Ja përse 26 shtatori është dita që lindin bebet më së shumti në vit

Periskopi.com Shëndeti

E enjtja në vijim është dita kur shumica e foshnjave lindin në Britani të Madhe.

Sipas statistikave të reja, 26 shtatori është dita më e popullarizuar për të lindur.

Më shumë se 2,000 bebe pritet të lindin ditën e enjte, në krahasim me shifrën mesatare 1,800 sosh në ditë.

Por, pse është kaq popullore kjo ditë tek britanezët? Kjo datë emertohet si ‘Dita e Boksit’, festë laike që kremtohet një ditë pas ditës së Krishtlindjes.

 

Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve

Periskopi.com Lajme

10 shtatori njihet si Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve.

Shoqata Ndërkombëtare për Parandalimin e Vetëvrasjeve si iniciatore e kësaj dite, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët, bëjnë thirrje për parandalimin e sjelljes vetëvrasëse, sigurimin e mjekimit adekuat, përcjelljen e personave që kanë tentuar vetëvrasje si dhe raportim të përgjegjshëm i vetëvrasjeve në media.

Në dekadat e fundit prirja e vetëvrasjeve është në rritje. Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmërojnë rritje të vetëvrasjeve në njëzet vitet e ardhshme.

Të dhënat tregojnë se në botë, çdo vit, vetëvrasje bëjnë gati një milion individë, kryesisht meshkuj në vitet 50-ta dhe 60-ta të jetës. Shqetësuese është rritja shumë e madhe e vetëvrasjeve e të rinjve të moshës 15-20 vjeç.

Shkencëtarisht është vërtetuar se të rinjtë (deri në moshën 35 vjeç) më së shpeshti bëjnë tentim vetëvrasje, ndërsa të vjetrit (50 vjeç e më të vjetër) më shpesh bëjnë vetëvrasje.

Shumë më i madh është tentimi për vetëvrasje se sa vetëvrasjet (të kryera).

Vetëvrasjet përbëjnë një fenomen në rritje kudo në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky fenomen është rritur me 60% në mbarë botën gjatë 45 viteve të fundit.

Rreth 3000 njerëz kryejnë vetëvrasje brenda një dite në mbarë botën dhe për çdo vetëvrasje të kryer, rreth 20 të tjerë mund të tentojnë t’i japin fund jetës.

Tahirsylaj tregon se si do të jetë moti gjatë shtatorit

Periskopi.com Lajme

Nga mesi i shtatorit në Kosovë pritet që temperaturat të shënojnë rënie të vogël dhe do të ketë intervale të shkurtra të reshjeve të shiut.

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka thënë se këtë javë moti në Kosovë do të jetë i mirë, ndërsa nga mesi i muajit pritet që të ketë reshje të shiut, por që janë me intensitet të shkurtër dhe kalojnë shpejtë.

“Do të ketë reshje sporadike, në vende më malore pritet që nga java tjetër të ketë edhe breshër, por që nuk pritet të bëj dëme”, ka thënë Sylë Tahirsylaj

Tutje ai ka shpjeguar se vendi do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe pritet të jenë të qëndrueshme.

“Këto ditë moti do të jetë i përshtatshëm si për turizmin malor, ashtu edhe për atë bregdetar”, ka thënë për Metron eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Ndërkaq sot në Kosovë, moti do të jetë i nxehtë gjatë ditës dhe me vranësira të pjesshme gjatë mbrëmjes. Temperatura më e lartë do të arrijë vlerën prej 29 gradë Celsius dhe minimalja do të jetë 13 gradë.

 

Zgjedhjet pritet të mbahen në fund të shtatorit ose fillim të tetorit

Periskopi.com Lajme

Më 22 gusht do të jetë data kur do të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës në mënyrë që t’i hap rrugë mbajtjes së zgjedhjeve së parakohshme, të cilat priten të mbahen në fundit e shtatorit, apo javën e parë të tetorit. Kështu është vendosur në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, teksa gjitha partitë janë marrë vesh që përveç shpërbërjes të votojnë dhe marrëveshjen ndërkombëtare IPA që Kosovës i sjell rreth 100 milionë euro.

