë e mundur arritja e një marrëveshjeje”, u shpreh kryeministri Antti Rinne nga Finlanda.