Macron në gjuhën shqipe shpreh keqardhje për viktimat në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në gjuhën shqipe ka shprehur afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Franca është sot solidare me Shqipërinë.

“Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”.

Vuçiqi thotë se do ta përfaqësojë Shqipërinë në takimin me Macronin

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do të jetë përfaqësues i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut në takimet që kreu i shtetit serb do t’i zhvillojë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Vuçiqi, në një intervistë për prestigjiozen gjermane, “Der Spiegel”, ka thënë ta ketë përfaqësuar Shqipërinë edhe një takim të javës së kaluar.

“Unë kam qenë me kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në samitin e Ohrit dhe ne ramë dakord për pothuajse çdo pikë, duke përfshirë që unë të flisja me Macronin në emër të të gjithëve, siç bëra javën e kaluar”, tha ai në këtë intervistë, transmeton Koha.net.

Tutje, Vuçiqi foli edhe për shumë tema të tjera, ndërsa projektin për “Mini-Schengenin Ballkanik” e cilësoi si projektin më të mirë të tre dekadave të fundit.

Kur u pyet nëse edhe Kosova do të jetë pjesë e këtij projekti, Vuçiqi tha: “Kosovarët nuk e dinë çfarë duan. Albin Kurti, i cili me gjasë do të jetë lideri i tyre i ri, duket dikur dëshiron të bëhet lideri i Shqipërisë së madhe. Kosova e sheh veten si shtet, por ne nuk e shohim asisoj. Por, ne mund të bëjmë punë të mira së bashku”.

Vuçiqi tha se qëndrimi i tij për të mos e njohur Kosovën brenda kufijve ekzistues nuk është shumë i definuar.

“Është e vërtetë se qëndrimi im nuk është i definuar qartë. Nëse do të ishte krejt e qartë, ne do t’ia mbyllnim derën çdo negociate, siç bëjnë vazhdimisht kosovarët. Dua të mbaj të hapur mundësinë e kompromisit. Dhe për këtë, unë jam i zhgënjyer nga bashkatdhetarët e mi si puna e ish-ministrit të Jashtëm, Vuk Jeremiq, që është tradhtari më i madh i të gjitha kohërave”, deklaroi presidenti serb në këtë intervistë.

Këto janë shtetet që i erdhën në ndihmë Shqipërisë pas tërmeteve

Periskopi.com Lajme

Ish komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn reagoi shumë shpejt në Twitter pas tërmetit të fuqishëm të regjistruar në Shqipëri. Eurodeputeti u shpreh i shqetësuar per serinë e lëkundjeve të fuqishme që tronditën vendin tonë, duke shkaktuar të plagosur dhe dëme serioze për infrastrukturën.

I shpejtë qe dhe reagimi mbështetës i Prishtinës; kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, shkroi në Facebook se qeveria kosovare do ta ndihmojë Shqipërinë financiarisht për të minimizuar dëmet.

Edhe shtetet fqinjë si Italia dhe Greqia u shprehën të gatshme t`i vijnë në ndihmë Shqipërisë në këtë moment të vështirë.

Rama tha se ka marrë një telefonatë nga Kryeministri italian Giuseppe Conte “i cili ofron mbështetjen e Italisë për të përballuar pasojat e tërmetit”.

Mësohet se krerët e dy bashkive në rajonin Marche kanë kontaktuar me specialistë të emergjencave civile të Bashkisë së Tiranës, duke ofruar ndihmën e tyre për të gjithë personat që u prekën nga lëkundjet e dhunshme.

Disponueshmëri gjithashtu nga Franca, Austria dhe vendet e tjera të BE-së.

Ministria e Jashtme greke po përmes Twitterit përcolli mbështetjen dhe solidaritetin e saj me popullin shqiptar, ndërsa burime diplomatike flasin për gatishmërinë e palës greke për të ndihmuar autoritetet shqiptare në përballimin e pasojave.