Ftesës për mbledhje të kryesisë i janë përgjigjur të gjithë shefat e grupeve parlamentare, përfshirë dhe atë të Listës Serbe. Derisa, me vonesë kanë hyrë përfaqësuesit e dy partitë opozitare, LDK-së dhe VV-së, pasi janë parë duke u dakorduar me njëri-tjetrin para se të hynë në mbledhje.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë tha se e vetmja zgjidhje kur ka dilema për qytetarët janë zgjedhjet, teksa theksoi se Kosova ka nevojë për vendosmëri për të ecur përpara dhe mençuri strategjike për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin e vendit.

“Që nga dita e parë e kam thënë me bindje të plotë dhe vendosmëri. Edhe sot e them që e vetmja zgjidhje kur ka dilema janë qytetarët e vendit, janë zgjedhjet. Zgjedhjet nuk janë opsion, apo alternativ, por janë drejtim edhe vendim i duhur për qytetarët dhe vendit tonë. Ky vend ka nevojë për vendosmëri për të ecur përpara”, tha Veseli.

Ndërsa, shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti kërkoi që pas shpërbërjes së Kuvendit të ndiqen gjitha procedurat e nevojshme kushtetuese që vendi sa më shpejt  të shkojë në zgjedhje të përgatitura mirë.

“Ne u dakorduam të gjithë së bashku që vendi të shkojë në zgjedhje të rregullta të përgatitura mirë. Të gjithë institucionet përkatëse të marrin detyrat e tyre. Të gjithë u pajtuam në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit që me datë 22 gusht 2019 në orën 10:00 të shpërbëhet Kuvendit dhe pastaj të ndiqen të gjitha procedurat e nevojshme sipas Kushtetutës për të quar vendin në zgjedhje. Gjithashtu u dakorduam që para shpërbërjes së Kuvendit të miratojmë marrëveshjen ndërkombëtare IPA që Kosovës i sjell 100 milionë euro për projekte të ndryshme”, tha Hoti.

Kërkesë të njëjtë kishte dhe i pari i deputetëve të PDK-së Memli Krasniqi i cili tha se duhet t’i jepet hapësirë një Qeverie të re me legjitimitet qytetar që do të çojë përpara procese që kanë mbetur pezull.

“Ta konkretizojmë këtë rrugëtim përpara, meqenëse deri më sot kemi pas vetëm deklarime në media. Sot ka marrë dhe vulë institucionale ky proces. Ne besojmë që menjëherë pas shpërndarjes presidenti me partitë duhet të veprojë për të caktuar sa më parë që të jetë e mundur, brenda afateve Kushtetuese mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme që t’i jepet hapësirë një Qeverie të re me legjitimitet qytetarë e cila do të qoj përpara procese që kanë mbetur pezull”, u shpreh Krasniqi.

Data për mbajtjen e zgjedhjeve dha shefi i deputetëve të Nisma-s, Bilall Sherifi, i cili tha se fundi i shtatorit ose java e parë e tetorit pritët të gjejë Kosovën në zgjedhje të reja.

Sherifi gjithashtu, shprehu disa prej arsyeve që pse është vendosur që Kuvendi të shpërbëhet me 22 gusht dhe jo më herët.

“Fundi i shtatorit ose fillimi i tetorit do të jetë data më e përafërt për t’u organizuar zgjedhjet e parakohshme… Arsyeja se pse u vendos data të jetë 22 gusht dhe jo menjëherë ka të bëjë me shqetësimet dhe rekomandimet e BE-së që na nevojitën pak më shumë kohë për t’u përgatitur misionin vëzhgues që do ta dërgojnë në Kosovë. Nëse nesër do të shpërndahej Kuvendi dhe 15 shtatori do të ishte data e zgjedhjeve ata do të kishin vështirësi në përgatitjen e misionit vëzhgues për ta dërguar në Kosovë dhe për të vëzhguar zgjedhjet”, tha ai.

I lumtur me këtë vendim u shpreh dhe shefi i deputetëve të AAK-së, Ahmet Isufi.

“Me këtë rast mandati i kthehet sovranit, përkatësisht popullit siç e ka theksuar zotëri Haradinaj me rastin e dorëheqjes së tij”, tha ai.

Për dallim prej kolegëve të partive të tjera, shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca dhe ai i PSD-së, Dardan Sejdiu nuk u prononcuan para mediave.

Gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj pas ftesës  për të dëshmuar në Gjykatën Speciale si i dyshuar.

