Serbët frikësohen se futbollisti shqiptar mund ta bëjë shqiponjën kundër Crvena Zvezdës

Periskopi.com Sporti

Shqiponja dykrenore është bërë ankth për serbët.

Në fakt, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka i tronditën serbët duke festuar me shqiponjën dykrenore në Botërorin 2018 kur shënuan për Zvicrën kundër Serbisë.

Dhe, serbët frikësohen se ky skenar mund të përgatitet edhe në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet Crvena Zvezdës dhe HJK Helsinkit.

Tek ekipi finlandez luan një futbollist shqiptar nga Kosova.

Bëhet fjalë për Erfan Zenelin, futbollistin kualitativ ofanziv kosovar.

32 vjeçari e ka kaluar thuajse krejt karrierën në Finlandë, ndërsa shpesh ka festuar duke e formuar me duar shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve.

Prandaj, “Telegrafi” serb e ka paralajmëruar një mundësi të tillë që Zeneli të festojë me shqiponjë nëse shënon ndaj Zvezdës.

“Legjenda e Helsinkit është një finlandez që golat i feston me shqiponjën shqiptare”, ka shkruar mediumi i njohur serb.