 

 

 

 

Ministrja Hoxha thoshte se do të udhëtojmë pa viza nga shtatori, ende asgjë konkrete

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha fiks para tetë muajve kishte thënë se gjasat për  liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës janë pas  gjashtë muajve pasi të ratifikohet Demarkacioni me Malin e Zi. Përkundër premtimeve e caktimit të datave për vizat, deri më tani nuk shihet asgjë konkrete në këtë drejtim.

Marrëveshja e Demarkacionit,  pas shumë tentativave  në Kuvend ishte votuar më 21 mars të këtij viti, që i bie se kanë kaluar më shumë se shtatë muaj që nga ajo ngjarje. Liderët kosovarë çdo ditë japin data e caktojnë muaj për liberalizim të vizave, por diçkaje të tillë ende nuk po i shihet drita e gjelbër, shkruan Periskopi.

“Ne nuk mund të japim afat konkret se kur do të mund të udhëtojnë qytetarët lirshëm në Zonën e Shengenit, pasi që e gjithë procedura legjislative varet nga mekanizmat e brendshëm të institucioneve të BE-së. Sidoqoftë, çfarë mund themi është që pritjet e Ministrisë së Integrimit Evropian janë që e gjithë kjo procedurë të mos zgjasë më shumë se 6 muaj nga data e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit. Një afat i tillë kohor është realist, pasi që është aplikuar në rastin konkret të liberalizimit të vizave në të kaluarën me vende të treta”, kishte thënë ministrja Hoxha në një intervistë të saj të datës 28 shkurt të këtij viti.

Ministrja Dhurata Hoxha nuk ia kishte qëlluar kur kishte dhënë atë premtim për liberalizim vizash, e përkundër kësaj, ajo vazhdon të jetë optimiste për data të tjera.

Ajo sot  në debatin e organizuar nga “Asociacioni i Parlamenteve Evropiane” që po mbahet në Strasburg, ka kërkuar që liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës të ndodh brenda këtij viti, duke u shprehur optimiste që diçka e tillë të ndodh shpejt.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj para disa javësh e kishte përsëritur se vizat do të bëhen deri në fund të vitit dhe se qytetarët e Kosovës do të gëzojnë të drejtën e të lëvizurit lirshëm në Evropë.

Të njëjtin optimizëm e ndajnë edhe liderë të tjerë, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi, por pa dhënë ndonjë datë konkrete.

Megjithatë, kështu nuk po mendojnë ndërkombëtarët me arsyetimin se Kosova ka ende punë për të bërë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalya Apostolova para disa javësh ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë punën e vetë në përmirësimin e fushës së sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar.

“Vendimi për këtë proces tani është tek shtetet anëtare të BE-së. Në këtë kohë Parlamenti i Kosovës duhet të tregoj gatishmëri në përmbushjen e detyrave në fushën e sundimit të ligjit dhe krimit të organizuar”, tha Apostolova duke mos përjashtuar edhe nevojën për të përmbushur në tërësi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit si dhe Agjendës se Reformave Evropiane (ERA).

E së fundmi, është deputeti gjerman që gjatë qëndrimit në Prishtinë  ua shuajti shpresat kosovarëve për vizat. Ai tha se  edhe viti 2018-të do të përfundojë  pa diçka konkrete në këtë drejtim.

Peter Beyer theksoi se Berlini nuk vendos në çështjen e dritës jeshile për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

”Berlini nuk vendos për liberlizimin e vizave. Procesin e njihni. Komisioni i Parlamentit Europian ka votuar, 95% e kushteve janë plotësuar. Do të isha shumë i kujdesshëm në dhënien e datave, do të isha shumë optimist që këtë vit të ndodh liberalizimi i vizave.  Por gati se është e pamundur të ketë dritë të gjelbër. Secili që mendon se këtë vit mund të ketë liberalizim, e ka gabim.  Deri tani nuk është përcaktuar asnjë datë asnjë shtet. Nuk janë deklaruar ende askush. Është një proces i cili është në vazhdim dhe nuk duhet të jepet afat.

Kohëve të fundit janë shtuar zërat që thonë se vizat nuk liberalizohen para vitit 2020. Ndryshe, Komisioni Evropian në qershor  ka dhënë rekomandim pozitiv për liberalizmin e vizave. Tre muaj më vonë, në shtator, Parlamenti Evropian ka votuar pro lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Kosovës. Ndërsa në dhjetor të këtij viti pritet që Këshilli i Ministrave të japë vlerësimin mbi liberalizimin e vizave për Kosovën./Periskopi/

 

 

 

 

Dalin rrogat e shtatorit

Periskopi.com Lajme

Ministria e Financave ka bërë ezekutimin e pagave për shërbyesit e administratës publike për muajin shtator. Kjo ministri ka njoftuar se pagat janë ekzekutuar duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar,  për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Kosovës.

Në këtë vend bie borë në pikë të shtatorit (Foto)

Periskopi.com Lajme

Një front i ftohtë solli një rënie të mprehtë të temperaturave dhe reshjeve dimërore në mes të shtatorit, kryesisht në pjesët jugperëndimore të Afrikës Jugore.

Banorët fotografuan pamje nga bora, të cilat i publikuan në rrjetet sociale, të cilat tashmë janë plot me komente, sipas portalit kroat Index.hr.

Afrika është e njohur për temperaturat e saj të larta dhe thatësirën afatgjatë që ndikon në kontinentin, dhe bora e shtator ka befasuar popullatën.

Nga 17 shtatori fillon pagesa për ‘Rrugën e Kombit’

Periskopi.com Lajme

Pas dy javësh, të gjithë makinat që do të kalojnë në tunelin e Kalimashit do të paguajnë tarifë.

Pavarësisht nga protestat e dhunshme të disa muajve më parë, që sollën pezullimin e projektit koncesionar, duket se qeveria është e vendosur ta verë në jetë atë duke filluar nga 17 shtatori, në përfundim të sezonit të sivjetëm turistik veror.

Kjo është konfirmuar edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë prezantimit të paketës lehtësuese për qytetarët dhe bizneset që e përdorin shpesh këtë rrugë, ndërkohë që, në një prononcim për Scan TV, përfaqësues të këtij dikasteri thanë se nuk do të ketë asnjë shtyrje të afatit, duke rikonfirmuar nisjen e pagesës në këtë aks rrugor.

Paketa

Ndryshe nga hera e parë, tanimë është përpunuar një paketë lehtësish pë rata që e përdorin më shumë rrugën. Do të jetë një pajisje e posaçme – telepass – e cila do të mundësojë tarifimin e reduktuar të mjeteve të tilla.

Paketa përfshin një tarifë prej 100 lekësh me TVSH për çdo kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës.

Ajo do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda periudhës njëmujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime.

Karta përkatëse do të blihet me parapagim. Kjo skemë ka të bëjë me makinat tip veturë familjare, që janë regjistruar për përdorim vetjak të qytetarëve.

Ndërkohë, lidhur me linjat e transportit interurban, deri tani janë identifikuar 11 linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit. Për të eleminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale, me tarifë kalimi prej 100 lekësh me TVSH për 1 kalim.

Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës, pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqiperia dhe Kosova), do të kenë trajtimin si më poshtë:

Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, ka 10 për qind zbritje; mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, zbritja shkon në 20%; mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30% dhe mbi 60 kalime në muaj, zbritja arrin në 40% të tarifës.

Tarifat bazë janë për motorrin 2.5 euro, veturë 5 euro, autobusë dhe kamionçina 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro dhe kamionët e rëndë 22.5 euro.

Burimet nga koncencionari kanë pohuar se kompania ka përllogaritur kostot e mirëmbajtjes dhe investimeve me tarifat aktuale, sipas kontratës fillestare, të miratuar edhe në Kuvend, ndaj çdo ndryshim me ulje do të kompensohet nga qeveria.

Kjo zgjidhje është një praktikë normale e përbotshme.

“Nëse qeveria vendos të mbrojë një grup të caktuar nga tarifat që rrjedhin nga kontratat e veta, ajo duhet të përballojë humbjet që rrjedhin nga fondet e buxhetit; nuk ka pse një biznes privat të marrë përsipër këtë rol. Kjo është praktikë e përbotshme”, thanë përfaqësues nga kompania koncensionare.

Sipas studimit të institucionit ndërkombëtar që dha konsulencë për koncesionin, gjatë periudhës mars 2014-mars 2015 lëvizën rreth 5.000 automjete në ditë në segmentin e Rrugës së Kombit.

Supozohet se, me hyrjen në fuqi të koncesionit, lëvizja e automjeteve do të bjerë dhe qeveria do të financojë koncesionarin nga taksat e tjera, në një masë që llogaritet minimalisht 5 milionë euro në vit dhe maksimumi deri në 13 milionë euro.

 

73 vjet nga fundi i Luftës së Dytë Botërore

Periskopi.com Lajme

Dy shtatori i vitit 1945, konsiderohet si fundi i Luftës së Dytë Botërore pas dorëzimit të trupave japoneze më 15 gusht të po atij viti.

Më 2 shtator 1945, gjenerali i Ushtrisë amerikane, Douglas MacArthur, kryesoi një ceremoni me rastin e dorëzimit të Japonisë, çka i jepte fund Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia e shkurtër u zhvillua në Gjirin e Tokios, në luftanijen amerikane, Missouri, anija e komandantit të flotës amerikane të Paqësorit.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të aleatëve, që ishin mbledhur në anije, gjenerali MacArthur tha se sikurse mbarë njerëzimi, ai shpresonte që pas kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme një botë më e mirë do të dilte nga gjaku dhe tmerret e së kaluarës, një botë që do t’i përkushtohej dinjitetit të njeriut dhe plotësimit të dëshirave më të shtrenjta të njerëzimit, lirisë, tolerancës dhe drejtësisë.

 

Numri i të vdekurve nga uragani Maria arrin në 2975

Periskopi.com Lajme

Puerto Rico ka rishikuar vdekjet e shkaktuara nga uragani Maria që ndodhi në shtatorin e vitit të kaluar duke dalë me një shifër që tregon për 50 herë më i lartë se numri që ishte publikuar.

Sipas një hetimi numri i vdekjeve del të jetë 2975.

Guvernatori Ricardo Rossello “pranoi” gjetjet në një hetim të shumëpritur të pavarur.

Porto Riko ka luftuar për të riparuar infrastrukturën e saj dhe rrjetin e energjisë që nga stuhia, dhe po i kërkon Kongresit amerikan 139 miliardë dollarë në fonde të rimëkëmbjes.

“Unë po jap një urdhër për të rinovuar numrin zyrtar të vdekjeve në 2,975”, tha Guvernatori Ricardo Rossello në një konferencë shtypi të martën. “Edhe pse ky është një vlerësim, ai ka një bazë shkencore”, shoti ai.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se qeveria federale mbështeti përpjekjet e guvernatorit për “të siguruar një përgjegjësi të plotë dhe transparencë të viktimave” në stuhinë e vitit të kaluar.

Presidenti Donald Trump u kritikua për përgëzimin e përgjigjes federale ndaj ishullit të shkatërruar në stuhi në javët pas stuhisë. Kritikët e akuzuan atë për të treguar më shumë shqetësim për banorët e Teksasit dhe Floridës pasi u goditën nga uragane.

 

A do të ketë grevë në shtator? Tregon kryetari i SBASHK-ut

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj tha se mësimi do të fillojë me kohë, më 3 shtator dhe nuk do të ketë protesta.

Jashari tha për RTK-në se Projektligji për stazhin e mësimdhënësve për vitet 90-ta, ka përkrahjen e qeverisë, por ende ligji nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës

“Ne do të presim nga institucionet tona që t’i plotësojnë kërkesat legjitime të mësimdhënësve”, tha Jasharaj.

Ai shtoi se, SBASHK-u është zëri i mësimdhënësve dhe atyre u takon të vendosin për atë nëse do të shkojnë në grevë, nëse kërkesat e tyre legjitime, për pranimin e stazhit për vitet 90-ta dhe ligji i për nivelizimin e pagave, nuk miratohen sipas kërkesave të tyre, të bëra më parë, e me çka parimisht është pajtuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

“Kërkojmë që koeficienti i mësimdhënësve në shkollën fillore të jetë 2.5, kurse në shkollën e mesme 2.7. Njëherësh kërkojmë gjithashtu kushtet në shkolla të përmirësohen, laboratorët të kompletohen”, tha ai.

Sipas tij, nëse këto kërkesa nuk realizohen, nuk mbetet tjetër përveç grevës, por atë nuk do ta paralajmërojë tash, do të presin që pas kthimit të deputetëve nga pushimet ata t’i shqyrtojnë dhe t’i miratojnë këto ligje, pra kërkesat e punonjësve të arsimit.

Jasharaj apelon te institucionet e Kosovës që mos t’i shtynë mësimdhënësit të ndërmarrin masa tjera, grevë të cilën as punëtorët e arsimit nuk e duan të ndodhë.

 

Keni planifikuar pushime në fillim të shtatorit? Ja çfarë moti do të mbajë

Periskopi.com Lajme

Sipas Meteoalb, dita e hënë paraqitet me vranësira dhe shira në gjithë territorin, më të konsiderueshëm në Qendër dhe zonat Juglindore.

Temperaturat e ajrit sipas sinoptikanëve do të sjellin rënie të lehtë dhe graduale deri të henën kur pritet një rënie me të paktën 3°C në të gjithë terriotin duke bërë që vlerat ekstremale në rang Shqipërie të luhaten nga 9 në 31°C.

Por çfarë thotë Accuweather për parashikimin e motit deri javën e parë të shtatorit? Sipas tabelës që edhe ju keni mundësinë ta shihni më poshtë, temperaturat pritet të jenë përvëluese, nga e marta e 28 Gushtit deri në 4 Shtator.

Haradinaj: Deri në shtator, e vetmja temë e vjetër do të mbetet gjyqësori

Periskopi.com Lajme

Kujtim Shala nga LDK-ja ka drejtuar akuza të drejtuar ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka vazhduar replikat për pagesën prej 53 milionëve dhënë Bechtel-Enkas për zgjatjen e punimeve në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.

Shala ka thënë se kryeministri po e bën edhe më të paqartë dhënien e 53 milionë eurove, duke arsyetuar se qeveria Mustafa nuk i ka paguar 14.7 milionë euro pasi që do të ishte vendim i paragjykuar, ndërsa vendimin e qeverisë Haradinaj e ka quajtur arbitrar dhe të pabazuar ligjërisht.

“Përfaqesuesit e Qeverisë kanë qenë të paqartë, Kryeministri me fjalën e sotme e ka bërë edhe më të paqartë”, ka thënë Shala, duke shtuar se nuk është marrë vendimi për ta paguar 14.7 milionë euro në Qeverinë Mustafa sepse do të ishte vendim i marrë me paragjykim.

Ai i është kundërpërgjigjur Haradinajt, i cili tha se mjetet që duhej t’i paguheshin Bechtel-Enkas janë dërguar në komunat ku ka qeverisur LDK.

“Gjatë kohës kur kam qenë ministër, projektet më të shumta i kam pasur në komunat ku ka qeverisur AAK, në Decan, në Obiliq, prandaj shikoni me kujdes”, ka thënë Shala, raporton Indeksonline.

Ndërsa, ai ka thënë se deri më tani Qeveria nuk ka publikuar asnjë lloj dokumenti relevant në lidhje me koston e paguar ndaj Bechtelit, dhe vendimin e qeverisë Haradinajt për ta paguar 53 milionëshin si vendim arbitrar.

Atij i është kundërpërgjigjur kryeministri Haradinaj. Ai ka theksuar se kur e mori timonin e qeverisë e gjeti cështjen e Bechtel Enkas në zyre.

“Unë e  kam gjet në tavolinë këtë çështje, s’kam pasur nga ta qoj. Vetne ministrin tuaj pse është kthy dy herë ky projekt. Nuk keni pasur burra në arbitraritet, ajo çështje prandaj ka mbërri në mbi 63 milionë, ja çka i ka bo mungesa e arbitraritetit këtij vendi. Jam dëshmitar i kësaj, sepse nëse ka ardhur nga ju kjo, atëherë e di deri ku do të mund të shkonte”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se një qeveri tjetër po të ishte në vendin e kësaj të tashmes, do t’i falënderonte që i ka marr përsipër borxhet.

“Unë skam mundur me u tut prej këtij fakti e me vazhdu me ia rrit vendit borxhin. Në rrethana tjera dikush do i thonte qeverisë faleminderit që e more përsipër fajin. Deri në shtator e vetmja temë e vjetër ka me qenë gjyqësori,  e nuk ka me pas tema të vjetra. Ju doni që qytetarët të thojnë se ky kryeministër po i merr vendimet paushall”, ka theksuar Haradinaj.

Në fund, përsëriti se kjo gjendje është shkaktuar nga mungesa e arbitraritetit.